• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kujdes nga pijet energjike

cent

Banned
BBC - Pijet energjike që përmbajnë kafeinë mund të ndryshojnë rrahjet e zemrës paralajmërojnë kërkuesit. Një ekip kërkuesit nga Universiteti i Bonn-it në Gjermani kanë vëzhguar zemrën e 17 personave një orë pas konsumimit të një pije energjike.

Studimi tregon se tkurrjet e zemrës janë më të sforcuara pas pijes. Ekipi i shkencëtarëve tha në takimin e përvitshëm të Shoqërisë së Radiologëve në Amerikën e Veriut se, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore duhet të shmangin këto pije.

“Deri më tani ne nuk e dinim ekzaktësisht efektin që kanë pijet energjike në funksionimin e zemrës”, shprehet Dr Jonas Dorner. “Sasia e kafeinës është tri herë më e lartë krahasuar me kafen, pijet e tjera freskuese.”

“Ka disa lloj efektesh anësore që janë të lidhura me sasinë e kafeinës për fshirë rrahje të lartë të zemrës, dridhje, rritje të presionit të gjakut dhe në shumë raste shkaktohet pushim i zemrës”, thotë Dorner.
/Shekulli
 
Top