• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e Muajit Prill 2017

Krijimet e Muajit Prill 2017


  • Totali i votuesve
    16
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Tema : Zgjimi i pranveres



risveglio_della_kundalini_03g.jpg


Pershendetje dashamires se letersise : lexues, votues te ketij kendi modest qe faleminderit konkuruesve eshte gjithmone e me i bukur e me me shume ngjyra, ndjenja, emocione te krijuara per ne lexuesve.
me siguri ju deshironi te lexoni krijimet dhe jo mua :).. ju kuptoj , ndaj ja tek po vijoj pese krijime duke i uruar secilit konkurues suksese dhe cdo komentuesi dhe votuesi vazhdim te mbare...


1. Ne të dy- Parfum Pranveror

Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
ne të dy.
Një gjuhë që flitet pa fjalë,
pa shkonja e pa tinguj.
Që jeton përrallën me sy hapur.
Të na zgjojë ëndërrat e ndojtura.
Përqafimin që udhëton në qiell.
Një fjalë që dëshifron zemrat
Që të rrokëzojë frymëmarrjet
e ti kthejë në shkrime
E zeza mbi fletën e bardhë.
Një fjalë që i ngjason liqerit të qetë
që flet me gjuhë të heshtur.
Si shkuma e detit e vulosur në rërë.
Si zhurma e dallgëve kur puthin shkëmbinjt.
Si shpërthimi i qershisë kur vjen pranvera.
Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
Që t'mos rrekemi më
për të gjetur fjalën e duhur,
Se cfarë jemi ne të dy?!




2. Kjo pranvere mban emrin tend!

Edhe pse pa fjale dhe thyer copeza te imta mbi pikepyetjet e mia jam neteve te gjata, heshtjen veshur kam , e veten urryer plot here , serisht te them se ende di te dua!
Edhe pse kur mendoja se lumturine shpirtit ia kisha mveshur si nje pelerine princeshash , jeta shijen e hidhur te harrimit me ktheu si kusur pendesash ne prag pranvere.

Ne tryezen e jetes mijra shije per te provuar , ku une e ti ulemi ne gostite qe me duart tona shtruam. Midis te embles e te kripures , te ngopurit e te pangopurit , serisht gjej veten perballe teje ne kete mengjes te vonet pranvere.

Ne pasqyre shoh veten dhe kerkoj ngultazi te shoh ate shpirt qe di te dashuroj, veten ne sy te shoh dhe te ndjej zemren si rreh serisht. Buzeqeshjen e saj ku me te forte ka peshen e ngritjes se renies , syte plot shkelqim ku shpresojne edhe per nje dite prane teje, e ku me gjithe shpirt do te te thosh serisht PO…me ty perhere! E pranoj , jam ajo qe ne thelb I beson ende perrallat, ku ne pjese romanesh qan e qesh me personazhin , ku pa kuptuar njehesohet me protagonistet e perjeton cdo histori si te ish e saja. Edhe pse jeta shpesh e perplasi ne dallge e stuhi…une ende di te dua!

Njehere ne jete ndodh cdo gje…por per ne ka patur edhe te dyte , e mund te kete edhe te trete!
E rrugetimeve te diktuara ne subkoshience ju binda serisht. Gjithcka pas krahesh hodha dhe qenien time e shkunda fort duke i hequr petkun e dhimbjes se djeshme. Duke besuar se nje dite tjeter do jete ndryshe , se gjithcka ka nje arsye, se nje dite do jete me mire ….serisht me gjen tek ti!

Degjome si nje muzike e pa kenduar me pare, si nje varg i pa shkruar, si nje pikture e pa hedhur ne telajo, do jem ende ajo qe te dua. E pas zgjimit tim rigjej serisht fytyren tende te shkrire ne nje veshtrim , ne nje prekje a perqafim. E ndoshta nje dite do harroj heshtjen , lotet, dhimbjen , dhe ne rrugen tende do jem serisht… sepse Pranvera mban emrin tend!




3. Tek ty..

Shetisja mbuluar me kujtime
ne netet e ditet larg nga ty..
tek lulet thaheshin ,njera pas tjetres ne syte e mi..
E vetmja qe celte ishte kujtimi me ty..
litaret e kohes na terhoqen, ne te kundertat rruge ..
e tash kujtime te harruar shetisin aty ,
aty ku dikur ishim bashke une edhe ti..
stolat e parkut ndjejne vetmi, ndoshta ky shi i lagu dhe ftohte kane..
sikur ne atehere kur duart leshuam dhe shikimin iku tutje ne vetmi..
ndoshta malli te merr ,ndoshta me kujton, ndoshta sa here qe gjethet bien ,ndjen nostalgji..
por pranvera vjen si nuse gjithnje perseri, dhe syte tane do gjenden ne mos sot, neser do gjenden gjithsesi...





4. Gjethet e fundit te vjeshtes.



Cme ha geshtenja ne kete periudhe :- i tha ai gjithe nerva. Ishte ulur mes dy pallateve dhe strehohej ne hijen e tyre. I zgjati shamine e tij te fshinte buzet ndersa kishte nje ajer triumfi ne fytyre. Me siguri jo nje qe mban shami ne xhep :- iu pergjigj pytjes ndersa i largoi doren me aq elegance te rralle. Shpejtoi hapat qe ti largohej ndersa ai iu afrua dhe i tha mbase ste kujtohet por ne 91 fitova maratonen. Ajo iu afrua serish duke nenqeshur kur i zgjati kemben, ai u ngaterrua dhe u rrezua. Nje burre 1.97 sa gjere gjate ne trotuar. Pasi u rrezua i tha plot krenari :- mbase se dije qe me perjashtuan 2 jave nga shkolla per kete. Ajo ishte ita e tij por nga marazi shpertheu :- cme ben keshtu moj cipeplasur. Kokat e njerezve u kthyen u kthye edhe ajo..ndersa ecte aq avash dukej sikur numeronte te fundit gjethe te thara te vjeshtes po i numeronte ajo. Iu afrua dhe e shihte ndersa ai u tregua i shkathet e kapi per dore dhe e uli ne preher. Iu afrua sikur donte ta puthte por i dha nje kafshim sa iu gjakos buza. Ai i shterngonte nyjet e duarve qe te mos i ikte dhe iu afrua tek qafa ndersa i nguli dhembet lehte :- qafa jote e dlire , e bardhe tani e njollosur me nga buzet e mia, si mundem te tua aq shume.Ajo u drodh. Gjethet e fundit te vjeshtes i mori nje ere e lehte dhe i hodhi ne perrua ndersa dora e saj dridhej si trumcak i vogel ne te ftohte.




5. Kënga e zogut

Një zog i përshpejtuar, i humbur mes ndërtesave te ngurta cicëron këngen e zgjimit e ku me siguri ballkoni i katit te tretë është fajtor për humbjen e tij pasi
lulet varen deri ne katin poshtë shumëngjyreshe plot jetë dhe ne secilën vazo nga lart shikoj shkopinj që në fundin e tyre kane flutura, zogj dhe atë buburrecin e kuq me pikëza te zeza, që nuk i di emrin më në shqip edhe pse kur isha e vogel aq shumë lozja me të ....insekt fisnik si shumë te tjerë...!
Po xixëllonjat?
Keni lozur me to?
I keni ndjekur ne darkat e pranverës?
I keni futur nëper kavanozë për të krijuar ambazhur primitiv?Keni provuar të shkruani me barkun e tyre fosforeshent shkronja nëper fustanë??
Po aromën e tokës, atë frymëmarrjen mëngjesore të gjelbërimit a e kujtoni??
....ndërkohë humba cicërimën e atij zogu, që më zgjoi nga gjumi i stinëve që kam kaluar ...
Sa vite pa i parë, sa kohë pa i ndjerë ...e perhumbur une mes mureve e formave qe njerzit kanë ndërtuar .. e mahnitem me këngën e një zogu... me kujtimet e nje xixëllonje !
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Dolen dolen? Te sapo dale nga furra dhe une po do i lexoj e te relaksohem pak.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
E lexova te paren me nje fryme. E rilexova prap
Dhe them kush e ka shkruar I lumte dora. Ka bere sh lexime dikur.
e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten... :)
ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima :)))
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Votimi këtu, është si tek Fotomania, me 5 pikë?

Do t'i lexoj edhe unë me nge këto krijime e do të votoj.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
e eshte vetem e para ..po lexo lexo edhe ndalo se nje fryme te marrin te gjitha... fryme me te cilen shkruajten... :)
ndihem me fat qe i lexoj ne anteprima :)))
Haha mbase, por ke parasysh dashurine platonike.
Qe sado qe ecen ke koken kthyer pas te ajo e para? Ehh.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Votimi këtu, është si tek Fotomania, me 5 pikë?

Do t'i lexoj edhe unë me nge këto krijime e do të votoj.

Artini jo ketu votohet vetem nje dhe e seleksionon siper krijimeve ne pjesen e sondazhit..
ama mund ti analizosh te gjitha,ti komentosh, te shprehesh iden tende mbi cdo krijim ..
ke mundesine te jesh nje kritik :) ... ah po krike te mbare...:)
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Ne të dy - parfum pranveror

Për mendimin tim ky është edhe krijimi më i arritur nga këta të pestë. Ka poezi, rrjedhshmëri, me fjalë të zgjedhura e të vendosura bukur. Më bëri përshtypje edhe fjala liqer në vend të liqenit, pra ashtu siç e përdorte Poradeci. Gjë që tregon se autori i krijimit i njeh poetët shqiptarë, ndoshta disa prej tyre i ka edhe idhuj, e është frymëzuar prej tyre.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
I pari, i pari...duket sikur e ka shkruajtur ndonjë poet i mirëfilltë! :lov :bravo:
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Poezia numer 3 do dilte fantastike nese autori do i jepte kohe vetes ti rikthehej disa here e ta perpunonte.
Shkrimi numer 2 me goditi me ate vargun: degjome si nje muzike re pakenduar.... etj. Madje po te kish marr vec ate fjali e ta zhvillonte me tej do dilte nje krijim tjeter tjeter po i bukur. Ja cpo me vjen ne mendje mua momentalisht:

Ti vec Eja
Si nje balade e pa kenduar
Nje varg i pashkruar
Nje pikture e pa hedhur ne telajo

Dhe mund te vazhdonte;

Nje perralle e palexuar
Eja si nje enderr e zgjuar
Nje psheretime e lene ne gjys
Nje pikel uji per shpirtin e etur
Eja si nje dremitje,
perqafim i pa shtrenguar
Pelumbardhe ne dite vere
Si nje yll i vetem
ne nje nate pa hene,
Parajse Eden-ore
E pajetuar me pare.
Ejt etj :p

Poezia e pare mormal me pelqen, perderisa jam dhe admiruese e vargut te lire
Shkrimi i fundit duket natyre romantike, por e tejkalom masen e romantizmin tim.
Shkrimi i katert i shkruar me kujdes por dhe ai jasht shijes time.

Vot9j 3shin
 

Aver

VIP
E para shume e bukur. E pesta me beri pershtypje sepse eshte e shkruar shume lirshem, pa sforcime. E dyta mire.

E treta ma humbi intersimin nga perdorimi i dy pikave. Te shenjat e pikesimit kemi pike dhe trepikesh. E katerta sikur te ndahej ne paragrafe si e dyta do te kishte me shume ritem ne lexim.

Mos me akuzoni qe nuk i lexova. E votoj 1 padyshim.
 
Top