• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kuka: Në shtetin e Spanjës dy herë u njoftuan me shtetin tonë të ri

legjenda

Anëtar i Nderuar
Driton Kuka është ndarë shumë i kënaqur me xhudistet e tij, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, të cilat rrëmbyen të artat në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Nora Gjakova, në 57 kilogramë, mposhti në finale me Ippon italianen, Miriam Boi.



Kurse edhe Krasniqi fitoi në finale ndaj italianes, Odette Giuffrida.

Këto medalje ishin të parat për Kosovën në Lojërat Mesdhetare, dhe ky sukses e bën krenar trajnerin e tyre Driton Kuka, i cili ka shkruar në Facebook se në Spanjë sot dy herë u njoftuan me shtetin e ri të Kosovës.

“Dy të Arta. Lojërat Mesdhetare, Disi e Nora na bënë krenarë. Në shtetin e Spanjës dy herë u njoftuan me shtetin tonë të ri”, ka shkruar Kuka, i cili ka postuar edhe një foto me dy xhudistet e tij.
http://www.fmimages.org
 
Top