Krijimet Letrare~Mars-22

Krijimet Letrare~Mars-22


  • Totali i votuesve
    19
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
PErshendetje te gjitheve!
Ja ku erdhem perseri sebashku ,ne takimin e dyte per kete vit!
Me Krijime me nje ndjeshmeri te vecante , rrjeshta shpirti,per qenien me te mrekullueshme ne bote; NENEN.



1-Nënë !

Lart, mbi port ,e lart mbi shkalle,
dridhet buza, duke qarë
Nëna digjet si prush zjarri
qan me lot ,e ka marrë malli.

Del te porta rri e pret,
ka fëmijët në kurbet,
ju ndez shpirti si kandili,
ju shkri zemra si qëriri.

Ku është çupa, e ku është djali
i ka larg ti zbutet malli
ku është mbesa , si një Hënë
me nipin si Yll i renë.

I mungojnë e si gjen dotë,
shkon te flerë e nuk fle dotë,
shikon yjet ,të bashkuar
Nena qyqe e vetmuar.

Si gur varri ri dhe pret,
dit për dit mbi port u tretë,
e dogji malli te gjallë,
për evlatin e mërguarë !


2-Nektari i k'saj bote.

Zote dhe fisnike e kudo qe syni sheh blu
Mbretnesh dhe shpriti ma i bukur qe njoh
Kopshtie miresie e pjalm dashturie
Je ma e mira Pereni zbritun prej qillit, qe shoh.

Je nja'ja qe jeten ma dhurove
Me rrite me nje mije mundime
E tani mburrem kudo qe shkoj
Se ti je ma mira, Ti je o nana ime

Kryt e durt ti puthi perhera
prakun e ders shpis tek kaloj
Bekimin marr e me te largesise
cdo t'keqe prej mejet bindshem largoj

Perendeshe e tan kesaj gjithesie
Mbretnesh e kesaj toke dhe e krejt qillit
Kopshtie miresie e pjalm dashturie
Ma mira lule nder t'tana lulet, qe celin Prillit.


3- E dashur nënë

Sa lotë te jan thare
sa mall ti ke derdhur
Sa here je goditur
sa here ti je mbledhur

Ke duruar gjithcka
vetem se je femer
Vetem se je nene
vetem per me te bukurin emer

Ne njeren dore djepin
ne kurriz mbaje shkarpat
E tundje dhe dybekun
Punoje dhe arat

Kurre su ankove
Asnjehere su perhumbe
Kurre nuk renkove
Kurre s’u nenshtrove

Duart e tua te arta
Qe perkedhelnin me dashuri
Sot i kan mbuluar kallot
E malli per femijet e tu

Ne fytyren tende
Nga cdo rrudhe esht nje vuajtje
Dhe per engjejt e tu
Nuk harron te thuash nga nje lutje

Na ke rritur me zor
Lot gjaku ke derdhur
E gezim per ty sot
Esht kur ne jemi te mbledhur

Diktatura komuniste
Te “varrosi” endrrat dhe deshirat
Por ti ia dole te ishe
Nga nenat me te mira
Ti nuk rreshte kurre te ishe “Nene”


4-E bekuar

Dy fjalë për ty oj nanë
Janë pak, e di qe besa
Me të shprehë sa meriton
Univers duhet me t'thanë.

Si ti është veç perendia
Që krijon dhe adhuron
Mirë e din e gjithë njerzia
Shpirtin fëmijës ja shëjteron

Je e paqtë e zëmër t'madhe
Kurr su lodhe për t'mirën tonë
Me vështirësi e me plot halle
Por e nderuar si një ikonë.

Nanë..! Sa i amel ky emri yt
Shpirti m'dridhet kur e tham
Seç më mblidhet një lëmsh në fyt
Kur t'mendoj e ktu s'të kam.

Të ndarë jemi për së gjalli
Për mallë e kemi dhe përqafimin
E dimë mirë se çfarë është malli
Kjo largësi e pastë mallkimin

Kjosh beku pra ti moj nanë
Dhe gjithmonë do keshë bekim
Se krejt mirësia është e jotja
Pa ty Parajsa, jo! S'ka kuptim.


5-Engjëlli im

Të fal,
që more rrezet e diellit,
për të ngrohur zemrat e shpirtërave të vetmuar.

Të fal,
që more shkëlqimin e hënës,
për të ndriçuar shtigjet e shpirtërave të humbur.

Të fal,
që more aromën e luleve,
për të zbukuruar momentet e shpirtërave të endur.

Të dua engjëlli im,
edhe pse …

Dielli nuk ngroh njëjt pa ty!

Hëna nuk shkëlqen njëjtë pa ty!

Lulet nuk kanë aromën e njëjtë pa ty!


6-Aty ku fshehet qetesia!

Eshte pran aq shume pran
Vetem nje vije te holle na ndan
Nuk duhet te kerkoj large
Sepse po e aferoj me varge

Oj drite
Oj rreze
Oj shpirt
Oj jete

Te dua shume moj
O perjete!


7-Nënë!

Nënë!
Për ty do shkruaja 1 det me fjalë.
Do të shkruaja për forcën tënde,
për durimin e skalitur,
për momentet e vështira.
Dhe buzëqeshjet shpresdhënëse,
dhe pse thell ishe e mërzitur.

Nënë!
Heroina ime fitimtare!
Në çdo sfidë s'u përkule,
Sa herë të gjuajtën me gurë,
gjithmonë ua ktheje me lule.

Nënë!
Më fal që shpesh herë, kush jam e kam harruar,
e dobët jam treguar.
Më fal që shpesh herë jam dorëzuar,
me dhimbjen time jam viktimizuar,dhe
ashtu pa luftuar e pashprese,
Jam shtrirë në tokë dhe thoja do vdes.

Nënë!
Për ty dua të flas në pafundësi,
të shkruaj libër me poezi.
Nënë!
Sa shumë të ndjejë.
Në çdo pjesë timen ty të gjej


8-Nena

Nene shpirt nene xhani, qe nga dita qe me linde deri me sot ,kemba kembes nuk mu ndave.
Nene shpirt nene xhani ,me rrite me bere djale persembari.
Nene moj qe me rrite, sa here naze beja, me sahan ne koke me godisje.
Nena ime aq e mire e cilter ,e dlire , s`mbaj mend sa here kurrizin ti ma ke nxire.
Sa do, qe dhe sot jam rrite o nena ime, kujtoj me nostalgji ate kohe, kur ti me dhembet e tu ne doren time frirmen hidhje.
Me kujtohet moj nene, kur ishim ne fshat.
Sa here une behesha gjith balte , dajaku me priste ne darke.
Jo moj nene se bej shaka, ti per mua je gjithcka .
Nene moj qe jeten ma dhe , me dhe frymen, qe te ndjej dhe une aromen e kesaj bote ...
Ti je frymezimi jetes sime , dashuri e pa shterruar, ti e ve dhe me gjashte femije,ne mosh te re mbete.
Por kurre su dorzove, jeten para e vazhdove, deri sa ne drite e ne jete, me perkushtimin tend na nxorre , te jem krenar per ty eshte shume pak moj nena ime, te kam borxh jeten time...Dashuria e pa mase je ti , o nena ime.

9-Perkdhelja jote!

Perkdheja jote, pjalm ne shpirt.
Hesht perpara teje, fjalet humb,rrahjet e zemres tende ne perqafimin tim ,me lumturojne.
Kur zoret e jetes me dalin para,shpirti ,fjala dhe lutja ,drejte teje vijne.
E ti, i vetmi shejte i qenies sime ,lutesh per mua.
Vitet ikun ,ty te shtohen thinjat , une rritem, dashuria jote,rrjedh ne gjakun tim, duart e tua te brishta nder vite ,
ne lekuren time jane tatuazhi i dashurise,vite te tera largesish.
Nganjehere ulem , te shoh perballe,me lot ne sy , te falenderoj qe ekziston .
Nene me fal ,sa here shpirtin ta kam lenduar,apo sa here qe nuk isha ne lartesine e shpirti tend.
Une e di qe s`ka nevoje per falje,se ti me mesove qe nena fal gjithmone vec dashuri ,pa kushte e pakufi.
Dashuria jote me bene te shoh kete bote, plote me ngjyra e dashuri.
Nene te qofsha fal ,sic i falen yjet qiellit ,deri ne perjetesi!


Keto ishin krijimet tuaja,qe do i japin jete keti konkursi dhe kete muaj. 🤗
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Te gjitha qenkan Perla te nje gjerdani, por 2-shi per mua bente diferencen!
 

NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Ca fare pa rime, smu lidhte vargu me vargun.
Njera titulli me ë dhe pastaj askerkundi skishte ë.
Tjetres ja kishin ngrene ë-jat, tpakten fusni naj e se formohet si fjale me bukur.

Fitofte ajo me e kompletuara.
 

Hilarious

Staf në FV.AL
S/M
Shumë krijime të ndjera plot emocion ❤
Vota ime shkon për nr 4 ,e ndjeva në çdo shkronjë dhe fjalë 🤗
Suksese të gjithëve,dhe ju lumshin doçkat 🌞
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Apel...!!
Kush voton nene time do te ket shperblime .. lol 😄
 
Fjale zemre nga cdo krijues/e😍

Me terhoqi vemendjen e me pelqeu shume nr 5.

Ka nje stil e mbi te gjitha shtjellim shume te veçante!

Shume e ndjere,
Jashtezakonisht e fuqishme,
Çarmatosese ne thjeshtesine dhe madheshtine e saj!
Nje nga krijimet me te bukura qe kam lexuar ndonjehere ne forum.
Eshte nga te paktat here ku mezi pres te shpallen autoret sepse dua me te vertete ta di kush e ka shkruar.

Engjelli im-
Merr voten dhe komplimentet e mia👍
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Votoniii,komentoni dhe lexoni.
Beni para te fundit. :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Votoni o njerez, votoni.

5 te paret qe votojne nga ky moment do marrin pjese ne nje konkurs ku dy prej tyre do futen ne staf automatikisht ndersa 3 te tjeret do marrin statusin Vip
Si e ke hallin?! do qe mos te votoje kembe robi me? :p
 

Parloté

Antarë i Respektuar
I lexova të gjitha disa herë dhe gjeta vetëm dashuri. E si mund të matet dashuria ndaj nënës, asaj që jep jetë, që më pas të votosh më të bukurën?
Pasi që kërkohet vota, me shumë vështirësi përzgjodha 9-Perkdhelja jote! Mbase nga fakti që më mungon përkëdhelja e saj, mbase, ….

p.s. mbase është i vetmi konkurs, ku nuk i a lejova vetes të bëj analiza drejtëshkrimin, apo stilin etj, etj,

Gjithësesi, suksese të gjithëve 👏
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Pershendes te gjithe ata qe i kane shkruar nenes kete muaj:

Engjulli im

Dhe kur dielli t'jetë shtjerrë
E nata t'jetë errë
Dhe kur bota t'jetë mërdhirë
E t'jetë bërë akullsirë
Zemra yte në yll shndërrohej
Më ngrohte shpirtin
Rruga ndriçohej

Dhe kur bota është trazu
Rrugëve qorre kur jam shku
Kur m'kan sha e mallku
N'prehër tënd jam rehatu
Me ledhatime m'ke shëru

Dhe kur jeta më është shtjerrë
Kur shpresa shkoi bjerrë
Kur asku s'gjeja shpëtim
Ti, NANË, ishe engjullim im
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Jeni te lutur te mbeshtesni krijimtarin tone modeste ,qe ndajme ketu me ju!
Kjo arrihte nepermjet leximit,votimit dhe mbeshtetjes se cdo anetari ketu!
Ju flm!! 🤗
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Jeni te lutur te mbeshtesni krijimtarin tone modeste ,qe ndajme ketu me ju!
Kjo arrihte nepermjet leximit,votimit dhe mbeshtetjes se cdo anetari ketu!
Ju flm!! 🤗
ke po lut mi? Ghost-at??
1BPP.gif
 
Top