• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit shtator 2017

Krijimet e muajit shtator 2017


  • Totali i votuesve
    9
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
pershendetje lexues te kesaj teme..

Giuseppe-Faraone__Autunno_g.jpg

tema e muajit ishte : "Amfibe te perbaltura"
kete muaji kemi tre krijime dhe per ju do jete me pak e lodheshme te lexoni e do ju marre me pak kohe..




1. Stoli vjeshtor.


Ndjeva ikjen e hapave te tu te trisht,vjeshta hjeshonte per keq ate skene nostalgjike,ku shpirti derdhej ne dhimbje dhe hapat e tu se kuptonin.
Syte gjysem te perlotur,pikat e shiut binin pa meshire siper qerpikve te mi.Gjethet binin furishem dhe martoheshin me token,kjo e fundit u merrte jeten,me premtimin qe do i rikthente ne pranvere.
Dielli here dilte e here fshihej athua kishte duel me mua dhe ty , shenonte pikat e ndarjes sone.
U ula ne nje stol,me ne fund hapat e tu s"me shqetesonin me,te pakten jo vizualisht,xhingset e tu blu iken bashke me nje re te turbullt dhe me lane ne qetesine e nje vetmije qe duhej prekur fundi.
Dreqin, gjithnje me kane pelqyer emocionet qe te zhveshin ne dhimbje pa ze,ne forcen e nje ndjenje qe te ekzekuton ngadale ,embel dhe kerkon damret e tu nje nga nje duke testuar se deri ku shkon mendimi,ndjenja dhe cfare ne mund te perballojme.
Epo ne kete dite nje gje ishte e sigurte une dhe syte e mi me qerpiket e mi te bukur(kshu me thoje gjithnje ti) do perballonin ikjen tende, cuditrisht sdo beja as nje hap pas teje,le fizikisht por me duhej te ndaloja mendimet drejt teje.
Binte shi,une gjendesha ne stolin vjeshtor, gjethet rrukulliseshin krejt lozonjaritet,kembet si ndjeja , s"doja as te levizja ne fakt, thash me vete,cpo me duhen tashme as kebet ne nje situat te tille,le te pushoijne dhe keto pak.
Ktheva fytyren nga qielli,pikat e shiut me perqafonin me fort,mendoja me vete, shiu do arrinte te me fshinte mendimet e trishta, te me lante lotet dhe ne fund do gjendesha ne nje diell vjeshte te ri,ne nje dite te re,ne nje mendim te ri,dhe ne nje ndjenje te re.
Ah ngjane tradhtare kjo e fundit,por jeta e tille eshte i dashur,nese ne duam te jemi te denje gjate saj duhet te kemi gjithnje nje ndjenje te forte per te perqafuar,dhe si cdo gonxhe qe hapet dhe thahet keshtu dhe njerzit,njihen takohen,perqafohen e pastaj shpesh neper stacionet e jetes duhet te marrin trena te ndryshem.
Une e ti morem dy te kundert komplet,por c"rendesi ka e rendesishme eshte qe te dy morem nga je tren.Uroj qe ai i yti, te kete ndonje gote vere te kuqe,kur buzet ti ndjesh te thata ,kur nostalgjia te te zhvesh e nder kujtime te kujtosh qerpiket e mi te bukur,vera e kuqe te arrije te ngrohi zemren per te te percjellur ne nje moment tjeter,sic mua tani do me duhet nje tjeter vendim per tu ngritur nga ky stol ,te braktis gjithe cfare me ka kapluar ne keto momente.




2. Bie shi per te huajt.


Luhet piano per panjohurit. Ka zera te embel qe askush si degjon. Digjen shpirtra qe asnje si ka shuar. Kolovarese bosh qe tunden. Hapa qe ndalen tek dera e duar qe nuk trokasin. Ofshama qe treten ne dhome e trupa qe pastaj i kthejne kurrizin njeri-tjerit. Perendime qe njerez sjellin e agime qe i ben armiq. Me gjilpere nuk qepet cdo gje. Edhe guret e thepisur behen te lemuar nje dite. Ka vjeshta pa cizme , e gjethe qe nuk shkeputen. Zera qe asnje nuk degjon. Sy qe terbohen qe asnje smblodhi si margaritar. Marinaret ishin te zene me sirenat.
Per gotat e veres qe u thyen e per ata qe me nje fryme poshte u rrokullyen.
Per buzet vishnje qe puthen pa u lodhur ne adoleshence e per ato roze qe u ruajten me fanatizem deri vone.
Per shpirtrat e dlire qe ngapak njolloseshin me dashuri te deshtuara.
Per njerezit qe shiu la pas.
Sepse shiu bie per te huajt.




3.Amfibe


Sapo kisha mesuar te lidhja lidheset e kepuceve e cdo dite prisja te vinte vjeshta per ti veshur...Edhe ja kur vjen mengjesi ku shiu nuk reshte se reni dhe kepucet e bukura te kuqe varak, qe mamaja ime kishte dashur dy ore ne rradhe per te mi marre, ishin gati per tu riveshur !! Riveshur sepse nuk kisha ngurruar ti provoja as nga vapa, as nga rera, as nga buzeqeshjet e as nga veshtrimet e pushuesve mbi mua e mbi kepucet me qafa ne mes te veres.... E tani ato preknin balten e rruges per ne shkolle e gjeja e vetme qe me terhiqte vemendjen ishin lidheset, qe te nderthurura neper vrima kryqazi me shtrengonin kembet e vogla.
Tymi tregonte qe mesuesja kishte
hyre ne klase e kishte ndezur soben dhe ne pas rreshtimit , kontrollit te pastertise dhe paraqitjes se forces futemi ne klase.Papritur ajo me therret menjane dhe pas pytjes se ku i kisha marre me thote me percmim se partia ben pune te arte...
Dekata te tjera me vone i shoh pak a shume te tilla ne kembe te nje femije... buzeqesh me shume kur e shoh si ecen pa vemendje kur pa dashur kujtoja facoleten e pambukut te bere pis per te hequr gjate gjithe rruges balten qe shemtonin kepucet e mia te kuqe varak
Mjafton nje kepuce per te kujtuar gjithe ate balte ku ke ecur,ku ke shkelur e sa bote e piset ishte dikur.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Ohh sa embeeel :)))
Qe te treja.

Me hyri me ne qejfe e fundit
Sec ka nje lloj embelsie...te mberthen ne kujtime te mban rob aty
Te ben pjese te skenes.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Ohh sa embeeel :)))
Qe te treja.

Me hyri me ne qejfe e fundit
Sec ka nje lloj embelsie...te mberthen ne kujtime te mban rob aty
Te ben pjese te skenes.
jan vertet te embla nick
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Votova 1-shin,edhe pse paska bere plot gabime ne te shkruar..xhingse,apo xhinse,si shkruhet? ;)
ato jan gabimet e kija se un perdor vetem telefonin dhe e kam pak te veshtire te shoh te plote postimin.. tme fal krijuesi i shkrimit nr 1..
po sme the o abis pervec jeans cfar te pelqej .. cemocion te ngjalli na thuaj edhe ndonje gje te bukur :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shume te bukura krijimet :)

Vecoj 2-shin.
"PEr te huajit"

Suksese!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
2shiiiiiiiiiiiiiiiiii sh sh i kendshem. :)
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Origjinale dhe te kendshme te tre , por
I treti merr voten time kesaj radhe.

Amfibe sec me tingellon paksa si deja vu ose me mire si déjà vécu.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Vota ime shkon per 2 - ten
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Votoj të dytën: "Bie shi për të huajt"
Edhe e treta më pëlqeu, por votën ia dhashë të dytës, më duket më filozofike.

Shumë pak krijime këtë muaj, vetëm tre...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
O janaaa ku jeeee?
Duam te dime fituesinnnnn ...:)
 
Top