Krijimet e muajit Qershor 2020

Krijimet e muajit Qershor 2020


  • Totali i votuesve
    31
  • Poll closed .

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
poezite qenkan sh te bukura. s'po di ke te zgjedh
 

NGU

Wild child full of grace
Vota ime shkon per krijimin nr.5, me pelqeu pak me sh se te tjerat.
Suksese dhe ju te tjereve:)

@Monique faleminderit per punen e palodhshme qe ke bere dhe qe ke pas nerva te forta:p
@Vajza urime dhe suksese njekohesisht per punen qe do besh, dhe icik me pak me kacabujte:p
 

sofia

Antarë i Respektuar
4.Je ti

Ky ritmi shume ngazellyes(jam te strofa e 1). E lexova me nje fryme te gjithen. Magjepsese eshte e vetmja fjale qe mund ta pershkruaje. Mungesa e nje rregulli per numrin e rrokjeve e i jep poezise trajta me prane realitetit. Pothuajse cdo fjale e ka te ngulitur rendin aty ashtu dhe nuk i gjen dot nje tjeter zevendesuese! Je unik~me qeteson kjo poezi gjithemone~. Sa per subjektin: ndjenja e rikthyer? Ne pjesen tjeter te poezise duket sikur ndjenja ka ekzistuar gjithemone dhe eshte rritur gjate gjithe kohes? Pertej te gjithave deri tani je pretendent per voten time!?

5. Nate Tetori
Histori kontraditash mes c'eshte, c'ishte dhe c'do te behet. Histori e dhimbshme, e drejtperdrejte nuk ka nevoje per cimbim per te arritur ne kuptim tjeter. Historia e shume femrave, mes te tjerash e ngjashme me historine e mamit tim. Nderkohe qe heroina qante, qante edhe qielli dhe jo rastesisht! Peshore ne shenje, peshore ne histori u befte. Mendoj se e ka shkruar nje mashkull. Historia eshte shume e shkurter dhe anashkalon disa momente qe une i quaj te rendesishme, per t'u perqendruar te pikat kyce, prandaj nuk me ngjalli shume emocion. ?????☔
 
Redaktimi i fundit:

sofia

Antarë i Respektuar
6. Bota ime
6. Bota ime

Shpesh here pyes :"E njeh ti boten time...?"
Je munduar ndonjehere ta kuptosh?
Po mua a je munduar ndonjehere te me kuptosh?
E ndjen ndonjehere si rreh zemra ime?
E kupton ndonjehere perse rreh zemra ime?
Je perpjekur ndonjehere te kuptosh c'te tregon cdo rrahje e saj?
Eh pra nuk e kupton
Bota ime është e thjeshte.. Jam une ne një sfere kristali!
Une një krijese e brishte, plot ndjenja te pastra!
Une një vajze e llastuar, e qeshur, e thjeshte, e dashuruar me jeten !
Une e veshur me difektet e mia, duke perkulur perfeksionin ne cdo skaj.
Une ku cdo tik-tak i zemres time rreh per te falur dashuri.
Une e cuditshmja, që vlereson cdo te keqe dhe adhuron cdo te mire.
Une naivja ,une feminorja e cilter ...une dhe vetem une ne kete bote timen te kristalte, ku me shume dukem si suvenir zbukurues i realitetit gri.
Une dhe Bota ime!
Bota perfekte!
Eh pra…
Gjithcka varet nga mendimet e zemrave tona. Lumturia,shpresa,besimi dhe gezimi gjendet ne secilin prej nesh....
Toleranca është virtyti !
Falja dhe pendesa është madheshtia ...Keshtu pra ... varet nga kendveshtrimi që e shikojme dhe menyren se si zgjedhim te jetojme.
Une kam zgjedhur që boten time ta "vesh" plot me ngjyra ,shprese dhe ngrohtesi, sepse "bota ime" është qenia ime!
:pDuket sikur e ka shkruar ajo vajza qe i ka thyer zemren atij djalit te shkrimi 3. Nuk e paskeni kuptuar njeri-tjetrinloolloollool Eshte e dhimbshme, kryengritese, po nuk e merr titullin e revolucionares. Nuk eshte ky qellimi ne fakt. Pjesa ime e preferuar: qe kur fillon perdorimin e anafores"une". Vargu i preferuar: :"Une e veshur me difektet e mia, duke perkulur perfeksionin ne cdo skaj." Shpreh versionin kembengules te vetvetes per te arritur me te miren pavaresisht rrethanave, te keqijave qe jo domosdoshmerisht na bejne fajtore. Perse ke perdorur thonjeza te folja vesh te vargu i fundit dhe jo edhe tek pjesa" une e veshur me defektet e mia"? Me la pershtypje pozitive ne pergjithesi.

7.
7. Plage e nurte

Plagë mbështjellē me plagë,
edhe ti
Me pluhur të nurtë,zbukuruar
Burim,ku koha ngjyen diell
Pranverë me flladtrazim,gatuar
Zgjatem, në krahë të të marr
Thërrmuar,sic jam thyer
Kujdes-thotë vetja-me ngadalë
Si prek një dhimbje,pa lënduar?
Njësoj,si të kurosh një flutur të rënë,që do kurim në krahë.
Kur,koha është bërë dimër,
i vesh netët me të bardha,
Lë merakun zgjuar
Kërkoj udhë për një lëndinë,
që çelet prej buzëve të tua
Bëj të mbështjell eshtrat,
kur fle shqetësuar,
Të mund frikën e jo-ve të tua
Nuk të ka ndodhur,dhimbjen
ta duash?
Uau! Pa fjale! Kam kohe qe nuk kam lexuar nje poezi te tille: moderne, plot ritem , te perfundoje me pyetje retorike...cdo germe te jete qendisur pa nje fije pe te shkuar keq. Po me kujton superpoezine "Himni i Bukurise" cuditerisht. Te dalloj 3 stine: veren(koha ngjyen diell) dhe pranveren dhe dimrin e ke shprehur vete qarte. Mos ajo eshte vjeshta? Shiu sjell dhimbje kockash, po ngjyra, aroma qe le pas eshte e natyrshme, e dashurueshme. Veshtiresia me e madhe e autorit eshte percjellja e ndjesive te lexuesi dhe kjo poezi jo e ka kaluar, por e ka tejkaluar. Bravo!:love::love::love:
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
Rikujtim: keni kohe edhe 7 dite te analizoni dhe ti votoni krijimet . ?
 

sofia

Antarë i Respektuar
8. Vetes
8. Vetes

Ti nuk e kupton,
kurrë nuk ke dashur.
Përpiqem une të bind,
ty o zemër e kalbur.

Nuk mundem më kështu,
nuk mundem më me frikë.
Sa do që jam përpjekur,
nuk ka fund me thikë.

Shpresoja do më kuptoje,
pse dreqin jam lënduar?!
Di që lotët nuk mi lexon,
shpirtin më kanë helmuar.

Ti nuk e kupton,
kurrë nuk ke dashur.
Kurrë mos e kuptofsh,
veten tënde s'ke dashur.
Bashkebisedim zemer-njeri qe mban zemrenlool:love:. Rregullsia me mahnit. Per vargun e fundit do te te propozoja : venen a s'e paske trashur? lool
Ajo qe me cudit eshte se bashkbisedimi nuk ka referent (eshte normale) dhe me duhet te rri ne gjendje te ngrire per te kuptuar se per cfare behet fjale. Besoj se per ndarje meqe zemra kalbet, ka lote. Zemra eshte e kalbur dhe perseri nuk e komandon dot mendja ashtu sic sistemi i operimit windows 2007 nuk e komandon dot me PC me te njejten shpejtesi se eshte i kalburloollool s'me besohet qe e bera kete krahasim.

9. Yll apo skllav
9. Yll apo skllav

Yjtë në qiellin e lagur
Shndrijnë më pak se kurrkund.
Shtegtojnë në shkretëtirën e shtangur,
Dhe veteveten nuk gjejnë asgjëkund.

Marrin frymë, po s’jetojnë
Varin veten në qiellin pa re.
Po dritën prapë e lëshojnë,
Edhe pse s’ka jetë mbi dhe.

Krijojnë shembëlltyra mijëra vjecare,
Bërtasin kotësisht kur s’kanë zë.
Të tjerët rrugëtojnë pa kokëcarje,
Edhe pse qielli nuk I nxë.

Plagosen per vdekje nga drita,
ngjyra u vjell papritur.
Me teper I frikeson erresira,
Se lideri i paditur.

Ua maskojne muskulin e vetem
ate qe gjaku ua ka cjerre.
Skllav linden, skllav fjeten
Zoti paste meshire!
Kjo me kujton "Recital Malsorit": nga Migjeni. Ai ka nje grusht,ti ke nje yll. Ai ka nje mal, ti ke nje qiell. Hapesirat bosh ia zene te tjeret. Vargu i trete me terheq vemendjen me renditjen e fjaleve qe fillojne me "sh". Sec eshte nje shprehje qe ka fjale me "sh" ne gjithe fjaline.:p Me pelqen qe ke perdorur 5 strofa, aq "krahe" sa ka ylli. Do te te pyesja ku e di qe ekziston Zoti?lool Apo e ke fjalen si lider me suprem se sa e heq veten supremi i tokes qe kerkon te barazohet me Zotin? Dhe po, nqs so isha ky yll do me shqetesonte me shume erresira(ne kuptimin joemancipimi, jorevolucionarizimi) se sa lideri i paditur. Bukur!??
ps: Duket me teper si skllav se sa si yll.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ndersa per mua kjo 9-nta meqe po e lexoja dhe une tani, sikur ka kontradikta nga vargu ne varg. ?
Tematika eshte e kuptueshme por s'ka rrjedhshmeri mendimi. Psh. 1. Varin veten ne qiell dhe driten prap e leshojne?! Si mund te leshoje drite nje "yll" qe(sic e ka pershkruar vete me siper) "shndrijne pak, nuk gjene veten kurrkund, nuk arrijne te jetojne", etj etj
2. "Te tjeret rrugetojne pa kokecarje dhe pse qielli nuk i nxe"?! Ne fakt ata qe ecin pa u shqetesuar nga zhurmat ata e kane te gjithe qiellin per vete. ?
Disa vargje i ka te lezetshme ama me bejne habi ca te tjera kur mundohem t'i lidh s'me lidhen ??
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nejse se kshu analiza skam kohe dhe nerva shume por voten ja dhash 4tes -"Je ti. " Tani ne 2 te nates me erdhi fiks si melodi e paqte! ??
Me ngjiti me sh se tjerat ne fakt. Ndonese kishte vertet te mira kte muaj.
 

sofia

Antarë i Respektuar
:(
10. Nene
10. Nene

Nene ti shkove ne tjeter bote
e ketu ti me le mua
me sun ta degjoj me
fjalen bir te dua

Te morri zoti ty moj nene
e me la mua pa ty
merzitem shume moj nene
që nuk mund te shoh ne sy
Shpesh mendoj per ty nene

Kur afrohem te varri yt
syte me mbushen plot me lot
nene ti me le mua
e shkove ne tjeter bote

Te gjithe me shikojne moj nene
ndoshta ju dhimbsem une
Oj nene te gjithe e kane ditur
se te kam dashur shume

Kur flej naten nene
veq per ty mendoj
do te doja te kem prane
dhe fytyren tende ta ledhatoj
Se pari ngushellime per nenen(nqs e ke humbur me te vertete)!:eek: Se dyti:cool: ai "morri" te vargu i pare strofa e dyte po me kercen mbi kokeloollool
T'i kthehem normalitetit: Eshte e dhimbshme, por eshte ngjarja e dhimbshme, jo poezia. Me fal if i dashed your hopes to the ground. Po them ato qe vertet ndiej dhe erresira nuk me genjen dot. Ka shume perseritje fjala nene. Po, e vertete qe e ben lajtmotiv, po nuk cuditesh nqs ne vargun e trete perdoret perseri fjala nene dhe ne vargun e 5 perseri. Ke 5 strofa dhe vetem njera i shmanget rregulles me kater vargje. Me pelqen strofa e fundit ne krahasim me te tjerat. Edhe njehere ngushellime:(:love:???
11. Bota ime

Jo rralle here bota me duket e vogel,
e padukshme,
me njerez te vegjel që mbajne maska te medha,
me fjale gjigande me peshe sa një pupel,
Shpirtra që shiten per një grosh boshllek.
Gra e burra te veshur me kostume e kollarisur me permasa me te medha se trupi i tyre.
Tavolina te shtruara me stil e finese, per syte që s'njohin ç'është bukuria.
Nxitimthi,
Mbyll dritaret e dyert nga dinosauret e xhungles se eger.
Ne qofshke te një ode te vogel mblidhen tok sebashku i madh e i vogel,
Ngrohtesia e gjyshes me perrallat e darkes mbjell dashuri ne zemrat e medha,
te gjera sa oqeanet.
E qeshura e femijes si rrebeshi i shiut pranveror, mbulon tavanin sikur te ishte mbushur me yjet e një nate vete ne qiell te hapur.
Qepallat e njoma mbyllen pa ze ne krahet e mi,
Duart e tij rrenqethshem me shtrengojne te ngrihem.
Permallohem per cdo kend që e kam aty, Prane meje!
Bota ime... qenka e Madhe!
E stermadhe!
Sa universi...
UAU! Mbeta pa fjale! Mbyllja perfekte! Bota jote nuk eshte vetem me dashuri romantike, eshte me dashuri nga te gjithe cepat qe burojne ndjenja! Bravo! E shkelqyer! Vargje te preferuar nuk kam 1,por shume. Jane kuptimplota dhe te mrekullueshme. Ah, edhe dicka duket sikur eshte djali i Kipling i rritur dhe ka ndertar nje poezi me vlerat qe i mesoi i ati:love::love:
Jo rralle here bota me duket e vogel,
e padukshme,
me njerez te vegjel që mbajne maska te medha,
me fjale gjigande me peshe sa një pupel,
Shpirtra që shiten per një grosh boshllek.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Moni ke qene je dhe do jesh 1 drejtuese e shkelqyer e konkursit. I ke dhene jetë cdo muaj ❤

Vajza suksese e dashur dhe pune te mbare! ?
 

sofia

Antarë i Respektuar
Mundesh te japesh hamendsime dhe tani.
Eshte thjesht nje mendim i joti personal ,se kush mund te jet mbrapa e nje krijim :) .
Faleminderit, po kam frike se mund ta marrin per ters e ku i dihet c'ndodh nqs bie gongu ku duhet lool lool lool
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
@Vajza me fal shume se disha
Pra qe te dish : Nuk i lejohet asnje krijues te flase apo te pyese te tjeret per cilen e per cfar do votosh. Pra e nese antaret hamendesojn per dike , krijuesi sduhet te flase rreth krijimit e tij deri diten kur shpallet fituesi .
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
O sofia, ndonese ste njoh por une me c'po lexoj ketu ti e tepronke ca me komplimente ?
por mir ben. Ndihet mire robi kur lexo fjale tmira per krijimin e vet ???

Kshuqe Ejvallah????
 
Top