• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member

Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit? Kjo do të jetë pyetja e referendumit që do të mbahet në 5 korrik në Greqi.

Me tone dramatike kryeministri grek, Alexis Tsipras ka deklaruar se të dielën tjetër do të zhvillojë një referendum popullor me pyetjen: Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit?
Në një fjalim televiziv, ai e përshkroi planin si “poshtërim” dhe dënoi masat e “padurueshme” të kërkuara nga kreditorët.

Në fjalimin e tij Tsipras tha: “Këto propozime, të cilat në mënyrë të qartë shkelin rregullat europiane dhe të drejtat themelore në punë, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se qëllimi i disa prej partnerëve dhe institucioneve nuk kanw synuar një marrëveshje tw zbatueshme për të gjitha palët, por ndoshta poshtërimin e një populli të tërë. Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh” shtoi ai.

Për mbajtjen e referendumit në Greqi është njoftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, si dhe kreu i BE-së.

Greqia ka kërkuar nga Mario Dragi të kenë likuiditet mjaftueshëm bankat greke gjatë kësaj jave, ndërsa është kërkuar një shtyrje disaditore nga FMN-ja për pagesën që duhet bërë në datën 29 qershor.

Sipas analistëve, mosbesimi i krijuar tashmë midis huadhënësve dhe Greqisë ka bërë, që në axhendën e samitit të së shtunës të Eurogrupit, në rast se dështojnë negociatat, të diskutohet edhe një plan emergjent sesi do të veprohet orët e ardhshme.

Në Athinë, qytetarët deklarojnë se tashmë nuk janë të shqetësuar, nëse të hënën që vjen do të hapen apo jo bankat greke, apo do të vendoset i ashtuquajturi “kontroll mbi kapitalin”, pasi shumica e grekëve nuk ka parà, por më shumë ata shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

/ Top Channel
 
Last edited:

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Si një euro-skeptik, uroj që të mos i pranoj Greqia kërkesat e dala nga huadhënësit, që indirekt i bie edhe shkatërrim i euro-së si monedhë, dhe i konceptit të idesë së Evropës së bashkuar.
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Si një euro-skeptik, uroj që të mos i pranoj Greqia kërkesat e dala nga huadhënësit, që indirekt i bie edhe shkatërrim i euro-së si monedhë, dhe i konceptit të idesë së Evropës së bashkuar.
:( Keq gjerat.
POr nje gje eshte e sigurte,qe populli Grek kesaj rradhe zgjodhi nje udheheqes dhe jo ne dordolec.
Uroj te behet me e mira.
Dhe dalja nga Euro nuk eshe nje faktor favorizues shume ndaj Greqis.
POr besoj eshte me mire, se sa shtypja shumedekadeshe qe do i behet nga huadhensit popullit Greke.
Shpresoj dhe uroj te gjendet nje rrugedalje pa pasoja te medha per popullin Greke.
 
Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

:( Keq gjerat.
POr nje gje eshte e sigurte,qe populli Grek kesaj rradhe zgjodhi nje udheheqes dhe jo ne dordolec.
Uroj te behet me e mira.
Dhe dalja nga Euro nuk eshe nje faktor favorizues shume ndaj Greqis.
POr besoj eshte me mire, se sa shtypja shumedekadeshe qe do i behet nga huadhensit popullit Greke.
Shpresoj dhe uroj te gjendet nje rrugedalje pa pasoja te medha per popullin Greke.
E po, kreditoret ndërkombëtar si FMN, Bashkimi Evropian dhe Banka botërore, qëllimin e kanë të kontrolli i shteteve, ndërprerja e marrëdhënieve me to është rruga që Greqia dhe çdo shtet tjetër duhet të ndjek.
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Keto greket kane nje sharm te vecante. Gjynah qe po vuajne.
 
Hartini

Well known member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Duhet te dalin nga Evropa , kjo eshte zgjidhja me e mire per ne . Nqs vendos referendumi , padyshim qe populli si turm qe eshte do vendosi daljen .
 
ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Politikane analog qe jetojne ne epoken dixhitale
Taksa kudo ne ekonomine private ne njeren ane dhe adminstrate komuniste(qe bejne sikur punojne)dhe qe duan pagese si ne perendim ne anen tjeter
Per here te pare e majte ne pushtet ne greqi por sic duket dhe hera e fundit
Cdo kush ne fund gjykohet nga rezultatet qe sjell
Ditet qe vijne ne greqi jane lundrim ne ujra qe sjane ne hartat nderkombetare dhe sic behet e qarte reziku te thyesh koken diku eshte shume afer
 
Petrit101

Anëtar i ri
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Deri me daten 5 do të lexojme ne gazetat mainstream ngjarje te tipit "residenti evil" .Ja tani po lexoj qe rradha të bankomati eshte e madhe .
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Hajde te ..... Pragu o greqi mbase falimenton nje her e mir ta dini dhe ju kelusha kurvash se cdo te thot te vuash .. :)
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Greqi, asnjë bankë e hapur deri më 6 korrik

Prej mëngjesit të së hënës, me një vendim të qeverisë greke, të gjitha bankat e vendit nuk janë hapur dhe do të mbeten të mbyllura deri në 6 korrik, një ditë pasi të zhvillohet referendumi. Vendimi përfshin bankat greke dhe të huaja në Greqi.

Gjithsesi, sipas udhëzimeve nuk do të kenë problem shkëmbimet bankare elektronike, ato me përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit, si dhe mënyrat e pagesave nëpërmjet “web banking” dhe “phone banking”. Edhe “prepaid cards” mund të përdoren deri në limitin e caktuar që ekzistonte deri para urdhërit për mbylljen e bankave.

Prej së hënës në mesditë, qytetarët do të mund të tërheqin në të gjitha ATM-të deri në 60 euro në ditë, pra 1800 euro në muaj. Turistët e huaj mund të përdorin normalisht kartat e tyre, nëse ato janë dhënë nga bankat e huaja.

Ndërkohë, është krijuar edhe një komision i posaçëm që do të miratojë raste urgjente të përdorimit të parave, si pagesa jashtë shtetit në rast sëmundjesh.

Përsa u përket pagave dhe pensioneve, ato do të depozitohen normalisht në llogaritë e klientëve.

Ndërkohë, bëhet e qartë se mbyllja e bankave nuk ka të bëjë aspak me pasigurinë e depozitave për të cilat thuhet dhe theksohet se janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë problem, pasi janë të mbrojtura me vendim të BQE-së.

Megjithatë, burime qeveritare kanë bërë me dije se me zhvillimet e reja, Greqia ndoshta nuk do të paguajë detyrimin e saj ndaj FMN-së prej 1.5 miliardë eurosh.

/ Top Channel
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

اfarë ndodh nëse Greqia del nga Eurozona?

Skenari profetizohet prej kohësh, por çfarë ndodh saktësisht kur një vend lë Eurozonën? “Financial Times” e nis shpjegimin e saj nga situata në tregjet financiare, ku një monedhe të re do t’i duhet më së pari një kod i ri, i cili të identifikohet nga kompjuterët për shkëmbime tregtare e pagesa.

Me këtë çështje merret International Standards Organisation, një organizëm botëror me seli në Zvicër. Ai ofron një kod prej tre gërmash: dy të parat përfaqësojnë vendin, e treta emrin e monedhës.

Në rastin e Greqisë nuk do të mund të ketë kthim në kodin e vjetër të dhrahmise, GRD, sepse ka ende disa pagesa të vonuara që duhen shlyer.

Në këtë rast janë të mëdha gjasat e vendosjes së një kodi të ri, i cili mund të jete GRN. Duket e lehtë për t’u thënë, por në tregje, hyrja e një monedhe të re është goxha e ndërlikuar, sidomos kur vjen fjala tek kontratat financiare afatgjata.

Për Greqinë vetë, monedha në fjalë mund të sjellë disa përfitime, por megjithatë nuk do të jetë fare pa kosto. Kur procesi kompleks i hedhjes në treg bëhet në mënyrë të rreptë e të befasishme, atëherë rreziku për pasoja të padëshiruara e të paparashikueshme është i madh.

Por, përtej aspektit teknik dhe anës greke të sagës, çfarë ndodh konkretisht me euron? Edhe monedha e përbashkët europiane, sipas “Financial Times”, nuk do ta kalojë paq këtë situatë.

Grexit-i hedh në erë parimin e shenjtë të BE-së se, Eurozona është një klub ku mund të hysh, por nga ku nuk del më kurrë. Shembja e këtij boshti do të prekë investitorët, korporatat dhe të tjerë me një ekspozim të barabartë ndaj një shpërbërjeje të mundshme të Eurozonës.

I tillë do të ishte përshembull rasti i një sipërmarrësi italian, asetet dhe burimet e të ardhurave të të cilit janë në Itali, por financimi bëhet në euro.

/ Top Channel
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Katër rrugët për Greqinë pas referendumit

E ardhmja e ekonomisë greke dhe qëndrimit të saj në Eurozonë do të vendoset gjatë ditëve në vijim. Referendumi i 5 korrikut u kërkon grekëve të pranojnë ose jo reformat e propozuara prej kreditorëve ndërkombëtarë. Liderët europianë e përshkruajnë nismën plebishitare si zgjedhje mes qëndrimit në zonën e monedhës së përbashkët apo daljes prej saj.

Ekspertët shohin katër mundësi të rrjedhës që do të marrë situata.

E para është arritja e një marrëveshjeje të minutës së fundit. Pala kreditore preferon padyshim një zgjidhje politike të ngërçit: pakti vuloset, Greqia qëndron në Eurozonë dhe paguan borxhet. Vetëm se arritja e një ujdie që t’i lejojë shtetit helen përftimin e fondeve të nevojshme për t’i shlyer FMN-së 1,6 miliardë eurot që i detyrohet deri në mesnatën e sotme, duket praktikisht e pamundur.

Një tjetër rrugë që çon drejt të njëjtit destinacion do të ishte vota pro në referendumin e së dielës. Për Syrizën, që rekomandon kundërshtimin e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët, kjo votë do të nënkuptonte një moment tepër të vështirë politik. Kredibiliteti i Tsiprasit do të lëkundej ndjeshëm e mbase edhe mund ta japë dorëheqjen vërtet siç paralajmëron. Sidoqoftë, ka një problem me të dy këto skenarë. Edhe nëse Syriza angazhohet për një program politikash ekonomike të pranueshëm për Eurozonën, lind pyetja: a do të kenë besim 18 anëtarët e tjerë të saj se Greqia do ta vërë realisht në jetë apo do të mbetet thjesht një premtim në letër?

ثshtë dhe mundësia e një vote “Jo”, siç do të dëshironte Tsipras. Një vendim i tillë i votuesve grekë do të ishte prologu i një periudhe të gjatë pasigurie dhe krize, që do të përfundonte me largimin e Greqisë nga Eurozona dhe rikthimin e monedhës së vjetër kombëtare, sipas disa analistëve, me të njëjtin emër: dhrahmi. Të tjerë mendojnë se në qarkullim do të hidhet një monedhë e re. Skenari do t’i jepte jetë një zinxhiri ngjarjesh të rrëmujshme e mbase do ta shtynte Bankën Qendrore Europiane të ndërpriste në mos të gjitha, shumicën e huave për bankat greke me argumentin se i konsideron të paafta të shlyejnë detyrimet. Sa për rivendosjen e dhrahmisë, nëse ndodh vërtet, bindja e përgjithshme është se do të humbasë në vlerë, çka do të sillte edhe rrezikun e inflacionit, ndërsa do të rritet çmimi i importeve.

Mundësia e katërt dhe e fundit është një votë “Jo” dhe një largim i negociuar nga Eurozona. Një lëvizje e tillë mund të jetë më pak pështjelluese, por sërish depozituesit grekë do t’i shohin paratë e tyre të konvertohen me humbje. Ndërkohë, nëse Greqia nuk dëshiron vetë të dalë nga zona e euros, nxjerrja e detyruar e saj do të ishte e paperceptueshme në aspektin ligjor, pasi nuk ekziston asnjë procedurë për dëbimin nga klubi i euros.

/ Top Channel
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Hajde ishalla falimentoni si shtet i shkerdh... qe jeni .. :D
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Greqia, propozim të minutës së fundit

Greqia e zhytur në borxhe bëri një propozim të minutës së fundit tek kreditorët ndërkombëtar të martën për të mënjanuar falimentimin. Ministrat e financave të Eurozonës thanë se do ta shqyrtojnë propozimin në një tele-konferencë në mbrëmje.

Athina e bëri ofertën vetëm disa orë para skadimit të paketës së ndihmave në mesnatë, edhe pasi qeveria kishte thënë paraprakisht se nuk do të bënte pagesën e këstit prej 1.8 miliardë dollarësh tek Fondi Monetar Ndërkombëtar të martën.

Hollësitë e ofertës së re janë të paqarta, por zyra e kryeministrit Alexis Tsipras tha se qevera po propozon një marrëveshje dy vjeçare që do të përmbushë të gjitha nevojat financiare të vendit “duke pakësuar në të njetën kohë edhe borxhin”.

Shefi i Eurozonës Jeroen Dijsselbloem tha se ministrat e financave të bllokut prej 19 vendesh anëtare do të diskutojnë propozimin grek gjatë një telekonference të martën në mbrëmje.

Nuk është e qartë sesi do të reagojnë miminstrat e financave ndaj planit grek.

Në Uashington, presidenti Barack Obama tha se kriza financiare e Greqisë “është një çështje shumë shqetësuese” por më shumë për Evropën sesa për Shtetet e Bashkuara. Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se trazirat financiare do të rezultojnë në një tronditje të madhe të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Greqia dhe kreditorët e saj janë angazhuar në negociata disa javore, me bisedimet që përfunduan fundjavën e kaluar kur zoti Tsipras shpalli mbajtjen e një referendum për të lejuar popullin të vendosë nëse do t’i pranojë apo jo kërkesat e fundit të masave shtrënguese në këmbim të huave të reja.

Zoti Tsipras bëri thirrje për një votë "JO" , megjithëse udhëheqësit evropianë thanë se kjo do të çonte në tërheqjen e Greqisë nga Eurozona dhe drejt një divorci politik me Evropën.

Deri në momentin që Athina bëri një ofertë të minutës së fundit, dukej se ajo po shkonte drejt një mospagimi të këstit të FMN-së. Bankat greke vazhduan të jenë të mbyllura të marten ashtu si edhe tregu i aksioneve.

Ndërsa e ardhmja financiare e vendit duket e pasigurtë, ministria greke e financave tha se do të hapë gati 1 mijë banka në mbarë vendin për të lejuar pensionistët pa karta krediti të tërheqin para të mjaftueshme për një javë.

Zeri.Amerikes
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staff member
Titulli: Greqi, kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 korrik

Asnjë qindarkë, Greqia dështon me pagesën ndaj FMN-së. Sot mblidhet Eurogrupi

Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe përforcuar në orët e pasdites të së martës nga ministri grek i Financave, Yannis Varoufakis, Athina nuk derdhi asnjë qindarkë nga borxhi prej 1.6 miliardë euro që i detyrohej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kjo pagesë duhej të ishte kryer para mesnatës. Më herët, ministrat e Financës së Eurozonës refuzuan zgjatjen e afatit për pagesën e këtij borxhi. Megjithatë, ata do të mblidhen sërish këtë të mërkurë dhe në tryezë kanë një propozim të ri grek për një dorëzani të re me afat 2-vjeçar.

Plani grek u propozua të martën si përpjekje për të gjetur një ujdi të minutës së fundit.

Tejkalimi i afatit për pagesën ndaj FMN-së e vendos Greqinë në listën e vendeve me borxh të prapambetur.

“Njoftuam Bordin Ekzekutiv se Greqia tashmë është në listën e vendeve me borxh të prapambetur dhe mund të marrë financim nga FMN vetëm në momentin kur të ketë dalë prej kësaj liste”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice.

Rice tha se Fondi mori më herët një kërkesë nga Athina për të zgjatur afatin e shlyerjes së detyrimit, kërkesë që është duke u shqyrtuar nga Bordi i këtij institucioni.

Kjo do të thotë që Greqia nuk ka më akses në miliarda euro fonde dhe situata përkeqësohet më shumë duke ditur se më parë ka përfunduar edhe programi i ndihmës i Eurozonës, ndërsa Banka Qendrore Europiane ka ngrirë fondet e garancisë së likuiditetit për bankat greke, duke i detyruar ato të qëndrojnë të mbyllura që prej ditës së hënë.

Këtë të diel, grekët do të dalin në një referendum për të vendosur me një “po” ose “jo” për masat shtrënguese të propozuara nga huadhënësit ndërkombëtarë. Qeveria e Tsipras u bën thirrje qytetarëve që t’u thonë "jo" këtyre masave, por gjithçka mund të ndryshojë, të paktën nëse pranohet një propozim i Presidentit të KE-së, Jean-Claude Juncker.

Ky i fundit kërkon përafrimin e qëndrimeve dhe pjesë e propozimit është edhe një marrëveshje për borxhin e në këmbim të anulohet referendumi, ose qeveria t'u kërkojë mbështetësve të votojnë “po”.

Grekët janë të ndarë në dy pjesë nga kjo situatë. Nga njëra anë janë ata që u thonë “jo” kushteve të huadhënësve, dhe nga tjetra pala që u thotë “po”. Të dyja palët kanë organizuar të martën protesta të ndara, me pankarta dhe simbole nëpërmjet të cilave shprehinin edhe qëndrimet e tyre.

Kjo ndasi e popullit grek në këtë moment delikat ka ardhur si pasojë e fushatës së Tsipras që i shtyn grekët t’u thonë “jo” vendimeve të kreditorëve, si edhe nga ana tjetër e opozitës dhe ndikimit të BE-së, që paralajmërojnë se vendi i tyre rrezikon të humbasë shumë nëse del nga Eurozona.

/ Top Channel
 
ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Kriza Greke-kryeministri Tsipras njoftoi mbajtjen e një referendumi më 5 kor

Akoma flitet per kta lool shpresojem ne nje fund pa shpresa per greqin :D E kan hak te ngelen si barbona te vuajen qejfi me behet shum ti shikoj duke u zvarrit mos befshin piken e hajrit ngaqe jan populli me i degjeneruar qe egziston :D
 
ami7

Anëtar Aktiv

Ti Rendex jeton ne boten tende me sa duket. Nje pyetje kisha une,e ke idene sa familje shqiptare jane te lidhur ngushte me te ardhmen e greqise??? Dhe smund te shohesh nje popull ne momente te veshtira dhe te nxjerresh kaq shume vrer, kjo gje s'te ben aspak me te mire se ata tipa njerezish qe pershkruan me lart...

A dhe kalofsh bukur ne boten tende te njerezve te mire...
 
Po ti e ke iden sa vite ua kan pir gjakun shqiptarve?? Pse nuk urrej Italin spanjan ,gjermanin apo ndo nje shtet tjeter ?? Nje arsye te fort e kam ne ate boten time te behemi cik realist kaq keq po te vika ty per greqin ?? Do thuash qe dhe shqiptaret skan len gje pa ber dakort me ty por per nje popull te till qe ka vrar per vite me radh kushedi sa bij nenash qe akoma sju jan gjend as eshtrat, nje popull rracist me te madh ne bot , nje popull qe esht munduar per vite me radh te shkel me kemb, e sa te tjer qe po vuajen burgun ne greqi dhe pse jan te pafafajeshem... Ti me thua te ndjej keq ardhje per kte popull??

Me thuaj ti shoqe nese nese u gabova ne ndo nje gje nga kto ??

Me vjen keq per ato familje shqiptare qe kan dhe ato pasojat e tyre mbas ktij problemi ...Por per greqin dhe sikur fshihesh nga harta e europes nuk do me vinte keq per asgje..
 
Moonlight

Shine like a Moon!

nuk fshihet jo,...se thelle thelle ne rrenjet e tyre jemi ne !
 
Top