Do vazhdoj per poezite njehere:
10. Sirtar i vjeter: Duket se kemi nje Ema Bovari ndryshe nqs je femer, se nqs je mashkull je e kunderta e Sharlit. Besoj se nuk e kishe paramenduar as vete qe do ta ndertoje ne saje te antitezave kete poezi. Eshte e bukur, ka figurcion, eshte e ndjere. Me magjeps qe ne njeren ane perdor nje kuptim te figurshem, ne tjetren jep zhveshur kuptimin e drejtperdrejte! Mund ta lexosh qindra here, po asnjehere nuk te merzitet. Hahahahha, Ema kishte nje sirtar po e kishte edhe real, po ti e paske imagjinar! Te uroj fund te lumtur, shume suksese dhe urime per fitoren!
12. Enderr e trishte.
Cuditerisht me kujton vargun e Naimit; "Mos i hap leshrate ne ere, te me arratic mendjen time"....Ti ke nje kompleks emocionesh qe kerkon t'i gjesh dhe t'ia imponosh edhe partnerit tend te vuajtur nga dashuria....besoj se e kam kuptuar mire apo jo? Te pakten mua me percjell nje drejtim pa kthim qe ka marre kjo dashuri qe aasnjehere nuk paska qene dashuri. Nuk di cfare te them me teper, sepse ti i ke thene te gjitha ne poezi.
pyetja: E gjithaa ishte enderr?
13. Rob i saj...Te them paraprakisht...je rob i vetvetes para se te jesh rob i saj! Me pelqen rima e shkujdesur qe ke perdorur, pyetjet pafund te drejteperdrejta, fjalet pa dorashka.. Pa dashur ,edhe nqs nuk ke dashuruar ne kuptimin "dashuri" poezine tende mund t'ia dhurosh kujtdo, edhe mikut me te larget, edhe atij me te afert, edhe dikujt qe nuk e njeh fare ne rruge dhe kjo eshte dicka qe nuk e kane te gjitha poezite. Te rikujtoj qe te ruash strukturen poetike per heres tjeter dhe shume suksese!
Pyetja: 2 vargjet e fundit jane shume interesante, po ndoshta ke gabuar pak ne koncept,,nqs dje ishit nje e sot asgje, e nesermja eshte une....atehere ti je nje gjysme?