• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kryemurgesha serbe: Xhamitë janë të islamit, kishat të serbëve - ç'kanë për të mbrojt


“Nënë” Makarija, udhëheqësja e manastirit të Sokolicës që gjendet afër Boletinit dhe kullës së heroit Isa Boletini, ka thënë se është absurditet që shqiptarët të kërkojnë të pranohen në UNESCO pasi s’kanë trashëgimi kulturore për të mbrojtur, shkruan Radio Kontakt Plus.

“اfarë kanë për të mbrojtur ata kur nuk kanë asnjë monument kulturor, përveç xhamisë së Muratit dhe të Sinan Pashës në Prizren, të bërë nga Kisha e shkatërruar e Arkangjeleve të Shenjta?! Ata s’kanë monumente, pasi edhe këto dyja janë monumente të islamit”, ka thënë, “Nënë” Makarija për Blicin serb.

“اfarë duan ata? Duan që t’i përvetësojnë objektet tona. Prandaj manastiret tona duhet të kenë ekstra-territorialitet”.

Ajo ka thënë se është e papranueshme dhe absurde që "ata që provuan t’i djegin objekte "tona" të shenjta tani do të jenë në ndonjë zyrë duke pretenduar që t’i ruajnë ato.syri
 
Top