• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit Qeshor 2019

Krijimet e muajit Qeshor 2019


  • Totali i votuesve
    17
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Qeshori erdhi me 1000 buzeqeshje,
me numrin e nje dore shkrimesh,
me1000 ARSYE perse eshte aq e bukur kjo teme,
me emocionet e BUZEQESHJEVE FEMINORE,
me NJE KURTIZNE NE TEATER,
me 1001 JETE ME TY,
me BRISHTESI,
me enderra,
me kujtime,
.....me krijimet qe do lexoni ne vijim..



1. 1000. Arsye...


1000 Arsye gjetem ate dite kur rruget tona i ndame!
Harruam fjalet e thena,se neve as vdekja ska fuqi t’na ndaje..
E merzitem aq shume njeri tjetrin...sa sot mirdita nuk gjejm force me i than...Menduam kete liber e mbyllem...
e harruam se t‘gjitha ishin shkruar ne ditar.....
Nuk me deshe kurre!
Ishin fjalet qe dilnin nga gjuha jote e zemra rrihte me aq fuqi sa doja te mbetesha perjetsisht e jotja..
E sot 1000 buzeqeshje mungojne,
1000 arsyje dashurine tone nuk e arsyetojne...





2. Buzeqeshjet e mia feminore


Nese do mundesha te ktheja kohen pas...
Nese do mundesha, do perqafoja e falenderoja mamim me shume sec e kam bere deri me tani.
Nese do mundesha, s’do reshtja se perserituri babait se jam kaq e lumtur qe i kam ngjare ne cdo detaj tijin.
Nese do mundesha, do kthehesha pas ne kohe e ti hidhja dhe nje here duart rreth flokeve te gjyshes qe nderroi jete.
Nese do mundesha, do i thoja vellait, papushim se sa shume e doja dhe dua.
Dhe sa krenare me ben me eksperimentet e shpikjet e tij.
Nese do mundesha, do me zinte gjumi cdo nate pa reshtur prane gjyshit tek dhoma e ndjenjes.
Nese do mundesha, do kaloja me shume kohe me tezen time te preferuar teksa e therrisja Ana.
Nese do mundesha, do doja te jetoja gjithmone ne shtepine e nenes, e te flinim tek dhoma e vogel ne fund te shtepise.
Nese do mundesha, do ulesha serish ne tapet e ti peshperisja mamit cdo gje qe kisha bere ne shkolle gjate dites.
Nese do mundesha, do shikoja cdo nate qiellin plot yje para se te shtrihesha per te fjetur.
Nese do mundesha, do shkoja me vonese qe te humbisja fluturimin vetem e vetem qe te qendroja me gjate ne shtepi.
Nese do mundesha, do mesoja me shume gjuhe te huaja nga 100-ra miq internacjonal qe kam patur.
Nese do mundesha,nuk do qendroja asnjeher ne nje vend te vetem.
Nese do mundesha,me shume mundesi do doja te fluturoja prej se ardhmes, sepse,
Nese do mundesha, do qendroja gjithmone femije....




3. Nje kurtizane ne teater.


Ishte zagushi ate te merkure me shume se ditet e tjera. Caji i ftohte me gjethe mente te fresketa po fillonte te ngrohej. Murakamin qe lexoja...dhe djersa qe ndjeja ne kurriz po behej e bezdisshme. As kenget kubane ne radio sbenin efektin e duhur. I vetmi lokal ku zerat ishin me pak se nje peshperitje. Karrigia perballe u largua dhe pashe silhouetten e tij qe u rehatua pasi futi nje gisht nen kollare dhe u clirua. Nje sikur ka marre zonjusha :porositi. Pastaj veshtroi mua..veshtroi goten e shtoi : plus dy shotsa gin brenda. Fundi qe arriten tek gjunjet me palat e shkujdesura nxirrte ne pah kofshet e nxira dhe te djersitura. Ndersa erdhi pija ndjeja veshtrimin e tij, hiri tha. Ne dore kisha harruar cigaren qe digjej dhe hirin qe derdhej mbi tavoline. Vere?- vazhdoi me pytjen ndersa me ishin thare gryket dhe caji ishte ngrohur. Pohova me koke. Vera erdhi. Te dy shijuam ca gellenjka. Nuk e di nese syte e tij magnetik bene qe te perplasja mollzat e gishtave tek bishti i gotes e te kendoja me ze te ulet "la vie en rose" . Dhe ai mbylli per nje sekond syte u mbeshtet tek karrigia e nxori paketen e tij te cigareve. Po rrija me nje te huaj ne tavoline po kendoja,lexoja dhe po pinim vere. Ai me ofroi nga cigaret e tij dhe une pranova. Shtellungat e tij te tymit perplaseshin te kraharori im me pahir. Kollarja e tij jeshile cekte majat e gishtave te mi. Syte e tij studion cdo pike djerse ne qafe ndersa bashkoheshin me floket dhe kaloi gjuhen lehte mbi buze. Vapa kishte thare cdo por ne lekurat tona. Ai veshtroi oren dhe pas pak u ngrit. Ndersa une ngela me zemren e ngritur peshe per nje hov desh u ngrita por ai ndaloi dhe tha : te nesermen ne te njejten ore? Pohova me koke. Pas pak minutash duhej te isha dhe une ne teater ndaj u ngrita me gjunjet cdo organ femeror qe pulsonte brenda meje dhe shpejtova hapin. Sapo kishte filluar shfaqja dhe u ula ne vendin e pare te gjetur bosh.
Ajo ishte nje pianiste cekosllokave ,gishtat e saj te holle perkedhelnin cdo pentagram dhe fustani i saj i bardhe nylo derdhej me aq hir mbi te. Dhe pas nje gote vere nje te huaj qe shkundi jeten time me nje facolete nga ata qe kishte qendisur nena per mua ,fshiva cepet e syve.

Diten e dyte kisha akoma per te lexuar. Fustani veror ne dantella anash nxirrte ne pah te pasmet e mia. I njejti lokal , e njejta muzike i njejti i huaj qe u ul ne karrigen perballe e njejta alkimi qe me rrembeu. Liroi serish qafen nga kollarja. Porositi vere dhe kesaj rradhe sdenjoi me asnje shikim. Ose duhet te jete i cmendur ose totalisht me probleme deri ne fyt. Libri ishte "Kurtizane Aisha". Syte e tij ishin te zinj..te thelle..te zinj pus. Cben nje kurtizane kur nuk eshte e detyruar te studioje te huajt? Pytja e tij erdhi si rrufe. Ndaj mora goten e veres u ngrita dhe thashe iken ne teater cdo dite per dy jave rresht e fshin syte akoma pa u njomur. U ngrita dhe ai priste. Une prisja veten. Ndaj u ktheva : neser ne te njejten ore? Zgjati goten nga une dhe une vrapova drejt teatrit. Kesaj radhe lotet preken faqen. Tingujt tregonin per nje ushtar dhe nje armike. Se si ushtari e donte dhe se si armikja u sakrifikua per te. Gishtat e holle te cekosllovakes ishin dicka jashte perditshmerise.
Te nesermen ika serisht ne te njejtin lokal. Pas gotes se 3 te veres e ai nuk vinte. Dhe ndersa kemisha prej sateni ngjitej me shume ne trup urdherova kembet te ngriheshin. Ai sdo vinte me mesa duket. Sapo dola jashte ai u gjind perballe me nje gramofon ne dore dhe kenga la vie en rose, qe dilte dobet nga aty. Mendova se sdo dilje me tha, pa mendo te hyja me kete ne lokal kushedi si do me shihnin njerzit. Ne te vertete njerezit ishin rreth tij dhe prisnin cuditshem. E kapa nga dora dhe arrita tek shkallet e pallatit. E une mendova se sdo vije me i thashe duke i hedhur kembet rreth belit.Pantallonat e tij u hapen. Kemisha ime prej sateni u shperthye nga kopsat dhe nje dere ne pallat hapej. Dhembet e tij u ngulen tek majat e gjokseve dhe ndjeva mishin e tij brenda meje. Hapat afroheshin ndersa ai luante me qafen time dhe ndjeja floket qe terhiqeshin nga pas. Isha pezull ne ajer duke u mbajtur tek nje shkalle hekuri dhe po i ofrohesha nje te huaji si nje kurtizane e nje libri cfare do. Psheretimat tona u bene te shpeshta. Hyrjet e daljet e tij brenda trupit tim do sillnin shpejt ne kthina te paepshme keshtu me nje ze te mbytur aty afer veshit te tij nxora gjithe deshiren per te.
Futi thelle koken time mes gjokseve dhe ndjeva ngrohtesine qe derdhej mbi kofshet e mia. Me terhoqi nga dora ne menyre te rrufeshme dhe dolem ne ane tjeter te shkalleve. Hapat kaluan dhe ai buzeqeshi lehte. U ngrit. Une hapa deren e apartamentit dhe solli gramafonin aty. Mbylli deren lehte dhe une u shemba ne shtrat. Kenga la vie en rose qendronte akoma dhe une nuk e dija ne c'udhe te kontrolloja emocionet. Por se bera. Shpertheva ne te qeshur e ne te qare. E marra Mare i thashe vetes.
Te nesermen udhetova gjate. Kembet me dhimbnin nga kepucet dhe ne darke iu afrova lokalit. Kamarjeri mohoi me koke dhe une u largova. Po ashtu dhe diten tjeter. Dhe diten tjeter akoma..aq sa u dorezova. Skisha me as teater per te pare. Asgje sdo ma shkundte me zemren. Dhe u bera gati te nisesha. Dy gota vere degjova zerin e tij.
U shemba ne karrige. Buzeqeshi lehte. A thua e dinte mire se une do shembesha e do e prisja. "Kurtizane Aisha" kesaj rradhe po e lexonte ai me cigaren qe e harroi me gishtave. Nuk e dija sa human ishte.
-Dimitri.
-Dimitri?
-Emri i atij me te cilin bere seksin me te mire ne jeten tende deri tani.
Buzeqeshi serisht triumfator. Ndeza cigaren e rradhes dhe piva gjithe goten e veres. Ndersa u bera gati te ngrihesha tha : kam dy bileta per ne teater..eshte nje pianiate cekosllovake qe do te beje te njomen syte Mara. Pasi kalova syte cuditshem mbi ate ai preku bllokun tim te shenimeve " leter te panjohurit me te cilin bera seksin me te mire ne jeten time deri tani". Ndjeva faqet te skuqeshin dhe terbimi te merrte rrugen, por ai me qetesi te madhe vazhdoi : Mara me ler te te njoh dhe une kam bere seksin me te hatashem me ty deri tani. U ula perballe tij dhe ai lexonte serisht ndersa une pija cigaren e fundit te asaj dite dhe e veshtroja.
Mbase..mbase diku ne antikitet ne jemi takuar mendova,mbase jemi po i njejti ushtar dhe e njejta armike qe takohen ne teater cdo nate. Porosita vere tjeter per te dy dhe ndjeva vetem shpirtin qe ngrihej peshe ne ate dite te fresket vere.




4. 1001 jete me ty!


Te shoh dhe as veten me se njoh!
Koken pas e kthej dhe befas ndjej si shpirti im ,shkeputet nga une dhe drejt vrapon. Kohe e shkuar me kthehet , e ndjej ato emocione te frikshme ,duart me dridheshin vetem teksa silueten tende nga larg shihja, zemra vendit gati dilte per te arritur nje cast e me pare tek ti, e te shkrihej ne nje perqafim.
Ti ma ke pritur gjithmonë krahëhapur zemrën, në duart e tua ka rënë gjithnjë e butë, ajo lozonjare ndjesish që mi bën gjithë qelizat të dridhen. Ajo dreq zemër që është peng i mbetur tek ty.
Frika ne cdo cast me ndiqte ,sepse e dija se asgje nuk do zgjaste dhe nuk doja te harroja endrrat e mia, sesi jeta me drejtonte ne cdo moment drejt teje.
Ndjeja se kudo te isha , kudo te shkoja , ti do ishe kulmi I jetes , e kurdo qe kthehem perballe teje shpirti grimcash behet.
E kupton valle sa me demton?! Nga bota me vecon , nje tjeter dimension me jep ..ate te ndjesive , te emocioneve, te shkendijave, te cmendurive , te paharrueshmes , me ty veten harroj!
Ne cdo moment me ty harroja, harroja botes ku perkisja , ende harroj ne cdo ritakim tonin sepse historia jone perseritet, dhe riperseritet si rrotullimi yne rreth diellit.
E di valle c’fuqi poseidon? Ate me te cilen mua mberthyer brenda vetes me mban perhere e me shume,sa une ne pranine tende zgjedh te hesht ,nuk mundem te vrapoj sepse cdo ndjesi eshte e frikshme , filli i cdo mendimi keputet, frymarrja me ndalet, e zemra humb bioritmet e saj….
E kupton valle se je hidherimi im me i embel?! Forca e 1001 buzeqeshjeve te mia…..e 1001 hijeve te ndryshueshmerise sime , e 1001 cmendurive te mia….
Qendro ky qe je dhe me ler te te dua ,sepse je i gjithi nje copez dashuri!





5.Brishtesia...


...shiu i imte u lagte floket,rrobat dhe dockat e tyre te vockla.
Hapat e tyre plote energji,zerat me ngjyra , shikimi i shkrire ne mijera lule sic i cel vetem maji.
Zhurmuesit e vegjel ju afruan oborrit te shkolles,te shkujdesur,plot jete dhe akoma me sy te pergjumur pershendesinin njeri-tjetrin,miremengjesi.
E ardhmja e jone qe po fillonte nje dite tjeter,drejte dijes,drejte mesimit,drejte katedres se shpjegimeve te enigmave te tyre.
Ashtu kureshtar e te pabindur ne rebelizimin e tyre feminore,zilja e mengjesit disi i kthen ne rrjesht,te pakten per dy tre minuta.
Dita e sotshme per ta ishte e vecante festonin ,festen e nenes.
Festen e qenjes njerzore qe ka fuqine te mbushte kete oborr me brohorima dhe buzeqeshjet e tyre.
Shiu filloj te pushoj,koha u rregullua , sikur dielli donte te behej pjese e urimeve te tyre.
Mesuesja ju foli embel,femije sot sic e dini kemi festen e nenes,nxirrni nga nje laps nje leter dhe shkruani urimet tuaja drejte nenave tuaja.
Fytyrat e tyre ngazellenin ,nga deshira dhe emocionet,fletet e fleterove neper duart e tyre te vockela shkruanin pa reshtur urime,deshira dhe mbusheshin me dashuri qiellore.
...mendova me vete,nese jeta ka nje dashuri,nje kuptim dhe nje arsye per te jetuar,atehere ajo arsye eshte buzeqeshja e femijes sone.
Pas pak mendimet mi nderpreu perqafimi me i ngrohte me i forte ne bote,im bir bashke me puthjen dhe urimin .-Mama te dua shume,je mami me e mire ne bote.
E ndier me fat dhe e priviligjuar, e shtrengova ne krahrorin tim si te vetmen dashuri njerzore pa kushte dhe te pakufi.
Buzeqeshjet dhe perqafimet bashke me urimet u bene refreni i oborrit te shkolles,i dites ,i diellit qe buzeqeshte embel ne qiell kur shikonte kaq dashuri ne toke.
Zot bekoje token njerzore me sa me shume buzeqeshje dhe urime feminore!!


ju pelqyen?
tani ju kerkoj edhe te vleresoni krijimin qe ju pelqej me shume..

Faleminderit te gjitheve !
 
Last edited:

Passion

Antarë i Respektuar
1-Fuqia e deshires,edhe koha godet ose sheron.
Varet.

E bukur . :)

2- Deshire
Thellim
Kerkim!

3- Teksa e lexova m'u kujtua ai libri i Alfred Pezes per Sarah. :)

Ne dileme a ish apo jo Sarah kurtizane?

Ne c'do fjali te prek me detaje c'do veprim.
S'di ne c'forme e shtrydh veten,edhe c'esence prodhon ky lloj i te shkruarit,por me befason. :)

Arrin te lexuesi te thoje (pene e arrire).
:)

4- Sikur ka krijuar nje topth te ndricur te sajen,edhe i dedikohet me fuqite e saj ta shenderroje ne diell.

Kete filozofi e te shenuarit me shpartallon.

I jap voten time.

5- Ambasadoret qe mbrojne tezen se bota eshte e bukur jane ata. :) Zot bekoje token njerzore me sa me shume buzeqeshje dhe urime feminore!!





'' Ju jam mirenjohes,edhe ju falenderoj te gjitheve atyre qe kontribuan me shkrimet e derguara per konkursin e letersise ne kete medium''

Jana!
Te pergezoj e falenderoj e ty.

Si nje ndjekes i ketij nenforumi
Falenderon
Passion!
 

Senseo

Cat got your tong?!
Shkrimi i pare ishte i bukur por pak i shkurter. Me pak me la mbresa ajo kurtizane ne teater vetem rrjeshta e para munda te lexoja per me teper snuk. 1001 jete me ty big up.

ps: shkruhet Qershor jo Qeshor :).
 

Tiku

Leri Minat...
Staf në FV.AL
Oh kush qeka ktu! My sens.
Te bukura krijimet letrare shume. Ju lumshin duart e vockla :p
Leri denglat dhe komplimentat ti po voto se keshtu quhet qe e ke bo detyren si antar i ketij forumi. :p :p
 
Top