Krijimet e muajit Nentor 2020!

Krijimet e muajit Nentor 2020.


  • Totali i votuesve
    34
  • Poll closed .
Pershendetje, dhe ketu ja ku erdhem prap me krijimet tona :)
Shpresoj qe do t'ju pelqejne
Mos harroni te votoni & t'i komentoni.
Ju uroj lexim te kendshem ?
PSX_20201026_223417.jpg

1.Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur.
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.


2.Nentor serish………

A mund te vish e te ulemi prane njeri tjetrit te flasim , pse jo per ditet qe lame pas, per deshirat , endrrat , te hedhim ne tryeze te gjitha ato fjale qe brenda nesh kane krijuar tornado e presin si qielli ne nje dite me diell te plasin ashtu papritur
Le mos ti mbajme me te burgosura ndjenjat por si flladi i nje pranvere ti leshojme ne ajer , e le te ndjejme me pas nostalgji per ate zbrasje shpirti.
Tregome per vlerat e jetes qe ke jetuar deri me sot , femijerine tende, gjunjet e vrare , aromen e shtepise se vjeter , per cdo kujtim qe brenda teje e mban te mbyllur ne sendukun e memories.
Tregome si eshte te ecesh ne nje dite me shi dhe te mos ndihesh se uji te deperton nen lekure , frikerat e tua tek sheh sesi endrrat vdesin brenda endrrash
Eja i dashur te flasim per ne , lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish e te jesh ketu sot me mua , ne kete dite , ne kete dite Nentori plot vetetima e bubullima.
Le te flasim per ne , per ne qe i kemi mbytur brenda nesh cdo gje .
E diteve tona si nje shurdh-memec i kemi veshur
Eja ulu dhe me fol , sepse brenda kaosit qe jetojme je e vetmja drite qe me ngroh shpirtin e me ndricon diten.
Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti….
Eja i dashur dhe le ta ndricojme kete dite me shkendijat tona kur syte tona perplasen me njeri tjetrin.

3.Rrotullak

Zog lajmetar
si paqja si jeta.
Korb gjakatar
si urrejtja, si vdekja.
Do vijn tek dritarja yte,
do degjosh ti cicerimat
do degjosh ti krakellimat
Te nje djaloshi zemerbut,
te nje djaloshi harbut.
Do te dashurohesh,
do te mashtrohesh.
Do hedhesh ne tavan perpjet,
do hedhesh ne humnere tatepjete
Kujtimet me te bukra,
kujtimet me te egra.
Do te stolisen ne mendje,
do I vjedhesh nga mendja.
Do qeshesh, do te varrosin,
do qash e do te murosin.
Kujto, kush te shtriu doren,
e jo kush te vdiq urie
Kur plaga ishte e madhe,
e jo kur u sherove.
Aty do te gjesh,
pergjigjen qe kerkoje.


4.Shuarje drejt pafundësisë

Duke qarë e vajtuar
Në anijen tonë
Me plot dhoma shkatërruar
Lutemi deri vonë!

Nën një ditë te shenjuar
Fati na përzuri.
Nje tsunami I mallkuar,
Jetën para syve e vuri.

Një javë e planifikuar
S’u kthye vec në mort,
Të mjerat dhoma të padjallëzuara
S’u lagën vec me lot.

Oh, bregu është tepër larg,
Nuk ka më shpëtim,
Një dritë e kuqe fare pranë,
Shuhet nga një vetëtimë.

Ah, anije, anija jonë,
Ecën nëper dallgë e llastuar,
Dashurinë për botën tonë,
E paç të paharruar!



5. Perla e zeze!

U dashurova duke pare ato sy te bukur
Ato sy te zi.
Nuk dua nje tjeter!
Ngadal u zhyta ne shpirtin tend.
Syte e mi jane drejtuar te ti
te lutem, mos duaj nje tjeter!
Une nuk dua te jetoj pa ty.

Zemra ime eshte drejtuar te ti
une do te pres gjithe jeten.
...... Mbase do te me duash.

Qetesi ne kopsht...
Degjohen vetem rrahjet e zemres

E verteta jote eshte e njejta me timen
Te kam dashur qarte, dhe bota do te degjoje ate.

Te deshiroj, por nuk i nenshtrohem kesaj
Do te ruaj deshiren time
Por nuk do te fshehi
Perderisa cdo qelizja e imja
Te therret ty, une nuk do te largohem.

Oh trendafili im
Oh dashuria ime,
Dashuria ime e nderlikuar
Dashuria ime e brishte
Dashuria ime e zeze
Dhe ndjenjat e mia, si perla ne dete.

Ka shkrime qe shkruhen me gishta,dhe ka te tjera qe shkruhen me zemer!
E para tretet ne vija,e dyta tretet ne ndjenja..!


6. Me qenë vajzë...

Të entuziasmuar nga më i madhi te më i vogli kishin filluar përgatitjet,
në shtëpinë tonë.Do shtoheshin me një pasardhës, i cili do trashëgonte tokat, mbiemrin.E babait tim,do i rrihnin shpatullat " me hajër, u bëre me djalë" , rakia do derdhej Lumë.
Gjyshja kishte bërë gati djepin e qëndisur me lule, kishte taks dhe emrin e nipit.
Mirëpo,Zoti u prishi planet, erdha unë, vajza e parë e shtëpisë.Nënën time nuk e vizitoi askush në spital, madje e ngushëllonin,a'u mërzite?
As babai im nuk e vizitoi,e penguan dhe u deh atë natë nga dhimbja.
Gjyshja e pa shtrembër nusen,( nënën time) me ditë.A thu se ajo ishte fajtore e gjinisë sime.

Gjithsesi në familjen time u shtuan gëzime të tjera, dhe themelet e babës tim tani kishte kush me i trashëgu.

U rrita dhe unë, me të mira e me të këqija, me dashuri apo jo, me shumë apo me pak, u rrita.
Gjithmonë fëmija i parë në familjet e tjera ish më i përkëdheluri, kurse unë jo, më e vuajtura. E kjo, mbase ngaqë isha vajzë.

Kur gjyshja po dergjte ditët e fundit të saj, i'u afrova e'i thashë:Nënë, pse smë deshët kur linda unë?
Mezi dëgjohej kur fliste dhe e përlotur më tha; jo bijë, nuk eshte se ste desha,por femrat e derës tonë,vuajnë,ndaj nuk doja të ishe vajzë.
Unë, vajza e padëshiruar, iu bëra krah familjes. Kam forcën e një mashkulli,(jo fizikisht), dhe vendimet merren me konfirmimin tim.
Nga e gjitha kjo,kuptova një gjë që,dashuria peshon shumë me qenë djalë...e kur je vajzë, jep kaq shumë, aq shumë sa në fund nuk pret asgjë, si këmbim.
 
1.Ti Mëmëdhe
Na u bë bajat Mëmëdheu. Shihet dhe nga inspirimi i konkuruesve :lol:
Jo keq. ?

2.Nentor serish………

Vertet eshte Nentor , por une ndihem pranvere kur prane meje je ti…. ( Po pse kaq mundim të shkruash për Nëntorin, madje ta titullosh, që ta prishësh me vetëm një varg Pranveror?! :lol:
Mëkat. Përndryshe do e merte votën time. ?



3.Rrotullak
Do do do re mi fa sol la si do....:lol:
E merr votën time vetëm se e pëlqeva pak më shumë se të tjerat. ?



4.Shuarje drejt pafundësisë
Vërtetë besova se shkruhej për tragjeditë reale detare :lol:
Përndryshe e thurrur bukur, me plotë mangësi. ?


5. Perla e zeze!
Perla e zezë, kopështi dhe trëndafili? Vërtetë? Toka-deti? :lol:
E bukur gjithësesi ?


6. Me qenë vajzë...
Edhe kjo bajat si e para (Mëmëdheu) :lol:
Një ? të gjatë për ndjenjën e shprehur rrjedhshëm.


Suksese të gjithëve dhe ndjesë për vlerësimin tim satirik. Thjeshtë merreni si kritikë konstruktive për krijimet e ardshme.
Jeni të mirë të gjithë. ❤️
 
Vota ime shkon per krijimin nr 5.

Urime te gjitheve!Dhe shume sinqerisht nje Bravo te madhe qe shkruani dhe krijoni!
Fitofte me i votuari (cit Nard Ndoka?)
Po ti me sa per te shkundur voten paske hy e?
Apapaapa sa te afeksionuar jemi pas zgjedhjeve ne Shqiptaret, opo e kemi ne gjak dhe pike!???
 
Po ti me sa per te shkundur voten paske hy e?
Apapaapa sa te afeksionuar jemi pas zgjedhjeve ne Shqiptaret, opo e kemi ne gjak dhe pike!???
Po po,pashe fushate ne enderr dhe u sula?
Vota eshte kulture!
Shpejt thuam bravo se jam e kulturuar???? dhe flm biles?
 
flm x 1000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000 lool
????????,pse je kaq i lig ihere se marr vesh?
Mos dalim nga tema se do na fshin komentet???,ti votove per 7,na be nje analize me te holle po munde?????
 
????????,pse je kaq i lig ihere se marr vesh?
Mos dalim nga tema se do na fshin komentet???,ti votove per 7,na be nje analize me te holle po munde?????
Me shkoi mundi dem, lexova gjithe ato krijime, kur shoh ishte tek muaji i gabuar, tashi duhet me i marr edhe iher nga fillimi lool
 
Sa llafe e asnje vote :p
Ska poeta ketu, shkruajm si te na vije..mos u beni kaq te ashper, se po ju beri zemra bum, ju qojm te vendi atehere lool
 
Votova kete perlen sepse qe ne momentin e pare qe e lexova mu duke sikur ato fjale me drejtoheshin mua ?????.
Ps: Urime kush e ka shkruar, per mua je ti fituesi pavarsisht votave ❤
Shiko sa dore te mbare kam patur lol ?
 
Me qe me duhet te zgjedh, i rilexova krijimet edhe njehere pak me detajisht..

Edhe pse shkrimet mbi dashurine nuk eshte se i kam me shume qejf, per arsye se jane teper te konsumuara dhe sepse nuk jam tip i romances, mendoj se shkrimi numer dy ja vlen nje vote.

Arsyet jane dy.

E para, shkrimi nuk ka gabime gramatikore dhe aty mes rreshtave gjeta pak veten, si tip i mbyllur qe jam dhe qe nuk shfaq thuajse asnjehere ate qe kam kaluar dhe po kaloj.

"lejome te te njoh per ate qe je , e jo ate qe bota sheh cdo dite
Tregome per cdo detaj te parendesishem dhe te premtoj se do i jap zerin e munguar.
Tregome edhe per dhimbjet qe te thyen diku por ti gjete forcen te ngrihesh serish
"

Suksese dhe vazhdoni te shkruani.. Pse jo, me bukur se kete muaj. ❤️
 
Top