• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kultura Diplomatike Mbretërore

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Të nderuar lexues,

kjo tem
ë hapet me qëllimin e mirë për t'i dhënë një frymë të re forumit dhe për t'ë përhapur sa më shumë kulturën e diplomacisë në trajtën më të lartë të saj, atë mbretërore.
Me dëshirën dhe shpresën se do sjellë sa më shumë frymëzim.

Bri,

Korteu i familjes mbretërore Norvegjeze me Presidentin e Singaporit Mrs. Tan.
Mbrëmja Gala në Pallatin Mbretëror në Oslo (tetor 2016).


Corteu i familjes mbreterore norvegjeze.jpg
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Nese e kuptova mire temen po sjell dic per Danimarken sepse princeshen e tyre e kam fiksim


Ketu jane ne Christiansborg Palace ne mengjesin e vonshem , ku mbreteresha Margherita II dhe Princi Henrik
bashke me princin trashegimtar Henrik dhe Princeshen Mary kane takuar trupin diplomatik te Danimarkes.
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Mbret[FONT=&quot]ëresha Elisabeth e shoqeruar nga Presidenti Francez Georges Pompidou n[/FONT][FONT=&quot]ë Mbr[/FONT][FONT=&quot]ëmjen Gala "Grand Trianon"

K[/FONT]
[FONT=&quot]ështjella e Versailles.

(Maj 1972)

[/FONT]
Queen Elisabeth.jpg
 

Darius

Larguar...
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Nuk mund ti marrim dot "kultures mbreterore" qe ju ngrini kur ne vete nuk biem dot dakord mbi ate qe perben "kulturen shqiptare".

Darius
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Nuk mund ti marrim dot "kultures mbreterore" qe ju ngrini kur ne vete nuk biem dot dakord mbi ate qe perben "kulturen shqiptare".

Darius
I nderuar Darius,

personalisht temën e hapa me qëllimin e mirë për të nxjerrë në pah kulturën mbretërore (që ka trajta të barabarta në të gjithë botën - paçka se lëkundjet historike herë e ulin e herë e ngrenë), padashur të vë në dyshim atë shqiptare.
Kulturat apo subkulturat, shkaktojnë dyshime të mëdha gjithandej, por ma ha mëndja se mjafton vetëm pak sens i mirë për të kuptuar substancën nga aparenca.

Unë marrë mbështetje nga substanca (se helbete, po pate atë të tjerat rregullohen), ka njerëz që marrin nga aparenca. S'jemi njëlloj.

Do më pëlqente, që si supermoderator, të jepje kontributin tënd në lidhje me temën, për mos dalë nga rregullorja e forumit, e pashkaktuar ndonjë incident në "katet e tjera" të forumit.

Shëndet e të mira,
Bri alias Viola Banaj
 

Darius

Larguar...
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

E nderuara Viola,

Ne kendveshtrimin tim, monarkia kushtetuese eshte forma me e mire e qeverisjes per kombin shqiptar. E them kete, pasi monarkia:

1. I bashkon shqiptaret ne nje komb e nje mbreteri.

2. Figura mbreterore eshte figure uniteti dhe e perjetshme jo si presidentat qe vine e shkojne.

3. Mbreti nuk ka interes as pushteti, as pasurie, pasi eshte mbret dhe i ka ato te trasheguara. Ai do te beje gjithcka, per te fituar dashurine dhe respektin e shqiptareve.

4. Eshte e lehte per politikanet e partite politike te mashtrojne e shkelin interesat kombetare, por jo kur ne pushtet ka nje mbret sovran qe gezon respektin e gjithe popullit te vet.

5. Ndikimi i huaj mbi interesat shqiptare dhe politiken shqiptare do te neutralizohet nga pushteti i mbretit, te cilit nuk i mbaron mandati qeverises, dhe nuk ka gisht as ne qeverisjen e vendit qe te krijoje pakenaqesi shoqerore. Pra mbreti luan rolin e interlokutorit ne politiken shqiptare, ate rol qe deri me sot e kane luajtur te huajt.

6. Monarkia kushtetuese eshte forma e qeverisjes per popujt e lashte e homogjene, dhe jo per popuj te ngritur nga shkrirja e racave dhe pakicave kombetare.

Monarkia Kushtetuese eshte forme po aq demokratike sa eshte edhe forma presidenciale apo parlamentare. Secili nga ne ka te drejten e votes, dhe une nese do te me jepej mundesia te votaj per formen e qeverisjes, do te votoja per monarkine.

Stammi bene
Darius
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

E nderuara Viola,


6. Monarkia kushtetuese eshte forma e qeverisjes per popujt e lashte e homogjene, dhe jo per popuj te ngritur nga shkrirja e racave dhe pakicave kombetare.

Monarkia Kushtetuese eshte forme po aq demokratike sa eshte edhe forma presidenciale apo parlamentare. Secili nga ne ka te drejten e votes, dhe une nese do te me jepej mundesia te votaj per formen e qeverisjes, do te votoja per monarkine.

Kaq!
Para me temën tani!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Mbreti Abdullah dhe Mbretëresha Rania, me familjen mbretërore belge në mbledhjen shtetërore në Bruxelles. (Maj 2016)

King Abdullah.jpg
 

Lauri

Anunnak

jana80

Super Moderator
Staff member
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Ne kemi mbreterine tone te veteshpallur... :p

3334433.jpg
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Ambasador Mark Brzezinski paraqitet ne 24 nentor si Shkëlqesia e saj para mbretit Karli i VI Gustav.


Ambasador Mark Brzezinski.jpg
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

E mori Kororen Mbretterore pa pyet njeri, dhe ne fund e fali ne Itali. Nje mbreti Kurora i hiqet nga koka vetem atehere kur koka ti pritet.

Dorezimi i Kurores Mbrteterore te Skenderbeut Vittorio Emanuele III ne Rome
La corona d'Albania offerta a Vittorio Emanuele III dall'Assemblea Costituente di Tirana.




 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Familja Mbretërore Suedeze ne ceremoninë e çmimit Nobël!

Familja Suedeze ne Ceremonine e Cmimit Nobel.jpg
 

Darius

Larguar...
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Mendova qe ne kete teme do te bashkbisedonim mbi anet pozitive dhe negative te monarkise/ve.

Mesa po shikoj dhe kuptoj, qellimi i saj eshte postimi i fotove, mahhh.

Uroj qe albumi te dali bukur :p

Darius
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kultura Diplomatike Mbretërore

Mendova qe ne kete teme do te bashkbisedonim mbi anet pozitive dhe negative te monarkise/ve.

Mesa po shikoj dhe kuptoj, qellimi i saj eshte postimi i fotove, mahhh.

Uroj qe albumi te dali bukur :p

Darius

Dritëhijet janë gjithmonë perfekte kur janë të balancuara mirë dhe në mënyrë të ekuilibruar. Po flasim për diplomacinë si trajtën e lartë jo në trajtën e ulët të mëndjes pjellore njerëzore. Albumi do dali ashtu siç janë mbretëritë e ndryshme gjatë perjudhave historike. As më shumë e as më pak. Nuk i ka bërë dëm njeriut as bukuria, as finesa, as buzëqeshja, as shëndeti, as ngritja e vlerave morale. Edhe hapat e larta paradigmike, kanë bukurinë e tyre, s'është e nevojshme të shkatërrojmë ose vëmë në rrezik patjetër çdo gjë.

N
ë lidhje me aspektet negative brënda mbretërive:

Mbreti dhe Mbret
ëresha e Tailandës gjatë ceremonisë funebre të civilëve dhe ushtarakëve të vrarë nga kryengritësit komunistë.

Thailands King and Queen.jpg
 
Top