• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Nejse ti kthehemi temes...

Greqia mashtroi per te hyre ne BE keshtu qe pasojat do i vuaje, mgjate une them qe europa nuk do e leje greqine te dale nga eurozone. Thjesht po bejne presion te rrezojne qeverine komuniste.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Qeverine e ketij komunistit BE beri politika qe mos te votohej fare ,por greket e zgjodhen kshu qe nuk del dot kunder babait ne shtepi kur ai eshte burimi kryesor i ekonomise per sa kohe nuk punon tjeter kush . Gjendja do rikthehet ne normalitet pasi te behen zgjedhjet e parakohshme dhe te vij qeveria e re.
 

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Mgjate ne syte e grekerve Tsipras dhe qeveria e tij eshte ne rolin e heroit, kshu qe une besoj shume qe greket do votojne pro Tsipras fundja nese kthejne dhramine grekerit jetojne mire terheqin parate nga bankat qe i kane depozituara jashte shtetit dhe ja ne rregull jane kurse europa humb shume nga dalja e greqise nga eurozone.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Se di nese funksionon keshtu ,atehere cfare e pengon grekun te dali nga BE ? Mua familjaret me kane thene qe nese rifutet dhrahmia , vlera e kursimeve qe kane ne monedhen euro do te bjeri me 40% . Pra nese sot kane 10 euro ne banka ,i bie qe pasi te hyj dhrahmia te kene vetem 6 euro (te konvertuara ne dhrahmi ) . Se di sa e vertet eshte ,por thjesht nga bisedat me familjaret qe e dijne gjendjen atje
 

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Ata i bie te konvertojne vetem interesat qe marrin nga parate e tyre neper bankat e zvicres para qe ju duhen per te jetuar,plus rrogat qe do te paguhen me monedhen vendase pensionet prape me monedhat vendase si dhe te ardhura te tjera si shtepi me qera qe grekerit e aplikojne shume. Nderkohe dhrahmi do marr vleren ne burse njesoj si monedhat e tjera varet se sa do fuqizohet (dhe normal qe do kete ngritje pasi kane turizmin e zhvilluar ka shume te ardhura te brendshme nga valuta e huaj).
 
Last edited:

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Se di ,kam pershtypjen se BE nuk po e ben kete gje per ti thene grekut : dil nga BE dhe shko behu prap si ne epoken e arte para Euros . Ishalla te jet kshu qe te behet me mire per shqipetaret qe jetojne andej
 

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Europa e ben kete per disa arsye mendoj une:

1. Te largoje komunizmin ne Europe
2. Te marre parate qe i ka dhene hua por ne keto kushte eshte kerkese utopike
3. Te marre Gjermania disa ishuj grek
4. Te beje "ligjin" ne Greqi
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Mire e kane pasi kane qeverisur shume keq qeverite.
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Ju te dy si do e lem punen Grekis.
Pim nje uzo nje × sonte ene neser e vulosim.
Ta ndajm në mbikeqyrje😕
 

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Oqi exis grekaqi. Ne uzaqit lol
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Skenarët e referendumit grek, diferencë e vogël mes “Po”-së dhe “Jo”-së

[video=youtube;EId-Jv4Xxw0]https://www.youtube.com/watch?v=EId-Jv4Xxw0[/video]

Vetëm disa orë ndajnë grekët nga referendum i së dielës, ku do të vendosin nëse do pranojnë ose jo marrëveshjen që u ofrojnë kreditorët për daljen e vendit nga kriza dhe të ardhmen e tyre.

Mijera kryeqytetas u mblodhën në sheshin “Sintagma” në mbështetje të kryeministrit Tsipras, që cilësohet prej tyre si “njeriu që nuk pranoi të paguanin të varfërit krizën e shkaktuar nga sistemet e kaluara të politikës”.

“Këtë të dielë, ne nuk vendosim thjesht qëndrimin tonë në Europë, vendosim të jetojmë me dinjitet në Europë, të punojmë dhe të jemi të suskesshem në Europë,të jemi të barabartë mes të barabartëve në Europë”, iu drejtua mbështetësve të tij Tsipras.

Disa kilometra më tutje mijëra athinas të tjerë, nën himnin e Bashkimit Europian kanë deklaruar se Greqia duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Europës duke ftuar grekët të votojnë “Po” ndaj marrëveshjes së huadhënësve.

“Të votojmë “po”, vetëm “po”, sepse kjo është shpresa për Greqinë. E pamë se çfarë bëri qeveria për ne. Në këto pesë muaj na çuan të pakten dhjetë vjet pas”, thotë një mbështetës i pranimit të marrëveshjes.

Sondazhet e orëve të fundit japin një diferencë mes dy rrymave në kufirin e gabimit statistikor,ndërkohë që shumica e grekëve kërkojnë qëndrimin në Eurozonë. Nëse mbizotëron “Po” Greqia mund të marrë paketën e ndihmës . Por kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri politike në vend, pasi Tsipras mund të japë dorëheqjen menjëherë ose pas disa muajsh,në varësi të diferencës mes votave “po” ose “jo”.

Kështu Greqia do të shkonte në zgjedhje të parakohëshme në një moment, kur është pothuajse e shkatërruar ekonomikisht me banka të mbyllura dhe pa likuiditet. Nëse mbizotëron vota “Jo” Tsipras që thotë se do të shkojë menjëherë në Bruksel për të rifilluar bisedimet, e di shumë mirë se partnerët do t’i japin një marrëveshje me masa të ashpra për të nënshkruar, e cila ndoshta nuk do të marrë pëlqimin e shumicës në Parlament dhe kjo përsëri mund të shkaktojë zgjedhje të parakohëshme.

Tsipras ka deklaruar se të hënën në mëngjes, do të bisedojë me liderët e BE-së, si dhe me kreun e BQE-së, Mario Draghi, për të siguruar likuditet në banka, por vlerësohet se kontrolli mbi kapitalet do të vazhdojë për muaj të tërë.

Ndërkohë, frikë dhe shqetësim ka shkaktuar artikulli i fundit i “Financial Times”, sipas të cilit parashikohet një taksë për depozitat bankare mbi 8000 euro në Greqi, në masën 30 për qind. Lajmi është përgënjeshtruar nga Ministria e Financave, që ka theksuar se gjithë depozitat deri në 100.000 euro janë të mbrojtura nga legjislacioni europian.

Pavarësisht nga rezulatati i referendumit, Greqisë i duhen deri në fund të 2016 mbi 50 mld euro dhe një reduktim i madh i borxhit të saj që t’ia dalë mbanë dhe të kthehet ekonomia e saj në ritme zhvillimi.

/ Top Channel
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Greqia voton në referendum, me të ardhmen në Eurozonë në dyshim

Grekët janë duke votuar këtë të dielë nëse do të pranojnë masat shtrënguese të huadhënësve ndërkombëtarë në këmbim të një programi të ri ndihme, në referendumin e shumëdiskutuar, që pritet të përcaktojë nëse Greqia do të largohet nga Eurozona apo jo, pas më shumë se 7 vite vuajtjesh ekonomike.

I organizuar përballë sfondit të mbylljes së bankave dhe kërcënimeve për dështim financiar, votimi pritet të jetë me një diferencë shumë të ngushtë dhe mund të mos prodhojë një rezultat të qartë për negociatat, që kërkohen me ngulm prej huadhënësve të Athinës.

Grekët janë të ndarë nëse do të pranojnë ofertën e BE-së, FMN-së dhe BQE-së, të cilën kryeministri Alexis Tsipras e quan “poshtëruese”, ndaj dhe ka ftuar popullin e tij ta refuzojë atë. Nga ana tjetër investitorët dhe ligjbërësit europianë thonë se një refuzim i tillë do t’i tregonte Greqisë daljen nga zona e monedhës së përbashkët, duke destabilizuar më tej ekonominë globale dhe tregjet financiare.

“Votova ‘Jo’ ndaj asaj po-je që partnerët tanë europianë këmbëngulin që unë të zgjidhja”, thotë Eleni Deligainni, një 43-vjeçare nga Athina. “Jam e papunë prej afro 4 vitesh dhe i kam thënë gjithnjë vetes të ruaj qetësinë e të kem durim... Por tashmë kemi arritur kulmin, jemi privuar shumë dhe kemi një papunësi të lartë”.

Votimi nëse do të pranoheshin më shumë taksa dhe shkurtime pensionesh do të ishte përçarës në cilindo vend, edhe në kohët më të mira financiare, e jo më si gjendja aktuale e Greqisë.

Në Greqi, zgjedhja vihet përballë një popullsie të irrituar dhe të lodhur, që pas 5 vitesh masash shtrënguese kanë vuajtur prej afro një jave nga kontrolli i kapitalit të vendosur për të shmangur shkatërrimin e sistemit financiar të vendit.

Pensionistët kanë mësyrë portat hyrëse të bankave në mënyrë që të merrnin pensionet e tyre, por kanë mbetur duarbosh dhe në lotë. 11 vite më parë, mëngjesin e 5 korrikut 2004, grekët dilnin masivisht nëpër rrugët e vendit, të bashkuar dhe duke festuar fitoren e vendit të tyre në kampionatin europian të futbollit. Ndërsa sot, Greqia është e përçarë dhe e frikësuar, si rrallë ndonjëherë.

“E quani dinjitet këtë? Të qëndrosh në radhë te bankomatet (ATM) për një grusht eurosh?”, pyet një pensionist 76-vjeçar, Yannis Kontis, pasi votoi në rajonin periferik të Athinës, Pangrati. “Votova ‘Po’, në mënyrë që të qëndrojmë në Europë”.

Kutitë e votimit do të mbyllen në 18:00 të pasdites, ndërsa projeksionet e para të votave pritet të dalin vetëm 1 orë më pas. 4 sondazhe të publikuara të premten nxorrën votën ‘Po’ në avantazh por shumë të ngushtë kundrejt ‘Jo’-së. Të gjitha rezultatet ishin brenda kufirit të marzhit të gabimit.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Referendumi grek për të ardhmen e vendit



Prej orës 7 të mëngjesit, grekët u janë drejtuar kutive të votimit në referendumin e kësaj të diele për t’iu përgjigjur me “po” ose “jo” pyetjes: Duhet të miratojmë marrëveshjen që ka propozuar KE, BQE dhe FMN më 25 qershor, e cila përbëhet nga reformat për përfundimin e programit dhe nga analiza paraprake e qëndrueshmërisë së borxhit?

Ky është referendumi i parë i Greqisë pas rreth 40 vitesh, por një nga më të rëndësishmit në historinë e saj, pasi do të jetë vendimtar për zhvillimet politiko-ekonomike të vendit, të cilat në 6 vitet e fundit kanë qenë një problem i madh edhe për BE-në.

Mbarimi i programit të ndihmës për Greqinë, të martën e kaluar; bankat e mbyllura, limiti i tërheqjes nga ATM-të deri në 60 euro; frika e shkaktuar nga disa publikime për taksë kolosale mbi depozitat, presionet e shtypit vendas dhe të huaj, deklaratat e udhëheqësve europianë, janë padyshim faktorë të rëndësishëm, që mund të ndikojnë në vendimin e grekëve për të dhënë përgjigjen pozitive apo negative ndaj masave, që propozojnë huadhënësit.

Qeveria u ka bërë thirrje votuesve, që të votojnë “Jo”, për të qenë më e fuqishme në negociatat me huadhënësit, por kundërshtarët e kryeministrit Tsipras paralajmërojnë se, kjo votë mund të çojë në largimin e Greqisë nga Eurozona.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka deklaruar përsëri orët e fundit, se BE nuk ka asnjë bazë ligjore për të nxjerrë Greqinë jashtë euros. Por ekspertë financiarë shpjegojnë se, nëse BQE vendos përsëri të hënën të mos u japë parà bankave greke, Athina do të jetë e detyruar në ditët e ardhshme të ketë një monedhë të re, pasi eurot që ndodhen në banka do të mbarojnë.

Një pamje e qartë e rezultatit do të bëhet e ditur rreth orës 9 të mbrëmjes, nëse nuk do të ketë vonesa në mbylljen e votimit, nëse mbërrijnë 10% e rezultateve nga 4.800 Qendrat e Votimit dhe nëse diferenca midis dy alternativave, në këtë numër votash, do të jetë më e madhe se 4%.

Zhvillimi i referendumit ndiqet me vëmendje të jashtëzakonshme nga mediet e huaja dhe mbi 700 gazetarë, kameramanë dhe punonjës të shtypit janë akredituar ditët e fundit në Athinë. Sondazhet kanë dhënë deri orët e fundit një diferencë në kufirin e marzhit të gabimit statistikor, ndaj askush nuk mund të bëjë një vlerësim se cili kah do të fitojë.

Referendumi grek zhvillohet në një moment kur, sipas Bankës Mbretërore të Skocisë, recesioni që po përjeton Greqia në 8 vitet e fundit, pra në një kohë paqeje, është i të njëjtit nivel me atë të Depresionit të Madh apo të Luftës së Dytë Botërore.

/ Top Channel
 

Marla

....
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Gjes

Votove ti Nev?
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

ahhahahaha Marla,eshte shume i mire dreqi.Bukurosh dhe politikan qe rralle haset, dhe kokforte, ja mbledhi merkelit :p
Dhe pse ngurtesoj krejt ekonomin ne vend dhe i kapen tera kanalet boterore duke mbajte rradhe.
Qe per keta do te thote fundiiiii i lavdis e madheshtis :p
Edhe une do merzitem po iku te dielen ky,jam gati te kaloje ne komunizem te shkojme ne rusi ahahhahahaha ,vec te jete Tsipra kryminister,boll fakti qe sve kurre kollare..:p tip trendy.
Shum mir i gjen cdo gje vet e beren sua beri evropa jo ti meqe je ne gerrqi duhet ta dish me mir se mua .. :D Ashtu dhe jan tall kta me te tjeret kur i shikonin ne kshu gjendje po ja qe te kthehet mbas cdo gje...

Ka dhe dicka tjeter gjith ku persion i ktyre mendoj qe mund te ket dor Rusi qe rri mbas deres duke prit se cdo bej greqia ndoshta e do greqin si bashkpuntor te vetin .. Duke par dhe vizitat ne Rusi dicka do te thot :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Sa vjet ka Tsipras moj aman qe po ma beni heroin e greqis ?? Erdhi koha sot per kto qe thua ti Nevi donte sdote kreqia do arrinte dhe ne kte pik te hapte Ministri emigracioni...Pastaj me ate minister ekonomie qe duket si ata larot e rrugve domosdo do iki per lesh greqia

Ka nje gje te mir si ka mundsi ktu ne Fv shikoj une qe u ndjekan dhe jan ndjer mir ne greqi skan pas probleme se jasht me infot qe kam nga njerzit qe vin qe andej nuk shikoj ndo nje aq shum te lumtur
Pak muaj ka Ren,se sa ka ardhur koha ,kjo ngelet retorike,sepse koha ka qene qe ne 90,nejse.

Gjes

Votove ti Nev?
Jo Marla,une nuk kam te drejt vote ketu.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

PE, Schulz: Nëse votojnë ‘Jo’, Greqia duhet të hedhë në treg monedhën e re



Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz, ka folur për një radio gjermane këtë fundjavë, - teksa grekët u janë drejtuar kutive të votimit në referendumin përcaktuar për qëndrimin ose jo të Greqisë në Eurozonë dhe për financat vendase, - duke u shprehur se Greqia do të duhet të hedhë në treg një tjetër monedhë, nëse vota ‘Jo’ triumfon këtë fundjavë.

“A do të jetë sërish Greqia në zonën e monedhës së përbashkët europiane pas këtij referendumi? Pikërisht kjo është çështja, por nëse populli grek i thotë ‘Jo’ marrëveshjes ndihma financiare kundrejt reformave, atëherë ata do të duhet të hedhin në treg një tjetër monedhë pas referendumit, sepse euroja nuk do të jetë e disponueshme për ta si mjet pagese”, Schulz.

Intervista e Schulzit është regjistruar që nga e enjtja e kaluar dhe është transmetuar këtë të dielë në radion “Deutschlandfunk”, ndoshta edhe për të mos ndikuar në votat e grekëve.

“Në momentin kur dikush prezanton një monedhë të re, automatikisht ai vend del nga Eurozona. Këto janë elementët që më japin shpresë, se grekët nuk do të votojnë ‘Jo’ në këtë referendum”. Komentet e kreut të PE-së janë thuajse më të qartat dhe më të drejtpërdrejtat e deritanishme të bëra nga ndonjë zyrtar i lartë i BE-së.

Ndërkohë, në një tjetër reagim, Banka Qendrore Europiane duket se është e gatshme të ndërmarrë masa të tjera shtesë, nëse situata do ta kërkojë një ndërhyrje të saj, siç bën të ditur anëtari i bordit ekzekutiv të BQE-së, Benoit Coeure.

“Në rrethanat aktuale të një paqartësie të madhe në Europë dhe në botë, BQE-ja ka qenë e qartë se, nëse do të duhet të bëjë më shumë, do ta bëjë këtë pa hezitim. Do të gjejmë të gjitha instrumentet e nevojshme për ta realizuar këtë objektiv”, tha Coeure në një konferencë ekonomike në rajonin jugor të Francës, Aix-en-Provence. “Dëshira jonë për të vepruar është një çështje e padiskutueshme dhe nuk duhet vënë në dyshim”, shtoi ai.

/ Top Channe
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Pak muaj ka Ren,se sa ka ardhur koha ,kjo ngelet retorike,sepse koha ka qene qe ne 90,nejse.



Jo Marla,une nuk kam te drejt vote ketu.
Sa keq me vjen qe nuk keni te drejt vote (Kjo esht e kuptushme qe smund te votojen emigrantet) ju ta mbeshtesnit tamem ashtu me gjith zemer sic i ka hije :D
 
Top