• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Shtator 2020!

Krijimet e muajit Shtator 2020!


  • Totali i votuesve
    37
  • Poll closed .
Pershendetje te dashur anetar e ketij formatit, dhe ja ku jemi perseri bashke me krijimet tona. Le t'i lexojme te gjithe se bashku.
Mos harroni te komentoni dhe te votoni.
5636918dc5eaf171afda5a0b8b0d83cf.gif



1. Ne te dy

Per nje çast dua t'i hap syte,
ty o dielli im, te shikoj.
Te shikoj rrezet e tua si misherim,
si shpetim, per shpirtin tim.

Ty dua te shikoj,
lule je ti per mua,
Ah o Lulja ime sa do doja,
ne krahet e mia te kisha, te perqafoja

Si dy lumenj te çmendur,
te dy bashk te terbuar.
Pa ndalur vrullin,
Askush s’guxon per te na helmuar.

Aty diku, te dy te qeshur,
me shpirt te kryqezuar.
Te dy te lidhur duarsh
si dy femije te dashuruar.



2.ERË E DIELLTË...

Përpiqem të marr prej buzëve të erës,
rrëmujën e flokëve mes gishtash
e sërish s'ia dal.
Ka një dritare hapur qielli.
"Është arratisur bija e diellit"-thanë
E pabesueshme për të qënë në tokë!
Të gjitha herët, që nuk
kam thirrur "e imja"
më ka munduar e njëjta gjë:"si të të zbres nga aq lart?"
S'e kam frikë mosngopjen- ta dish
e nuk më lodh dot ëndrra e gjatë.
Ushqej pritjen me paqe e buzëqeshje prej teje, bijë e diellit.
Është art!
Ti nuk di dot magjinë e lëvizjes
së kordave ndjesore që shkakton.
Zgjatem të prek butësinë e mollëzave
e mes gishtash fort të mbaj.
Në u qetësofshin flladet,
fliji ulje-ngritjet e kraharorit në meskrahë,
të di si fle gjakut, një zjarr!



3.Unë

U mbyta në pellgun që vetë krijova,
Loti u flliq, e flliqësinë shijova.
U mbyta nën rrezet e ylberit ,
I kujtova Diell, por qenë armët e Hitlerit.
U mbyta nga duar që nuk qenë paqësore,
Qenë fantazma , por e quanin veten mbretërore.
U mbyta nga një copë dëshirë.
Dëshirë e thartuar, një fundërrimë!
U mbyta duke pirë një pikë ujë,
Lemzën e përthava, por zëri u shpërngul.
U mbyta e isha vetëm pa njeri.
Formova miq e shokë, por vdiqa në vetmi!


4. Vjeshte e padeshiruar.

Gjethet filluan te bien,
sikur endrrat e mia
dite pas dite.
Era perkund
kujtimet,
ne kolovajsen prej
qelqi te krisur.
Shirat u kthyen,
e me te edhe
stuhite e ftohta.
Vjeshta Erdh!
Ne te dy
nuk jemi me
duarshtrenguar...
Zinxhiri i premtimeve
eshte keputur.
Trendafilat e asaj
dite
u thane!
Fustani i bardhe,
u nxi dite pas dite....
Shpirtrat tane
u veniten,
Harruan....



5.Miremengjesi vjesht!

Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.

6.STINA E ZEMRËS

Iku zhegu rraskapitës.
Erdh puhiza vjeshtarake.
Si një mbretëreshë e artë,
zbret ngadalë nëpër sokake.

Me fije ari te qëndisur,
ngado pemët vezullojnë.
Tunden degët e dalldisur,
lëshohen gjethet,fluturojnë!

Sinfoni ngjyrash!
Atmosferë kënge!
Kërcen natyra,
kërcen me ëndje!

Madhështore është kjo stinë!
Ngjyra ngjyra, larmishmëri!
Ndonëse më pak gjelbërim,
Përplot fruta, mrekulli!

Shumë e dashur ësht’ për mua,
Në vjesht linda!
Në vjesht njoha!
Si vendlindjen ktë stinë e dua,
Në vjeshtë edhe u dashurova!

Puthje të zjarrta, lagur në shi!
Fllad i ngrohtë dashurie.
Rrug’ të mendafshta, larë në flori,
Tabllo ndenjash kënaqësie!

Mirëse vjen ,
vjeshtë e bekuar!
Që gëzon shpirtrat e dashuruar!


7.Feniks!

Po te shkruaj ne mes te dallgave te zemres, e rrethuar nga heshtja e perjetshme.

Befas nje tufe me zogjsh shfaqen mbi mua. Pyes veten se ku po fluturojne, a eshte e mundur qe keta zogj te jene fenikse?

Nje Feniks i smeraldit qe do te perplase krahet per te gjetur te verteten.
......
Je e dashuruar me ate?
Po jam e dashuruar.
Po, e dua!
Po, trembem mos i ndodhe ndonje gje.
I urrej te gjitha ata qe ja heqin buzeqeshjen e saj te bukur.

Po, kam frik nga mungesa e saj ne boten time.
I pranoj te gjitha vetem te jete e lumtur.

Dashuria ime per ate rrjedh venash.
Eshte aq afer zemres sime,
Si nje lule e ngulitur thell ne toke.

E embel, e vogel, e brisht
Bredhacake ne dhomat e zemres.
Si nje pulebardhe, si nje yll nate.
Te dua ashtu sic je ndryshe nga te tjeret!

C'eshte kjo arome e kendshme misku, qe kaploj toke e qiell?!
Dhe ky engjell ne toke, i zbritur nga parajsa?

Dhe un si nje Feniks duke tundur ne menyre te deshperuar krahet, per te arritur.


8.Lamtumirë

Dikur... mendova se ishim vetëm dy
Kur shikimet tona ishin një
Cdo gjë shkëlqente..
Kur trupat tanë ishin një
Dhe dielli xhelozonte
Kur zerin tënd dégjoj edhe
Hëna ka më
Shumë shkelqim ...më thoje gjithmonë..
Kur syte tane beheshin nje , cdo gje transformohej

Kur , kur ,kur ....
Tashmë i perket të kaluarës...
Asaj kohe që nuk kthehet më

Kudo , në çdo hap, cdo tingull
çdo gërmë , çdo sekondë
Kujtova se bota ishim vetëm ne

Deri ne momentin qe
Njoha zhgënjimin

Ne dy nuk ishim më dy
Në fakt kishte qen cdo gjë përvec e kunderta asaj se mendoja
Shumë naive që besova në dashuri
shumë e lumtur kur e kuptova....

Kujtova se bota ishim ne të dy
E kjo zgjati me vite
Një dite të larget shfaqesh përsëri
Ashtu si erdhe , ashtu ike .
Ndjenja ishte zhdukur tashmë
Atëhere ...Me ngule thiken thelle në shpirt
Aty kuptova qe dashuria ishte kthyer në dhimbje

Dikur ishim vêtem ne të dy
Sot jemi thjeshtë dy të huaj që me nuk njihen
Tashme zhduku ashtu sic erdhe

Ne enderr nuk jemi me dy.......
Nuk e di ka qen ego apo dashuri
Nuk dua të mi fshish më lotët ...
 
Suksese të gjithëve e ndjesë për përshkrime sipërfaqësore, edhe pse i kam lexuar me vëmendje të plotë. ☺

1. Ne te dy
Aq e pastërt dashuria për të. Është mbresëlënëse se si autori kërkon të ikë nga makthi në ëndër drejtë një realiteti të bukur, të dëshiruar. Por, shoh një shpirt të kapituluar ose në pritje! Uroj të jetë kjo e dyta dhe ëndrra t'i realizohet sa më shpejtë që është e mundur. :) 👏

2.ERË E DIELLTË...
Kjo më rrëmbeu që në leximin e parë. Një rrezatim kozmik, ku energjia kinetike ka pikënisjen e ngadalshme duke filluar me lojën e gishtave në flokë. Imagjino përshkrimin e forcës lëvizëse për prekjen e gjithë trupit të protagonistes..... të rrëqeth mishrat.... 🤭👏

3.Unë
Se si më duket sikur e kam shkruar unë! Një jetë e tërë me mjeshtri e formuluar në ca vargje. E impresionuar.:)👏

4. Vjeshte e padeshiruar.
Ah! Sa vargje edhe janë mishëruar nga artistë të mirëfilltë. Më kujton filmin Autumn in New York. Një reverzion rolesh i përpunuar me mjeshtri pende. :)👏

5.Miremengjesi vjesht!
Mirëmëngjesi edhe ty, poet i lmisur, që dashurinë e gjen edhe në mendimet më sipërfaqësore të një shpirti thelbësisht të trazuar. :)👏

6.STINA E ZEMRËS
Aaaa sa të kënaqet shpirti poetik për ngrohtësinë në krahëror që të jep ky shkrim. Po ku ka si ngjyrat e vjeshtës që mrekullisht janë përthurur në vargje? 💙👏

7.Feniks!
Rrëmbyes edhe ky shkrim. Të jep ndjesi të një dashurie univerzale, të papërcaktuar. :)👏

8.Lamtumirë
Lamtumirë e arsyetuar, kur ke paqartësi ndjenjash. Më mirë një fund i dhimbshëm se një një dhimbje pa fund - e këndoi Elita 5. :)👏

p.s. ju lutem të na mundësoni të japim së paku tre vota. 🙏
 
E vogel je qe spo kupton shakat.:)

per temen: akoma se kam vendos kujt tja jap voten po qe do votoj dihet. Kshu jam dhe ne teme .
Tani po ju drejtohem seriozisht ty edhe Monit, cfar shaka Skuptova?? E kur thash sjam e vogel, e thash me shaka, shikoni ikonat.
Mos Vie mosni aman, mos I beni Njeriut at qe sdeshironi juve tjua bejn. Dhe tani vazhdoni forumoni dhe mos beni se jeni te prekur se ne asnje vend Sju kam ofenduar.
 
Tani po ju drejtohem seriozisht ty edhe Monit, cfar shaka Skuptova?? E kur thash sjam e vogel, e thash me shaka, shikoni ikonat.
Mos Vie mosni aman, mos I beni Njeriut at qe sdeshironi juve tjua bejn. Dhe tani vazhdoni forumoni dhe mos beni se jeni te prekur se ne asnje vend Sju kam ofenduar.
Sa e sterzgjate .:)
Nese ishte me shaka atehere jemi okay.
ky ishte qellimi te kuptohemi . Kur jam ankuar se me ke ofenduar mi?🤔
Hajde tash ti lem fillozofite se sja vlen . Futi nje fshese ktyre chit-chateve dhe u kry.
Pacim e lexohemi ne tema te tjera nashti lule (ktu do vi vetem kur te hedh voten.)
 
Sa e sterzgjate .:)
Nese ishte me shaka atehere jemi okay.
ky ishte qellimi te kuptohemi . Kur jam ankuar se me ke ofenduar mi?🤔
Hajde tash ti lem fillozofite se sja vlen . Futi nje fshese ktyre chit-chateve dhe u kry.
Pacim e lexohemi ne tema te tjera nashti lule.
E sterzgjate ti. 🙂
Rilexoje veten E vogel je qe skupton shakat. Dhe kam then shum here: mos I perulni te tjeret qe te ngriheni vet.
Tani vazhdoni me at qe ju Hec mhb.
 
Private conversations
Help Users
    Top