Krijimet e muajit Dhjetor 2020

Krijimet e muajit Dhjetor 2020


  • Totali i votuesve
    23
  • Poll closed .

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Pershendetje te gjithve,

Dhe ja ku jemi ne muajin e fundit te ketij viti plot sfida.
Per here te fundit le te ulemi nje moment dhe te shijojme disa pasazhe te krijimeve tuaja.
Le te urojme nga zemra Gezuar dhe urimet me te sinqerta per nje vit te mbare....

Dhe le te fillojme me temen e ketij fundviti "Shkelqim dritash" "Teme e lire"



hello-december.jpg

1. Apollogji ndaj nje endrre

Nuk di ti ve nje emer endrres time.U perplasa, u gezova, u riperteriva, u lumturova nen stuhine e emocioneve, ndjenjave, rreqethjeve shpirterore qe dolen nga horizontet me te thella te qenies time e pastaj u shtrine, u tejzgjaten mbi shpatullat e mia, mbi krahet, mbi duart qe dridheshin, mbi trupin tim...

U deha, u ekzaltova, u lumturova nen rrahjet e çmendura te zemres.
Per te gjitha keto e per shumeçka tjeter jeta ime nuk eshte e nuk ka si te jete e njejta.
Nuk e di çfare emri ti ve endrres time.

Ndoshta nuk ka as emer nje enderr e tille, ose mund ti ve te gjithe emrat qe personifikojne ndjenjen dhe rrjedhimisht i japin kuptim jetes se nje njeriu.
Por endrra enderr eshte, ndoshta eshte thjeshte nje krijim i mendjes, deshires, ndjenjes time. Ndoshta kam pare nje zane, nje zane mali te vertete misheruar ne nje trup femre.
Ndoshta mundesia per t'a pare, prekur, perjetuar ne endrren time me tronditi aq shume saqe zgjidhja e vetme me mbeti te largohesha prej saj...ose ajo prej meje...
Por diçka do mbetet pergjithmone edhe pse ne enderr-Mbetet gjithçka qe ajo me dha,gjithçka qe ajo me fali, mbetet gjithçka qe ajo me dhuroi me prezencen e saj.
Edhe pse ne enderr nuk e desha sepse kisha jete monotone,as sepse ndjehesha vetem, aq me pak per nje kapriço e akoma me pak per te mbushur ndonje boshllek.
E desha sepse ndjeva diçka te paperjetuar kurre me pare,e desha sepse zbulova copeza te kristalta ne zemren time qe i shihja vetem kur shikoja syte e saj e te cilat as e dija se ekzistonin, e desha sepse u tejmbusha nga emocione qe nuk di ti shpjegoj e ndoshta nuk dita as ti perjetoja nga frika se mund ti humbja me shpejt se ç'do deshiroja te zgjasnin.
E desha sepse ndjenja per ate ishte akoma me e forte se lumturia vete.
Ndoshta une nuk di as te shoh endrra, ndoshta nuk di as te zgjohem pasi kam pare nje enderr por tani qe e kam pare mundem vetem te them:

Ishte,eshte, do te jete endrra ime e bere realitet,

Ishte, eshte, do te jete realiteti im me i bukur se endrra vete.


2. Intermexo

Une udhetoj shpesh me ndjesine e se kaluares...
Aty ku cdo ndjesi ka zanafillen .
Takoj perhere njerezit e se ardhmes atje .
Edhe sonte..
Prag festash ,ulur ne barin mbi pullazet e qytetit ku jetoj , me therrasin dritezat e kujtimeve.
Si padashje terheq paralelet, kapercej realitetet.
Aty mes drites se ftohte te henes , aromes se ngrohte te oxhaqeve me dru ... pres qetesisht njerez qe vijne nga e kaluara te pijme nje gote ne te tashmen.
E perseriten episodet , duke ndjekur nje arome.. nje shkelqim drite apo nje melodi te mot motshme.
Pareshtur kerkojme qetesine e shpirtit duke thyer krahet rebel te rinise .
E pasi te kem bere kilometra ne kembe permes labirintheve te shpirtzemres time , i buzëqesh embel jetes .
Hmmm edhe sonte me dhe nje mesim ...skam takuar akoma njeri "me te cmendur", me kaq shume urtesi ti vetja ime!


3. Lamtumire?!

E fundit fjale u tha , e ashtu si pakuptuar shoh veten teksa paketoj te fundit fjale ne valixhet e shumta qe presin aty ne mes te asaj dhome mbushur plot.
Jane kujtimet tona!
Ke menduar se une meritoja nje lamtumire ndryshe?
Ndoshta nje lamtumire ne heshtje, pa shpjegime, kohes duke i dhene kohe e brenda saj te pranonim se nuk kemi bere asnje faj e fajtoret jane thjesht ne mendjen tone?!
Thone se ikjet pa fjale dhembin me shume, por lene pas ndjesi qe sherbejne te rikuperohesh me lehte.
Do kish qene mbase me mire te zhdukeshe ne nje dite te zakonshme, pa dhene asnje shpjegim, per te me treguar se fjalet s'kane rendesi kur ato s'kane me force te ndreqin asgje?

Por ti je ndryshe nga une!

Ti zgjedh zhurmen si per te tronditur per te fundit here, cdo grimce njerezore te mbetur, per te me perplasur edhe njehere gabimet e mia e si per te thene ....
Ti kaq meriton!
Harron se une jam njeri si ti , se thyhem perpara ndjenjes, perpara teje ,perpara kujtimeve e stepem. Stepem te te perplas e une gjithcka brenda vetes mbart.

Por ti je ndryshe nga une!

Sikur te kishe lene qofte e nje dere te thyer nga ku te futej nje rreze dielli si per ti thene faleminderit shpreses per te nesermen. Te me lejonte sadopak te besoja se jam une ajo qe prish mure e endrrat i gris, por jo ....
Ti perplas ne mua stuhite e tua e kujdesesh qe te mbyllesh cdo vrime te harruar...gjithcka per te ashtuquajturen Fajtore!
E ne gjithe kete spektakel pa audience une mendoj se gjeja me e bukur do kish qene e shtrenjta heshtje, sepse me mire pa fjale , se me faje mbeshtjelle.
E ti shkon pa kthyer koken pas ,pendesat e tua mi le si dhurate ne prag krishtlindjesh, dhimbjen qe tejshpon si urim per nderrim vitesh, harresen si shpagim.

Nuk mbetet asnje dhurate per mua....i konsumove te gjitha ti!

Por une meritoja nje lamtumire ndryshe dhe ti e di....


4. Vallëzim nën shkëlqim dritash

Më thuaj!
Ke pa vallëzimin e një fëmije mbi kalin e drunjtë?
Apo, pe diellin duke u shuar plot madhështi?
Ndoqe fluturimin tekanjoz, dredhor, të një fluture?
Apo, dëgjove pikat e shiut si godasin me dashuri tokën?
Jo?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Të ikin ditët shpejt?
Pyet dikë si je e nuk e dëgjon përgjegjen?
Në mbarim të ditës shtrihesh në shtrat? Të ngecin sytë hapur nga mijëra e mijëra detyra për nesër, që të rrotullohen në kokë?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Le ndonjë punë për nesër? I the dikuj ka kohë, pa mundësi për të parë se sa dhemb?
Humbe vallë gjurmët e miqve të mirë, nga mungesa e kohës për t’i përshëndetur?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Ky largim nga vetja miku im, ta humb atë pak gëzim që aq shumë e do.
Nxitimi dhe shqetësimet e ditës, janë një dhuratë e flakur tej – pa e hapur fare.
Mos e kthe jetën në një duel.
Shijo shkëlqimin e dritave dhe dëgjo muzikën, para se të mbarojë kënga e vallëzimi.


5. Me ke Mua

Ne ditet e tua me te vetmuara
Me ke mua.
Nese loti kerkon nje shpatull
Me ke mua
Ne luften me veten tende,
Me ke mua
Nese e kaluara te perndjek
der ne vdekje,
mendo,
Me ke mua
Ne kerkon te luftosh egon,
Me ke mua.
Ne betejat me hijet e tua,
Afer do te me gjesh mua.
Nese frika te ndal hapin
Me ke mua.
Kur guximi do te flas ne emer
Me ke mua
Kur dora do te kerkoj doren
dije,
se me ke mua.


6. Shkelqe e ti!

Me shikimin drejtuar nga qielli vezhgoja yjet tek sa shkelqenin , vezhgoja henen plot adhurim ...doja te besoja tamam ato perrallat e femijeris qe edhe ata kane ndienja.
Ata jane te lumtur gjithmone ,ndaj buzeqeshin dhe shkelqejne gjate gjithe kohes.
Me pas ktheva shikimin nga qyteti im , sa i zhurmshem i erret dhe i ndotur .
Doja te depertoja thelle tek cdo kalimtar qe shikoja , por ajo cfare vereja ishte trishtimi dhe shpresa per te pare driten ne fund te tunelit.
Te paket ishin ata qe syte u shkelqenin dhe shpirti u depertonte ate shkelqim qe une vereja tek yjet.
Pastaj ndalova...heshta dhe pashe reflektimin tim ne xham.
As une nuk shkelqeja!
Vura re qe syte me ishin enjtur , buza me ishte venitur...kisha marr tamam pamjen e nje viktime te mumizuar .
Eh ,shkelqimin tek te tjeret e kerkojme direkt ndersa veten tone nuk e shikojme se si jemi fikur -mendova.
E kisha harruar fare veten teksa veshtroja tere endje shkelqimin e yjeve .
Ndoshta kerkoja ate qe me mungonte ..dhe ja , qyteti eshte ne prag festash , te gjithe perpiqemi te shkelqejme dicka ,ashtu si yjet qiellin e paskajshem.
Ne fakt une nuk i dua fare keto festa , nuk mundem te shkelqej dot plotesisht kur nje pjese te shpirtit e kam te zbrazur...mungojne persona te dashur , nje pjese e zemres time se vrare, me rikthen kujtimet e trishta.
A thua eshte me i rendesishem shkelqimi i objekteve me shume se shkelqimi i zemrave?!
Fundja jam e afte qe ti bej objektet te shkelqejne madje edhe zemrat e te tjereve ...keshtu besoj...po mua kush do me bej shkelqej?!
Perseri shikoj pasqyrimin ne xham,dhe them - vetja jote ndoshta...
Ngrihem tere pertese dhe bej hapa drejt dhomes ,eshte koha te fleme tani e dashur.
Te pakten dhoma jote shkelqen nga poçi i llambes mendova duke qeshur .

Shtrihem ,dhe perseri shikimin e drejtova nga yjet ,dhe si ata femijet e vegjel sikur kerkoja dike neper ata.

Mire ,tani perqafo qiellin me yjet dhe lere gjumin te te perkund,neser te pret monotonia ...


7. Violinë pa damar

Pikla forcash mitake
Verbojnë qiellin pa kufi.
Vetmia djeg foshnjën bardharake,
E Squfuri shpërthen të atin e zi.

Foshnja me helm e mëkuar
Dhe e larë në det shkronjor.
Mllefi nga mallkimi del zbuluar
E shuan dritat e qiellit hyjnor.

Violina rreh e rreh harpën
Deri sa fijet të gjitha këputen.
Një individ kërkon fjalën,
Njëqind hiena I vërsulen…

Shpirtëzo piklash pikëllimi,
Virtyti skandaloz I jetës
S'asht mjerimi....
ësht' munges-e-zemrës


8. Nje dite

Perplasja e pare mbi ty.
Cdo sekond qe kalon shkronjat fillojne e marrin rrugetimin duke zbrasur cdo mendim.
Germat behen fjale, fjalet behen fjali.
Disa plot ankth, pasiguri ndrojtje.
Kerkojne te zhdukin cdo ndjesi qe ka marre formen e nje mendimi te vetem.
Nje!
Dhe ashtu lapsi dhe letra behen nje.
Nje ledhatim, nje mbeshtetje mbi sup, nje perqafim.
Behet drita qe ti nuk sheh ne erresiren e mendjes.
Ndalet per tu mbushur me fryme, per te buzuqeshur.
Nje dite tjeter, do behemi prap Nje!


9. Pasqyre Shpirti

Une e ti pasqyre shpirti
Une e ti gjysma qe plotësojnë njëra tjetrën
Une e ti rrugëtim i përjetshëm?
A do mundemi vallë ti përballojmë cdo sprovë sikurse deri tani ?
Jane të vërteta ato që shpreh?
A do mi thuash përgjithmonë?
Të lutem ma thuaj dua ta di....dua ta dëgjoj.
E di qe ti nuk flet shumë..por...
Fjalët e tua jane si ilac per shpirtin.
Ti je aq i vertete sa ndonjëherë them nuk jam unë ajo e duhura per ty.
Jo se jam e keqe po sepse ti je vërtet mashkulli që cdo femër do donte ta kishte ne krah.
Çfare thua zemër?
Çfare i ke kto mendime?
Pse pikërisht tani ?
Është momenti?
Ka diçka qe nuk ma ke thëne ose do të ma thuash?
Fol shprehu po te dëgjoj..
Me merr ne krahët e tij e une vazhdoj..
Oh Aroma jote dehëse që josh çdo lloj femre ....
Pse pikërisht jam un ajo që ndërtove folezën ?
Edhe sot ja bëj ktë pyetje vetes edhe pse kurre nuk më përgjigjet.

Ai- Ti e di përgjigjen boll aludove!
Me puth fort tani e mos fol më!
Ta ndaloj t’më pyesësh gjëra qe e di përgjigjen ke kohe
E puth dhe vazhdoj : Ti nuk flet shumë ndryshe nga une që ndonjëherë marr kot sepse ajo heshtja jote ose qetësia e tepruar ( un kshu e mendoj ) më acaron ..pastaj them ..une vêtë e kerkova ketë gjë vite më parë kur ti ishte aq i levizshëm e capkën.
Kemi edhe ne ato momentet tona ku gjërat nuk ecin ashtu si duhet ama ne përgjithësi ka shumë dashuri .
Xhelozia jote që ka qene aq e madhe tani sikur është zbutur paksa, ndoshta sepse tani jemi më të rritur. Nuk jemi më ato studentet që për inat të njëri tjetrit flirtonin me shokun e bankës.
Ça kujtimesh...kur i mendoj tani qesh.
Shpeshherë më pyet një ditë madje insistonte.....
Po sikur mos jemi më bashkë a do lidheshe me dikë tjetër?
Po ti i them ?
Mu pergjigj ti e para .
Po i them që të nesërmen.
Oh..... aq shpejt do më harroje ?
Une ? po Ashtu si ti ..
Tha... Pastaj une jam mashkull me takon e duke qesh po me nerva
Ti je i çmendur i them ...fëmi qe nuk do rritesh kurre . Nëse do jem me dikë tjeter i bie qe sdo jem më me ty . Nuk do jem më e jotja kshu ska më arsye pse të bëhesh më xheloz .
Do jem thash e bashkë me të do të bëj hej ish dashuri si je ?
Une të dua aq shumë tha qe edhe i ndarë nuk do të lë rehat .
Ik mo më lër rehat ..kam jeten time unë Hahahahaha. E kshu ikën darka . Shumë vite si kto , shumë netë , shumë përqafime, shumë sprova, shumë grindje , shumë puthje , shumë e shumë cdo gjë shume e deri ?
se di.....shpresoj përgjithmonë.
Një natë pashë një ëndërr sikur po puthej me dikë tjetër . U zemërova aq shumë sa nuk i fola gjithë ditën.

Ai - Pse ? Ça ke ? Etj .
Une - Hiç! Në fund ja thashë.
U mbyt nga te qeshurat.
Hajde dashuri tha e pe ëndrrën sepse po afron përvjetori ynë i dashurisë.
Të dua shumë shpirti ime , gjysma ime më e bukur .
Vishu tani e do dalim ...parfumosu e shkëlqe ashtu si vetëm ti di.
Si herën e parë sepse cdo moment me ty me duket si fillim i ri ..si herë e parë.
Me puth fort tani e mos me lësho me kurrë.
Te dua........pasqyra e shpirtit tim.


10. Konspiracion “real”.

U krijuam per te ekzistuar.
E beme ç’mos per tu harruar

Ç’makabritet!

Jetuam shekuj nen nje çati.
Me diellin e henen porsi qiri

Pamjaftueshmeri?!

U prekem, u puthem, klithem.
Zbuluam jete dhe pafundesi

Oh ç’mrekulli!

Ndjeme ftohte, zjarrin zbuluam
Menduam thelle, u RROTulluam

Zgjuarsi!

S’u lodhem kurre duke punuar
Erresiren ne drite e kamufluam

Mprehtesi!

Beme shume, shume, sa shume
Yjet i ndezem e vershuan lume.

Lumturi.

Ciklin e plotesuam me perpikmeri
Erdhi koha te kthehemi nen çati.

Plogeshti.

U krijuam per te jetuar
Jetuam vetem per te mbijetuar.

Ç’trishtim!


11. Faqja e kalendarit nderroi serish!

Fletet u pakesuan,
E fundit…
Ky muaj,
Po me tingellon ndryshe…
Ka nje melodi melankolie,
Arome dashurie,
dhembshurie,
Perzier te gjitha ndjesite ne Nje!
Sapo ndjej freskin e flladit pranveror,
embelsine e shpirtrave te thyer.
Po aty,
ndjej edhe ftohtesine e zemrave te ngurta,
mungesen e perqafimit te lene ne gjysem.
Ky muaj,
Erdhi ndryshe…
Por fundin e ka te njejte!
Me padurimin e femise,
te gjithe po mblidhen rreth sofres.
Shtrenguar duarsh me te dashurit e tyre.
Lutje, paqe, falenderuese per te mirat!
Ky muaj po perfundon ndryshe,
Por frymon shpresen e nje rilindje te re!


12. Zemer zbathur

Kush dashuri ska marre njeh mire forcen thithese te asaj vrime fryme-marrese;
vetmi, dhimbje, urrejtje, frike.
Meson ti lepij vet plaget dhe i shfaq si trofe.
Hyp ne piedistal dhe uleret me sa force ka ne mushkeri, per ti treguar botes qe ka shprese per te gjithe.
Gabim kush mendon se e ben per arrogance apo per pak vemendje.
Kush dashuri nuk ka marre,
flet me njerezit e huaj qe presin autobuzin.
I afrohet me buzeqeshje bjondes qe derdh lot ne vetmi sepse zemren ja kane thyer dhe qendron me te ore te tera duke harruar planet e veta, degjon me kenaqesi historite e rinise te pleqeve qe ndihen te vetmuar nga femijet te angazhuar me jeten e tyre frenetike.
Mban gjithmone karamele te buta ne cante, per t'ja nxjerre femijeve kur shikon prinder te acaruar dhe te stermunduar;
dhe nuk perton kurre te ndihmoj dike duke pranuar te dali e keqja e situates.
Kush dashuri ska marre, dashuron dy here me shume sepse shikon pertej fjaleve dhe veprimeve.
Ka deshire te germoj ne thellesite me te fshehta te shpirtit dhe kenaqet me ato therrime qe ke harruar te hedhesh. Te pastron cepin e buzes qe ke pis dhe nuk ka frike te te shikoj drejt per drejt ne sy.
Nuk i intereson nese aty erresira ka rrenje te ngulitura ne cement por insiston te te sjelli pak nga drita saj dhe te mbushi hapesiren me shprese.
Nuk i intereson te gjykoj.
Ate e quajne rebele, antikonformiste,
Por nuk eshte trime.
Ajo eshte thjesht magnet per kedo dashuron lirine dhe enderron nje bote pa rregulla konforte te moralit qe cojne drejt jo-lumturise.


13. Gravitet Hene

Nga stacioni i trenit porti nuk qe larg.
I hedh një sy orës, si për të konfirmuar se kish ende kohë deri në nisjen e tragetit. Dhe përveç të zakonshmes çantë shpine. (të pandashme në udhëtimet e mia)
Të tjera bagazhe nuk kisha.
Ndaj pa e menduar gjatë nis të endem nëpër qytet.
Shmang rrugën kryesore plot drita e të zhurmshme. Për të zgjedhur një rrugë paksa më të vetmuar në dukje.
Por gjithnjë të drejtuar për nga deti, e me një sens hamendësimi jo shumë larg portit.
Me njëfarë shqetësimi vërej se rruga, ishte një rrugicë në gjysëm errësirë. Por mendimi praktik se ; "Të gjitha rrugicat të nxjerrin në rrugë të madhe".
E zhduk tundimin për tu kthyer mbrapsht.
Për më tepër hëna sonte shkëlqente aq shumë, sa i zbehte dritat e pakta e të zverdhëluara të rrugicës.
Madje aty ku mungonte ndonjë llambë syresh, shkëlqimi ngjyrë argjendi i hënës, i jepte kalldrëmit të lëmuar një pamje mozaiku të margaritartë...
Nga poshtë vijnë zëra edhe të qeshura fëmijësh, nuk vonon shumë edhe shquaj siluetat e tyre. Madje nuk pata kohë të vë re njërin prej tyre që me shpejtësi afrohet e kapet pas çantës sime nga mbrapa, duke u fshehur nga shokët që po e ndiqnin në mënyrë "kërcënuese".
Frymarrja e shpeshtë, faqet prush të kuqe edhe buzëqeshja e tij më sollën ndërmend shumë kujtime.
Dhe po me aq shpejtësi zhduket sëbashku me shokët që e ndiqnin ;
Po luanin...
Nga poshtë shoh drita nga të dy anët e rrugicës. zhurma, të qeshura, këngë etj, përplaseshin në veshët e mi.
Bare e restorante të ndryshëm. Diku një kamarier po i fliste një të dehuri duke e qetësuar.
E ky me një gjuhë të pakuptimtë diç e kërcënonte duke i tundur gishtin.
Zhurma të ndryshme muzike krijonin një kakofoni sa herë hapeshin dyert e ndonjë pijetoreje a restoranti.
Vendos të ulem diku por këmbët s'po më bindeshin.
Jo nga graviteti i tatëpjetës, por nga diçka tjetër...
Më në fund shquaj një si punë kabareje që të kujtonte vite të hershme...
Futem.
Menjëherë tingujt e orkestrës edhe zëra çkerqejf më përplasen, së bashku me aromën karakteristike të një kabareje dikur të lavdishme. Që modernizimi si kudo, ja kish vjedhur shkëlqimin sëbashku me kohën.
Por thuajse si ç'do qoshe qejfesh, edhe kjo kishte besnikët e saj.
Peshkatarë faqe rreshkur qeflinj, gra të lyera rëndë po aq sa qëndrimi i tyre për një kohë të shkuar tashmë.
Madje pa shumë mundim arrije të shquaje se cilët ishin "dishepujt" e këtij vëndi...
Nuk pata kohë të rehatohem siç duhej.
Pasi një burrë vjen të më marrë porosinë, me një mirësjellje gati gati të përulur. Porosis diçka për të pirë.
Vëmendjen ma tërheq orkestra në cep edhe këngëtari, që megjithëse një madhosh kishte një zë të butë.
Aq sa dëgjoje edhe bisedat e tavolinave për rreth.
Ky dukej si vëndi i duhur për të pritur orën që trageti do nisej. E megjithatë diçka më tërhiqte jashtë....

E rrëkllej me shpejtësi gotën. Edhe po me aq shpejtësi burri që më mori porosinë si një usta i vjetër, mu lut të mos çohesha kaq herët. Pasi më vonë atmosfera do të gjallërohej, dhe që sipas tij nuk duhet ta humbisja.
Nga kjo kuptova se ai duhet të qe pronari.
Ndërsa gruaja pak e mbushur, së cilës i dukej vetëm koka nga pas banakut duhej të ish e shoqja.
Me mirësjellje i them se jam për rrugë.
Megjithatë ju luta të më shërbente gjysëm shisheje konjak. Me një lëvizje prej njeriu të regjur në zanat, e mbështjell me një letër edhe me një buzëqeshje të ruajtur posaçërisht për klientët e rinj, me qetësi pres që ta paguaj.
Dal dhe menjëherë shkëlqimi i hënës reflekton në kalldrëm, duke shoqëruar hapat e mi me dritëza të vogla pa forma.
Ndjej një aromë të njohur jodi edhe lagështirën karakteristike të detit.

Nuk vonon edhe sërish drita e hënës ndriçon masën e zezë të detit para meje.
Drita gjarpërohet lozonjare në sipërfaqen e ujit. Gjej një stol pa mundim, edhe pa ja zhveshur letrën shishes heq tapen, e kthej një gllënjkë të konsiderueshme.
Mbushem me frymë.
Qesh... Ndërsa mendoj me vete ;
Kjo duhet të ishte "diçkaja" e cila po më tërhiqte poshtë,

Një tjetër lloj graviteti...


14. Vezullim ndryshe

Dhjetori! Ai muaji magjik, me ngjyrat e shumëllojta, me fytyra të ndriçuara...
Koha kur isha fëmijë, tashmë është shumë larg. Më kujtohet atmosfera e ngrohtë e festave.
E cila i ka lënë vend ftohtësisë njerëzore dhe sot...më shumë se kurrë.
Këtë vit zbukurimet kanë nisur më para, sikur duan ti japin kurajo e pak ndriçim zemrave të cilat nuk u ka mbetur më asgjë. Një fije shprese ku të kapen edhe ata që kanë humbur gjithçka.
Ndoshta...ndoshta këto drita të ndezura sërish në këtë vit të pashpresë, do jenë pikërisht ato xixëllonjat që shfaqen kur terri mbulon çdo gjë.

Qyteti...sërish do marrë frymë i lumtur!




FIN!
 
Redaktimi i fundit:
Lexova te paren dy here
Dhe jam gati ta rilexoj per here te tret 😅
Por po i futem dhe te tjerave..
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
I lexova te gjitha me radhe ,dhe voten ma rrembeu nr 3 😍
Shume krijime te bukura , ju lumshin doçkat ❤dhe suksese ❤
 
Te gjitha super
Ndoshta eshte hera e par qe me emocionojne kaq shum
Komplimente vertet 💥

Zemren e lash te e para
 
Wooooooooow, se mbaj mend kur i kam lexuar te gjitha krijimet ne te njejten dite te publikimit!

Komplimente autoreve per krijimet dhe komplimente @Monique sepse di te nxjerre me te miren prej pjesemarresve dhe di te jape maksimumin ne mbarevajtjen e konkursit.

3-shi rrembeu voten time, plot emocion, e ndjere,
shume njerezore, thjeshte e mrekullueshme nga rreshti i pare deri tek i fundit.
Komplimente autorit/es.
 

Endrra

VIP
Komplimente per krijimet .
Nga ana artistike me perthithi * Gravitet Hëne* ..
Kisha kohe pa lexuar nje Roman ne kaq pak rrjeshta .
Por meqe jemi Prag festash dhe zakonisht behen dhurata .. qofte edhe ne formen e ndjeses .
Po votoj te paren .
 

Rrelse

Zikaltër⚫🔵
Shkrime jashtëzakonisht të bukura👌👏
I lexova të gjitha, me detaje, aq sa disa dhe i evidentova se kush janë dhe autorët :p

Si asnjëherë nuk kam lexuar kaq shumë dhe të jem në dilemë.
Çdo krijim kish diçka që të linte mbresë

Ajo që më pëlqeu në përshkrimin e çdo lloj lëvizjeje dhe ndjesie ishte krijimi nr 13
Gravitet hëne..
E shkruar kaq bukur dhe duket që është autor..

Ju faleminderit të gjithëve dhe suksese😊
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Qyqja Mon! Cfare na bere! 🤣

Lexova 3 te parat dhe nga pak te gjitha. Por do rikthehem t'i lexoj te gjitha
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Nje gje me beri pershtypje qe kete muaj krijimtarija arriti kulmin kete me 14 krijime . Gje e kendshme . Ju pergezoj te gjitheve. 😁


Sa per voten ende si kam lexu gjitha 😊
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Urime të gjithëve! Sa shumë krijime 👍
Të them të drejtën i lexova pak mbrëmë por ngaqë ishin goxha të gjata edhe kaq shumë, gati mu mbyllen sytë duke lexuar 🤣
Dua ti jap pak kohë vetes që ti lexoj me vëmendje para se të jap votën.
Por më vjen çudi me veten që ka nis me më pëlqy poezia...

Edhe një herë urime të gjithëve 👏
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
15 dite kohe keni , shtrojani mire dhe me terezi :p
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
Nje falenderim special i shkon cdo krijuesi ...jeni me te miret!

Nderkohe votoni e komentoni se do ju fus te gjithve nje ban per dhurate viti riu lool
Mono ty po ta majti na gjuj me noj portokall, se bananet si hyjn në punë njeriu 😜🤣
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Marrshallah, po vjen vitriu me gjona t'bukra, gjona t'reja, me gjona shume.
Do i lexoj e do jap voten se komente s'nuk ngaqe ka filluar eshte bere trend hedhja pingul mbi trotuare nga lartesi te caktuara. lool
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Sa shume krijime!! :))
E sa te bukura disa,nder muajit e rrall nder vite,qe me ka rastise te lexoj nder to disa krijime te nje niveli tersisht poetik dhe letrar.
Urime poetve te forumit!
Krijimet qe me rrembyen shpirtin dhe do doja ti votoja jane;
1. Apollogji ndaj nje endrre.
2. Intermexo
3. Lamtumire?!
6. Shkelqe e ti!
13. Gravitet Hene


Por meqe vota eshte vetem nje, dhe krijimi numer`2, Intermexo,me ftoj per nje gote vere ne prag krishtelindjesh, nje gote vere te kuqe te mbushur me dashuri paksa abstrakte.
Nje gote vere,me nje kujtim?
Epo,c`rendesi ka se me ke apo si?!
Ftesa eshte nje gote vere ,me dicka qe te ben te ndihesh mire,,,e nese kjo eshte, enigm,njeri apo mendim, pak rendesi ka. :))
Urime!
Suksesese te gjithe pjesemarreseve!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ma paske me te futme, spaske mar pjese fare me duket 😂

Pastaj, pse nuk ma the ti ket muajin tjeter qe ishin vetem 6 dhe 1 ishte e imja. Po ma thu tani qe jan 120 , ah shejtan, shejtan ti 😂
Shiko mir se nje shkrim eshe i imi..po jo rrotullake ama🤣
 
Top