• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit nentor 2017

Krijimet e muajit nentor 2017

  • 3.Nentori i kuq.

    Votat: 0 0.0%

  • Totali i votuesve
    15
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Flamuri me i bukur ne bote
-Flamuri qe puthen dje

20171117_180444.jpg

-Flamuri qe puthim sot;- plus si gjithnje "tema e lire" per dergimet tuaja.

A_është_Shqipëria_atje_ku_duhet_të_ishte.jpg

-flamurin qe edukojme te e duan edhe neser.
flamuri-kombetar-femijte.jpg

kete muaj kemi kater krijime :










2- Në gëzim dhe trishtim…………



…..i premtuan ata njeri – tjetrit ne ate fillim vjeshte , me duart shtrenguar ,me shikimin ne sy , u perbetuan per te vetmen here. E dita I gjente bashke , e nata me emblesine e saj I mekonte e i perfshinte ne nje perqafim qe kurre s’do mbaronte. Besonin ne vargjet e Kadares ku dinosauret u zhduken qe ne kete bote te vinin ata, ata te dy , dhe gjithcka rreth tyre te ishte grimca me e vogel e gjithesise. Besuan fort se nuk do kish dimer per te zbehur shpirtrat shumengjyresh te tyre, as termet per te shkundur rrenjet e atij trendafili qe me aq kujdes e ujisnin cdo dite, e as shi qe te pluheroste shikimet e tyre perhumbur tek
njeri – tjetri. Ata I kishin vene emer edhe pritjes, edhe largesise, edhe pranise. Ne dhomen e tyre amora e trupave te zhveshur teksa I faleshin deshirave te tyre ndjehej deri ne thellesi te mukozave. Por diku atje pertej atij xhami te lagur nga shiu I nje vjeshte ……ata I thane njeri tjetrit ,duke shtrenguar serisht duart ne shenje mirenjohje…Lamtumire ! Harruan cdo premtim , harruan emrat dhe e vetmja qe mbeti ishte Lamtumire!




3- Nentori i kuq.



Ikjet e avashta te vjeshtes po ciceronin si zogjte shtegtar qe largohen neper vende te ngrohta. Nentori i dyte, nentori i pare apo nentori i kuq...ishte ky qe po perqafonte denjesisht ne rrethin e tij te kuq. Perqark valevitej flamuri krenar, rreth tij brohorima nxenesish dhe mesuesti me krenari ne shikim...hap te rregullt dhe te drejte shkonin drejt sheshit te qytetit. Ishin dite festive, dite qe festohet liria e nje kombi..aty ku flitet me krenari per historine, heronjt dhe figurat e kombit. Tek ceremonia po hapej delegeacione te ndryshme pershendesnin, hynin apo largoheshin nga sheshi. Ne mendje me kalonte : valle kete flamur te kuq te bukur, kete shqiponje te bukur dy krenare...a thua elita jone politike ka fytyre ti qendroje perballe? Te mbeshtjelle ne petkun e se kuqes se turpit me dukeshin fytyrat e tyre te zgurdulluara, te fundosur dhe te harruar ne fjalet boshe...rrinin thurnin lavde perpara flamurit tone. Ndoshta ne kete dite feste bashkeqytetaret e ketij flamuri vertiten rrugeve te shkreta te ketij qyteti ne kerkim te nje sigurie,., njerez qe shpresat me shume ju fiken se sa iu ndizen...qytetare te harruar neper pluhera premtimesh e fushata politike...qe prape sot ne podiumet e tyre flisnin me zell per kete vend, kete komb dhe sakrificen e tij.
Trishtueshem e pershendeta dhe kete
nentor te kuq, i skuqur nga flamujt qe era u shkundte shpresen e ketij kombi ngadale per te nesermen.Askush s"bente gje per kete te fundit.Shijova dhe njehere brohorimeat e sinqerta te nxenesve ,mora nje arome te kuqe ne shpirt dhe u drejtova nga dalja e qytetit.

*

4- Hesht...
I varur aty lart
ti hesht...
Hesht kur te nderojne!
Hesht,
kur te terheqin
per te ngritur!
Hesht
gjate gjithe kohes...
hesht edhe
kur degjon betimet
e cbetime te bejne...
Por ti flet,
flet kur era te ben te vallezosh
uleret,
kur ngjyres tende i shtohet e kuqja...
Jep force!
Jep kurajo...
krenari !
...E ti hesht ne heshtje
...E ti flet pa thene as edhe nje fjale!



suksese te gjithe pjesemarresve dhe lexim te kendshem te gjitheve....
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Jam mes 2-shit qe eshte teper e bukur dhe 4-res qe flet aq bukur dhe ne forme domethenese ne ata rrjeshta per flamurin e kuq.

Do rikthehem per voten ...:)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Me me fumd u hap. Por spaska komemte fare :p

Prisja me shume. Kur i pashe mendova se 4tra si dashamirese e poezise do me bente pervete por nuk me percolli asnje emocion. Sikur i ka rreshtuar pak me sforco ato heshtjet e te folurat e flamurit. 😏
3shi mire. Pak a shume shpreh pakenaqesite dhe hallin e flamurit sot. Shume letersi nuk shoh ne fakt. 😋
2shi me duket me i arriri dhe i strukturuari ne syrin tim 👼
1shi propozoj qe fjalite te mos rreshtohen si poezi se poezi nuk eshte. Nese do jene te vazhdueshme ne nje rresht mendoj se do e jape me mire atmosferen e pergjithshme. 🤔
 

Zana1

Braveheart
1-shi... Katastrofe

2-shi .. flamur erotik... ( nuk me pelqen ky lloj gershetimi, nuk pershtatet me thelbin e rendesine e temes/muajit )

3-Shi ... Nese e lexon me vemendje , te tmerron nga gabimet e lidhjet pa lidhje mes fjaleve/vargjeve

Ka ngelur 4-tra... e cila me pelqen, ama ka lene perjashta thelbin e fjales ( flamur/in ) .. Nuk ja shtove dot edhe dy rrjeshta ne fund ? loool

Ps... Po ja shtoj une : )

...E ti hesht ne heshtje
...E ti flet pa thene as edhe nje fjale!
...Flamuri i yne i dashur
...Flamuri i yne KRENAR!


Vota e ime shkon per , 4-tren .
 
Last edited:

Artin

Anëtar i Respektuar
I dyti më pëlqeu, por poezia e fundit më tërhoqi më shumë, kështu që votën ia dhashë asaj.

Jam i befasuar me Zanën. E dija që tek fotografia ka talent, por nuk e dija që ka edhe tek letërsia.
 

Zana1

Braveheart
Letersine e kam thene gjithmone qe ka qene tek lendet e mia te preferuara... pavaresisht qe k'tu ne virtual, vendosim se c'fare te ndajme e mos te ndajme ne publik.

Flm per konsideraten gjithsesi.. Artini : )
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Nuk të kam lexuar që ta kesh thënë, e nuk e dija, por nga këto që the tani, kuptova që shkruan edhe vetë.
Shkruan anglisht apo shqip?
A ke marrë ndonjëherë pjesë me krijime tek ky konkursi i letërsisë?
 

Zana1

Braveheart
Jo nuk kam marre pjese ,Asnjehere .

Shkruaj English se Letersine Shqiptare ( gjuhen Shqipe ) nuk e kam studiuar fare ne shkolle , vetem c'fare kam praktikuar vete e qe kur kam filluar qe te perdor forumet Shqiptare, e cila me ka ndihmuar goxha qe te perparoj ne lidhje me gjuhen Shqipe .. ( Ty pshm te ndjek shume ne lidhje me c'fare shkruan e qysh shkruan ne Shqip, e ta kam vene ne dukje shume here ) : )

... Nuk me mungon imagjinata per te krijuar edhe ne shqip , thjeshte kam veshtiresi me gjuhen.

Pshm tek vargjet lart , nuk isha e sigurte nese duhej te perdorja fjalen jone apo yne ( yne nuk isha edhe shume e sigurte nese egziston fare si fjale e rregullt ne gjuhen ne shqipe ) , por pastaj po llogarisja ... Flamuri i im, i joti i atyre .. i jone, Flamuri i yne ... kjo e fundit me ngjau si fjale goditese per te bere lidhjen e duhur , ne krijimtari.

Ps... Po ti ke marre pjese ?
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Sa me befasojne disa antare apapapa

Vota ime shkon per 4
Dua ti jap gjysmen 2-shit se me dergoj ne nje tjeter dimension :p
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Zana, s’mbaj mend në ta kam thënë më parë, por duke qenë se ti nuk ke bërë shkollë fare në Shqipëri, dua të të përgëzoj për shqipen që shkruan. Edhe pse tek-tuk bën gabime të vogla, në përgjithësi ke një saktësi e rrjedhshmëri në shkrim që nuk e kanë shumë të tjerë, të lindur e rritur në vendet e tyre dhe që kanë bërë shkollë në Kosovë, Maqedoni, apo dhe Shqipëri. Më pëlqen të lexoj shkrimet e tua, për shembull kur tregon ndonjë ngjarje dhe e përshkruan me shumë fjali. Aty më tërheq mënyra si e tregon dhe e përshkruan.

Për rastin që the, kur emri është në gjininë mashkullore, themi ynë, në të kundërt themi jonë.

Sa për mua, nuk kam marrë pjesë në konkurs, se nuk kam talent në letërsi. Po të sforcohem, mund të nxjerr edhe unë ndonjë gjë, por gjërat duhet të vijnë lirshëm, pa u sforcuar. Megjithatë nuk jam pa talente fare. Kam talente në disa fusha të tjera të artit, të cilat ashtu si ty, nuk i kam treguar.

E vetmja ndihmë që mund t’i jap unë këtij konkursi, është me votim, redaktim, komente dhe kritika. Deri tani jam mjaftuar me këto tri të parat. Kritikë nuk kam bërë, sepse po të bëja, do të isha shumë i hidhur dhe nuk do të më përballonin dot... :p
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Sa me befasojne disa antare apapapa

Vota ime shkon per 4
Dua ti jap gjysmen 2-shit se me dergoj ne nje tjeter dimension :p
Pashë që nuk kishe votuar tek sondazhi lart.
Votimi këtu nuk është vetëm me fjalë si tek fotografia, duhet votuar tek sondazhi në krye të temës.
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Pashë që nuk kishe votuar tek sondazhi lart.
Votimi këtu nuk është vetëm me fjalë si tek fotografia, duhet votuar tek sondazhi në krye të temës.
Mendova qe kete detyre te veshtire do na e heqin moderatoret:p
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
1-shi... Katastrofe

2-shi .. flamur erotik... ( nuk me pelqen ky lloj gershetimi, nuk pershtatet me thelbin e rendesine e temes/muajit )

3-Shi ... Nese e lexon me vemendje , te tmerron nga gabimet e lidhjet pa lidhje mes fjaleve/vargjeve

Ka ngelur 4-tra... e cila me pelqen, ama ka lene perjashta thelbin e fjales ( flamur/in ) .. Nuk ja shtove dot edhe dy rrjeshta ne fund ? loool

Ps... Po ja shtoj une : )

...E ti hesht ne heshtje
...E ti flet pa thene as edhe nje fjale!
...Flamuri i yne i dashur
...Flamuri i yne KRENAR!


Vota e ime shkon per , 4-tren .

zana ne konkursin e letersise eshte nje teme e propozuar dhe gjithmone cdo muaj eshte versioni i temes se lire .. krijimi nr 2 nuk ka te bej me flamurin por eshte brenda cdo norme dhe rregulli te konkursit paai shume here e kam perseritur qe eshte ai version... por sic duket nga komenti jot nuk me ke lexuar ose une mbase kam gabim qe nuk e perseris kur publikoj konkursin...
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Zana, s’mbaj mend në ta kam thënë më parë, por duke qenë se ti nuk ke bërë shkollë fare në Shqipëri, dua të të përgëzoj për shqipen që shkruan. Edhe pse tek-tuk bën gabime të vogla, në përgjithësi ke një saktësi e rrjedhshmëri në shkrim që nuk e kanë shumë të tjerë, të lindur e rritur në vendet e tyre dhe që kanë bërë shkollë në Kosovë, Maqedoni, apo dhe Shqipëri. Më pëlqen të lexoj shkrimet e tua, për shembull kur tregon ndonjë ngjarje dhe e përshkruan me shumë fjali. Aty më tërheq mënyra si e tregon dhe e përshkruan.

Për rastin që the, kur emri është në gjininë mashkullore, themi ynë, në të kundërt themi jonë.

Sa për mua, nuk kam marrë pjesë në konkurs, se nuk kam talent në letërsi. Po të sforcohem, mund të nxjerr edhe unë ndonjë gjë, por gjërat duhet të vijnë lirshëm, pa u sforcuar. Megjithatë nuk jam pa talente fare. Kam talente në disa fusha të tjera të artit, të cilat ashtu si ty, nuk i kam treguar.

E vetmja ndihmë që mund t’i jap unë këtij konkursi, është me votim, redaktim, komente dhe kritika. Deri tani jam mjaftuar me këto tri të parat. Kritikë nuk kam bërë, sepse po të bëja, do të isha shumë i hidhur dhe nuk do të më përballonin dot... :p

mu shtuan edhe dy konkurent me cshikoj ... jeni te mirepritur !

ps.. qendroni ne teme :)
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Pa merak, se nuk e prishim temën.
Këtu mbushin faqe të tëra me qit-qat e nuk u thoni gjë, ti u shqetësove nga postimi im, që në fund të fundit kishte lidhje me konkursin.
S'jam unë nga ata që bëj qit-qat e prish temat, mos ki merak.
 

orkidea

θαλασσα
2 dhe 3 per mua ishin lodhese,sa filloja ti lexoja mbas nje fjalie te lexuar nuk me terhiqnin te lexoja me teper e i lash fare.
1 dhe 4 jane dy poezite qe me ben ti lexoj der ne fund, une 1 e ndieva dhe jam kaq shume kurioze te di kush e ka shkruajtur.
 
Top