• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit dhjetor 2017

Krijimet e muajit dhjetor 2017


  • Totali i votuesve
    16
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Tema e fundit e ketij viti eshte "Dritat e rrugeve" dhe teme e lire
20171215_193918.jpg


Krijimet jane keto :



1. Te fal naten per nje imazh




Veshtrimin hedh ne horizont
ku bardhesia eshte pakufi,

imazhi yt formohet larg
sa keq une nuk jam aty me ty

vrapoj, kerkoj ta kap ate
por ajo shkrihet ne kujtime

kerkoj te mbeshtillem ne ato kujtime
dhe ato kthehen ne enderrime

ne endrrime gjej ate qe dua
te zgjohem me jo nuk dua......






2. Dritat e rrugices.



Ishte nje nate e qete,qyteti dukej qe kishte gjetur qetesine e ti te heshtur.
Kembesor kishte pak,mendimet me conin ne nje kohe te lashte te keti qyteti modest.
Shalli im i kuq rreth qafes plotesonte tabllon e zbukurimeve te fundvitit,dritat zbukuruese,bredhat dhe pemet e ngarkuara me stoli dhe drita ekspozonin qetesisht miresine e ketyre diteve krishtelindjesh.
Tek shpirti me ngrohej nga e gjithe kjo atmosfere,u riktheva ne ditet e mia te femirise,hapat e lumtur zerat e ngrohte te prinderve tek me thonin fjale dashurie dhe perkdhelse,e me pyesnin per dhuraten qe doja.
Gjithmone iknim ne malin me pisha dhe prenim bredhin me te mire me te drejte e me shume dege,per ta zbukuruar ne dhomen e pritjes,kishte aq shume dashuri ne ate dhome .
Hedhja ngadal hapat neper rruget e vetmuara disi,ndoshta nga oret e vona.Me pelqente boshatisja e tyre,dhe hapat e mi te ngadalte ngjanin ne te njejten ngadalsi dhe embelsi qe une ktheja kohen,kujtimet dhe femirine time ne mendje.
U zhvesha nga ai moment dhe hodha shpirtin tim ne ato vite te lumtura, aty ku tryeza e shtruar bukur dhe me dashuri na priste te gjitheve,me ushqimet e gatuara me aromen e gatimin te nenes.
Gjyshja me nje buzeqeshje qe bekonte tavolinen dhe ne.
Ishin kohe endrrash ,kohe lumturie,kohe qe ndiheshe e rrethuar nga miresia .
Rrugices po i vjen fundi dhe porta e drunjet u shfaq para syve te mi,prisja te hapej qe te takoheshim une me veten time femij.
Patjeter po me priste pas asaj porte ,ashtu si dikur e qeshur me cizmet e mia blu dhe trikon prej leshi qe ime me e kishte thurur me dashuri per mua.
Krishtelindjet japin gjithnje dhurata, dhe mua sapo me shndriti shpirtin me kete grusht kujtimesh te embla.
Gezuar ,gezuar shpirtra te lire keto dite festash...paqesisht gezuar!






3. Trokitje Dhjetori



Dritat u ndezen,
e une po dridhem nga te ftohtet
Edhe pak dhe fillon koncerti Nata.
Dirigjuar nga heshtja me zera yjesh
Sa njerez flene brenda meje
Sa poema e vargje te pashkruara
Kujtimet me rikthejne tek e shkuara,
Kam shkelur Marsin
dhe pare Auroren disa here
Neper endrra jam ulur me henen
mijera sekrete i kam besuar.
Shtrengoj duart akull te ftohta.
Krejt c’duhet te ndodhte
tashme ka mbaruar
Sonte qenkam vetem.
Po shoh koncertin e jetes
nen simfonine e dritave te qytetit ndezur.
Zemra ime po rreh sa per te gjithe sebashku.






4. Zemrat ndizen kur dritat shuhen




…..Dritat e qytetit u ndezen serisht , e serisht ti u fanepse ne muzgun e kesaj nate.
Me kujtohet si ndoqem pas cdo trishtim , heshtje ,dhimbje e me pas u tretem ngadale. Lame pas te gjitha, mirekuptimin, dashamiresine dhe rendem turra vrap te urrehemi , e te helmonin pak e nga pak ditet e vitit.
E ke menduar pse u tret deshira? Po zemra e mjere valle pse u tulat per te fundit here neper gjurmet tona? Po ftohtesine e e endrrave te mia e ke ndjere? Po pagjumesine e neteve te shkuara? Drita qirinjeve i’u shua pa trokitur ne dere per nje perqafim …askush!

Dritat e pemes shuaji ngadale, zhvishe nga stolite dhe mesome e mua sesi te zhbej dashurine. Shuaji ditet ne kalendar , e fshi cdo kujtim, digj cdo frymemarrje. Mbyll syte dhe provo te ndjesh ato emocione te embla , te asaj historie krahe-keputur, pa mua prezent.

Shkelem cdo premtim , e ashtu te dobet thame fjalet e fundit, gjithe te keqijat nxorem nga goja ne heshtje dhe me zemer nder dhembe urryem. Urryem njeri- tjetrin , pamundur te urrenim veten per ato c’ka dhame, gjithcka qe na bente te forte ne nje vertik e harruam. E darkave ne shtreterit tane , nata na gjente, emrat tane duke mermeritur!

Te lodhi dashuria?!

Per ata qe nuk te njohin , por rrugetimi I tyre do kryqezohet me tendin, jepi nga vetja edhe dobesine , me mirenjohje perulju dhe ne prani te tyre ngrije nje dolli , per kete nate me drita qe shpirtin te ndezi…dhe mos harro….Zemrat ndizen kur dritat shuhen







5. Tirana i shuan dashurite.




Ne zhargonin e perditshem do quhej nje kuqse nga floket e saj. Te flakte asgje ske : keshtu fillonte shkrimi ne bileten e fundit te udhetimit qe anulluan. Pasi vuri re stuhine qe po i vinte perballe vajti ne arken e frutave te thara dhe mori nje limon, qetesisht e ndau ne feta dhe nje e mori e vuri nen buze. Dhembet iu mpine dhe vazhdoi te lexonte ate shkrim te crregullt plot me njolla vaji e zhgarravina. Ngriti nje sy kuzhines..e ne fakt kishte vaj te hedhur gjithandej, dy veze murmuriti nderdhembet me feten e limonit qe nuk e shqiste per qamet. Shkrimi vazhdonte keshtu : as kur iken nenkalimet e metros per te pare fytyrat e ngrysyra duke marre detajet e vetullave te rrudhura apo vrazhdesine e shikimit. Nderroi feten e limonit serisht me qetesine e saj te habitshme dhe gjithe mllef shpertheu sikur ai te ishte mbyllur pas kanapeve te dollapit, aty te njoha dhe ty debil. Por spat asnje pergjigje. Kjo ishte vertete hera e fundit mesa duket. Ma sjell ne maje te hundes kjo shtepi qe ke zgjedhur vetem pse kishte nje papafingo. Nje papafingo te shkaterruar qe cdo nate ne oren 2 me duhet te zgjohem te nderroj ujin e tenxheres dhe me duhen dhe 30 minuta te tjera qe te me zere gjumi per zhurmen e pikimit te ujit. E sikur nje orakull te kishte kurdisur ndonje magji kushedi sesi, nje pike i ra ne balluket e kuqe dhe i lagu ballin. As kur ecen me fletoren tende te shenimeve te vjedhesh detaje rrugeve - vazhdonte bileta ne ane tjeter. Se aq ishte dhe ajo e flamosur bilete, aspak mjaftueshem te mbante mllefin e tij. Madje as kur ate diten vure kapelen e gjyshit e vajte u ule ne nje karrige te drunjte dhe fillove te llustroje kepucet llustrafin te burrave me mustaqe e faqekuq..keshtu do i quaje ti. Disa fjale nuk arriti ti lexonte por nuk ishte asgje e hijshme. Iu kujtua kur nje dite i tha : gjoksi yt ashtu seshte aspak i hijshem..E gjitha pse kjo kishte sajuar nje nishan te vogel aty anash. Keshtu sdo gjesh asnjehere burre - arriti te lexonte. Degjoi qe dera po hapej dhe beri bileten shuk gati per ta hedhur ne kosh. Dera u hap dhe doli ai , me krenarine e vrare e plot mall ne sy, erdha te nderroj tenxheren ne papafingo tha. Nuk ishte ora 2 pasmesnate por asnjeri nuk shtoi asgje me shume. Sapo ai filloi te ngjiste shkallet i hodhi feten e limonit kurrizit : mendova mos po lexoja time më , debil. Pjesa qe nuk arrite te lexoje kishte te bente me vesin tend te limonit qe se honeps dot : i tha ai qetesisht ndersa mori shkallet. Vuri doren ne balle dhe ndjeu syte e lagesht, ai ishte serisht ketu dhe mori fryme thelle.




Ju uroj lexim te kendshem, komentime te shumta dhe vleresim te drejte ..

20171215_193938.jpg

Nderkohe ju ftoj edhe te mendoni per temat e vitit qe po afrohet ...
Ju uroj suksese cdo pjesemarresi e faleminderit te gjitheve ju qe merrni pjese, qe cdo muaj falni nje pjesez per te gjithe ne.. Faleminderit!
 
Redaktimi i fundit:

Zana1

Braveheart
Le te sqarohemi si fillim. looool

Cila nga k;to eshte krijimi i lire ? Apo nuk ka k'te muaj ? Ishte vetem per muajin qe kaloi , nga dallga qe solli . loool
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
po, zana pikerisht per mos te patur polemika e meqense duhej shkruar versioni dhe ngaqe e theksuat mora akt nga harrese dhe neglizhenza ime dhe nuk perserita te njejtin gabim.
lexim te kendshem..
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mbyllje dinjitoze per kete fundvit :).

Me pelqyen shuuume te gjitha. s'di ke te votoj :( Do i rilexoj serish me vone..
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Me pelqyen te gjitha krijimet .
Pergezimet e mia per autoret !
Nje verejtje te vogel fare kam ,
mbizotron pesimizmi dhe erresira dhe ne temen e dritave !
Per voten po hezitoj mes 1 , 2 dhe 4 .

Vura re se ka akuza per manipulim dhe korrupsjon .
Te sillen provat dhe te merren masa nqs ka baza akuza .
Nqs akuza eshte e pabazuar akuzusi duhet te ndershkohet ashper ashper .
Propozoj varje virtuale .
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
I lexova......

5 meriton voten e plote.....Tirana i shuan dashurite vertet :)
 

Artin

Anëtar i Respektuar
Në komentet e krijimeve te kaluara nuk kam qene kritik, e megjithate bëra mjaft armiq ne konkurset tuaja.
Këtë herë do të jem ndryshe, e do t'ju përshtatem juve, në këto konkurse "anonime".
Ndonjëherë vlen shprehja... siç është vendi, bëhet dhe kuvendi.


1. Te fal naten per nje imazh

Kjo poezi-vjershë mua më duket si e krijuar aty për aty, pa ndonjë mundim. Poezi të tilla mund të bëjë kushdo.... çdokush po t'i vihet, mund t'i bëjë shpejt e shpejt nja 3-4 copë të tilla.
Themi që thjeshtësia është e bukur, por ama duhet të jetë diçka e ndjerë dhe më artistike. Thjeshtësi nuk do të thotë që të jetë në nivelin e bejteve.
Poezia nuk ka asnjë vlerë për mua. E vetmja vlerë që shoh, është numri, domethënë ka rritur numrin e krijimeve për konkurs.




2. Dritat e rrugices.

Krijimi më duket i mirë, gjithashtu edhe subjekti... malli për fëmijërinë. Nuk është si ato qarjet e zakonshme për dashuritë e humbura.
Një e metë që shikoj, është se ka gabime trashanike drejtshkrimore, në fjalë bazë e nga më të thjeshtat, të cilat mësohen që në abetaren e klasës së parë.
Kushtojini rëndësi drejtshkrimit kur shkruani, se pa e kuptuar, u ulni pikë krijimeve.



3. Trokitje Dhjetori

Poezia më pëlqen dhe në vargjet e saj shoh një si ndjenjë çlirimi... heqjen e një barre nga kurrizi. Duket sikur dikush, me një ndërgjegje të vrarë, kërkon ta lajë atë duke lexuar kuranin. E pasi ka lexuar disa kapituj të tij, ndihet më e lehtësuar dhe këtë ndjenjë të paqes me vetveten, e shijon në ballkon, duke pirë një çaj, për syfyr, e duke hedhur disa vargje në kartë, me sytë nga qielli...

Struktura dhe metrika e vargjeve gjithashtu janë të llogaritura me saktësinë e një arkitekti.

Kjo poezi, mua më duket si një pike takimi ku nderthuren bukur arkitektura, ferexheja dhe pena.



4. Zemrat ndizen kur dritat shuhen

Shkrimi me duket i mire, por subjekti jo dhe aq. Jeta ka edhe ngjarje të tjera veç humbjes së dashurive, të cilat sjellin emocione të ndryshme e te forta, e nuk duhet të përqendroheni vetëm aty.
Këtë e them sepse autorja ka kapacitet dhe mundësi për të shkruar, e nëse i shmanget subjektit më të pëlqyer të saj, mund të nxjerrë krijime më të mira.




5. Tirana i shuan dashurite

Titulli i shkrimit fillon me Tiranën, por s'ka lidhje me të. Tirana nuk ka nënkalime metrosh dhe as shquhet për papafingo. Duket se autorja ka ndonjë qytet të huaj në mendje, kur flet për Tiranën. Në të vërtetë, mua as shkrimi s'më duket shqip. Të jep përshtypjen se autorja ka tjetër gjuhë në mendje, kur përpiqet të shkruajë shqip. Dhe këtë problem unë e kam me të gjitha shkrimet e saj të këtij lloji.

Nuk di cilin shkrimtar të huaj lexon autorja, por duket se aq shumë është marrosur pas tij, sa nuk del dot jashtë stilit dhe epokës së tij.

Art do të thotë të jesh vetvetja dhe origjinal, jo të kopjosh të tjerët. Dhe më e keqja është kur kopjohet jo vetëm stili, por dhe përmbajtja. Kur kemi qenë fëmijë, të gjithë kemi pasur idhuj, që na kanë ndezur pasione për artet dhe kanë ndikuar tek ne, mirëpo vjen një kohë kur njeriu rritet, piqet, krijon identitetin e vet dhe bën art duke dhënë nga vetja, me kohën, mendimet dhe mënyrën e tij. Por duket se autorja akoma nuk është rritur e pjekur artistikisht, edhe pse me moshë mund të jetë e rritur.



Nga këto 5 krijime që pashë, isha mes dyshit dhe treshit, por votova për treshin.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Treshi eshte nje dashuri ne cdo rrjesht.
I lumte ati/asaj qe ka shkruar!

Suksese!
 

Darius

La vita è bella...
Votova 4

Ju falenderoj për krijimet, shumë të bukura.

Ndërsa, përsa i përket shijes, në këtë temë, Nuk ka vënd për diksutime, ngaqë secili njeri ka shijen e veçantë.
Me respekt!

Darius
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Une do doja tlexoja legally-n (qe ka humb fare te ky konkursi) dhe bukowskin(meqe mban kete nickname) mbi krijimet

Dhe .....
Dhe ....
Dhe ..... kush ka ngel pa komentu le te ngrej doren :p
 

Zana1

Braveheart
Kam hequr dore nga vota ne k'te konkurs/teme... nuk votoj me, pa u hequr moderatorja e k'saj teme.

Ne lidhje me krijimet ..... po jap mendimin tim.

E para , me kujton nje poezi te ngjashme te Ismail Kadarese, e cila me jep te kuptoj qe eshte vjedhur.

E dyta , me pelqeu , te dergon mbrapsht ne femijeri ... por me kujton nje kohe shume me perpara se sot ... dhe nuk me pelqeu kapercimi nga dritat e rrugices se dikurshme , me dritat e krishlindjeve sot, pra nuk me pelqen mbyllja qe i eshte bere .

E treta , e sakte dhe me e aferta me temen... c'dokush po ta lexoje me vemendje, mund ta gjej vetveten ne k'te poezi.

E katerta , titulli eshte godites , por jo permbatja .... eshte komplikuar ne rruge e lart . ( Ps.. per anetaren me lart : nese titulli eshte i huazuar, ben mire qe ta sjellesh me referim , se nga ku )

E pesta ...Katastrofe .

Ps.... Pra vota e ime do te qendronte mes krijimit Nr 2 dhe Nr 3 . Nese do ti hiqja mbylljen krijimit Nr 2 , do te votoja 2-shin ... Por Duke mos duruar dot k'te gabim te pafalshem, vota e ime ne k'te rast do ti shkonte.... 3-shit.

Por qe duke marre parasysh situaten e moderimit te konkursit, ku shpeshhere ka sollur perplasje te forta dhe ofendime te renda personale... duke me lene hapur te mendoj qe organizatorja , nuk i ndan dot emocionet dhe interesat personale nga rregullat e konkursit , kam vendosur qe ta refuzoj voten time... ne k'te forme proteste te lire e te sinqerte.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Kam hequr dore nga vota ne k'te konkurs/teme... nuk votoj me, pa u hequr moderatorja e k'saj teme.

Ne lidhje me krijimet ..... po jap mendimin tim.

E para , me kujton nje poezi te ngjashme te Ismail Kadarese, e cila me jep te kuptoj qe eshte vjedhur.

E dyta , me pelqeu , te dergon mbrapsht ne femijeri ... por me kujton nje kohe shume me perpara se sot ... dhe nuk me pelqeu kapercimi nga dritat e rrugices se dikurshme , me dritat e krishlindjeve sot, pra nuk me pelqen mbyllja qe i eshte bere .

E treta , e sakte dhe me e aferta me temen... c'dokush po ta lexoje me vemendje, mund ta gjej vetveten ne k'te poezi.

E katerta , titulli eshte godites , por jo permbatja .... eshte komplikuar ne rruge e lart . ( Ps.. per anetaren me lart : nese titulli eshte i huazuar, ben mire qe ta sjellesh me referim , se nga ku )

E pesta ...Katastrofe .

Ps.... Pra vota e ime do te qendronte mes krijimit Nr 2 dhe Nr 3 . Nese do ti hiqja mbylljen krijimit Nr 2 , do te votoja 2-shin ... Por Duke mos duruar dot k'te gabim te pafalshem, vota e ime ne k'te rast do ti shkonte.... 3-shit.

Por qe duke marre parasysh situaten e moderimit te konkursit, ku shpeshhere ka sollur perplasje te forta dhe ofendime te renda personale... duke me lene hapur te mendoj qe organizatorja , nuk i ndan dot emocionet dhe interesat personale nga rregullat e konkursit , kam vendosur qe ta refuzoj voten time... ne k'te forme proteste te lire e te sinqerte.
krijimet i kam kontrolluar sesht asnje i vjedhur..
flm per vleresimin tend
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po c'jane keto protesta kshu. Digjni voten pa te keq :p :p

RIP nr 3!
Lol
 

Didi

C'est la vie.
Si fillim me pelqen te lexoj poezit, e para cka, duket qe eshte munduar. Tjetra e sakte, dua ta rilexoj qe te jap nje mendim tamam.
Pastaj 2, e lexova deri diku nga gjysma me lodhi me kujtoi copa te lexuara (qe te shpjegohem, spo them qe eshte e vjedhur thjesht
gjera e degjuara). Keto dy te tjerat do i rilexoj me tutje.


Une do doja tlexoja legally-n (qe ka humb fare te ky konkursi) dhe bukowskin(meqe mban kete nickname) mbi krijimet

Dhe .....
Dhe ....
Dhe ..... kush ka ngel pa komentu le te ngrej doren :p


Meqe sme ke permendur spo komentokam fare :p
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Po mire o kritik arti , diku do referohemi se kuptoj gjithe kete zallamahi.
Nese nuk ju pelqen si teme , mos u perfshini e mos komentoni meqe as nuk votoni....
Sinqerisht me vjen kaq e veshtire ti kuptoj keto mjaullima.


Artin ta garantoj se askujt nga autoret si vjen keq e aq me teper te te bej armik pse kritikove. Ne fund te dites asnjeri nga ne ska plan te bej liber e as pretendon se eshte shkrimtare.
Thjesht meqe e kemi pasion edhe shkruajme.
Po aq sa ti ben fotot , sbesoj se pervec pasionit te lidh gje tjeter me foton...

Nejse seu zgjata e perserita refrenin....veshtire se pranoni te verteten, doni patjetet te besoni ate qe ju pelqen ju.

Paqe forumista
 
Redaktimi i fundit:

Didi

C'est la vie.
Moni, me mua e ke?
Jo po e pate me mua nderro mendje!! (Dije eshte shantazh).
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Me te gjithe pa perjashtim qe pervecse hedhin fjale kudo e asnje vote....mahhhh

Po mi edhe me ty e kam. Hidh voten aty e kritikat dhe je ok me rendimentin
 

Didi

C'est la vie.
Me te gjithe pa perjashtim qe pervecse hedhin fjale kudo e asnje vote....mahhhh

Po mi edhe me ty e kam. Hidh voten aty e kritikat dhe je ok me rendimentin
Spo kritikoj se dy rreshta thash e po ju futa shkrimeve neser mbaroj, jo per gje por kritikoj shkrimet e ckane brenda e jo antarin qe mund ti kete derguar sepse fundja aq antare jemi e dallohet tjetri. Gjithsesi une e kam arsyen perse nuk votoj dhe e kam thene para shume kohe.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Spo kritikoj se dy rreshta thash e po ju futa shkrimeve neser mbaroj, jo per gje por kritikoj shkrimet e ckane brenda e jo antarin qe mund ti kete derguar sepse fundja aq antare jemi e dallohet tjetri. Gjithsesi une e kam arsyen perse nuk votoj dhe e kam thene para shume kohe.
Mire vitin tjeter do marrim shkrimtar me qera...dhe hajde gjeji ti lol
 

Didi

C'est la vie.
AHAHHAHAHA dead.

Mua merrmeni si korigjuese! A qysh quhen ato qe merren me pjesen gramatikore. lol
 

Zana1

Braveheart
Me te gjithe pa perjashtim qe pervecse hedhin fjale kudo e asnje vote....mahhhh

Po mi edhe me ty e kam. Hidh voten aty e kritikat dhe je ok me rendimentin
Po ti c'lidhje ke qe vjell vete vrer... lart e poshte ne k;te teme ? Te bezdisin kaq shume mendimet e lira , qofshin k'to edhe negative... kaq shume prb e ke ?

Sa per ne lidhje me konkursin/temen , eshte e drejta e anetarit qe te ankohet, kritikoje... madje edhe te protestoje ( si ne rastin tim pshm ) . Nuk do te ja heqesh ti k'te drejte ti & Co . loool
 

Zana1

Braveheart
krijimet i kam kontrolluar sesht asnje i vjedhur..
flm per vleresimin tend
Nuk ishte per ty e para ( ishte per anetaren me lart , qe ishte ne dijeni ) ... dhe e dyta, mos ma prek emrin me dore, nderkohe qe une bej proteste kundra teje. Vleresimi i shkon temes , minus ty ... sic e kam bere edhe te qarte. lool
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Nuk ishte per ty e para ( ishte per anetaren me lart , qe ishte ne dijeni ) ... dhe e dyta, mos ma prek emrin me dore, nderkohe qe une bej proteste kundra teje. Vleresimi i shkon temes , minus ty ... sic e kam bere edhe te qarte. lool
pa lol fare nuk te permenda emrin per mua personalisht por ne baze te temes e nese ke alergji mos u pergjigj fare... sa per protesten tende ske asgje kundra nga une eshte e dtejta jote te shprehesh opinjonin por ne temat e duhura... mire eshte te ndash kete temen nga inatet apo vleresimet .. citimin tim duhet ta kuptosh drejt si drejtuse e kesaj teme te citova jo si jana80..
 
Top