• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kryetari i opozitës përshëndet raportin e ODIHR-it

MasteR

I'm offline


Kryetari i opozitës Edi Rama përshëndeti raportin e ODHIR-it “i cili tregon qartë, pa asnjë ekuivok, se në aspektin ligjor e procedurial KQZ-ja ka ndryshuar rregullat e lojës tre ditë pas numërimit publik të votave, kur ka informuar edhe vetë misionin për fitoren tonë me 10 vota”.
“Ndryshimi i rregullave të lojës ka ardhur pas kërkesës publike të Saliut e zëdhënësve të tij dhe gjithçka ka rrëshqitur nga binarët e ligjit e të moralit institucional të KQZ-së. Pasi i ka trajnuar komisionerët që t’i konsiderojnë të pavlefshme votat e hedhura në kuti të gabuara dhe pasi ka shkelur në tërësi çdo sens ligjor, procedurial e logjik, nën trysninë e Saliut, Komisioni Qendror i Vjedhjeve ka shkatërruar procesin për të nxjerrë humbësin fitues. Madje jo thjesht me vota të numëruara nga kutitë e gabuara, po edhe me vota të hedhura në ato kuti pas mbarimit të garës nga hajdutët e manipulatorët e Saliut”, tha Rama.

Kryetari i opozitës falenderoi treshen e ambasadorëve për angazhimin e vazhdueshëm, orë pas ore, në funksion të vëzhgimit të këtij procesi dhe tha se opozita do të vazhdojë “në rrugën e ligjit e në rrugën e revoltës qytetare, krah për krah, me njerëz të lirë e të fortë, jo për vete, po për të gjithë, edhe për ata që Saliu i ka trembur e i tremb përditë me bukën e gojës, me pafuqinë blerëse, me varfërinë e madhe, me papunësinë e me padrejtësitë e frikshme”.

Rama bëri thirrje për rezistencë dhe iu drejtua gjithashtu edhe policisë, “të gjithë policëve të thjeshtë, të gjithë drejtuesve profesioniste, të gjithë atyre që nuk e ngatërrojnë ngjyrën e uniformës së policit me ngjyrën e oborrit të Saliut”.

“Ne nuk kemi asgjë me ta, se protestat tona nuk kanë në shënjestër asnjërin prej tyre, se revolta jonë është edhe për ta. Ndërkohë që Hysni Burgajt, drejtorit të përgjithshëm të policisë, i përsëris se po nuk i vuri hekurat banditëve me uniformë që rrahën egërsisht mbrëmë dy djemtë opozitar, më shumë herët sesa vonë, ai vetë dhe çdo drejtues tjetër përgjegjës për kthimin e policisë në strehë banditësh të tillë, do të përgjigjet para ligjit. Ashtu siç do përgjigjen para ligjit të gjithë ata që kanë vënë e do vënë dorë mbi opozitarët nëpër komisariate ose edhe që thjesht shoqërojnë në polici qytetarë të këtij vendi të cilët refuzojnë t’i nënshtrohen pushtetit të dhunshëm të Saliut, duke nderuar veten, familjen, qytetin, Shqipërinë, demokracinë, lirinë dhe të drejtat”, tha kryetari i opozitës./Telegrafi/.
 
Top