• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kreu i PD-së Sali Berisha, konferencë për shtyp nga selia

Vvetoni

Larguar
Jam këtu për t’ju informuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e larta në 13 vitet e fundit.

Kanë votuar deri tani, deri në orën 12.30, rreth 40% e qytetarëve shqiptarë; në krye të votimit qëndron kryeqyteti, Shkodra, Durrësi, Vlora, Kukësi, Peshkopia, ka një pjesëmarrje të admirueshme, nuk mund të mos shprehja mirënjohjen dhe falënderimin ndaj qytetarëve shqiptarëve për këtë pjesëmarrje dhe ftesën time më të sinqertë: të votojnë të gjithë, të votojnë, sepse duke vendosur besimin e tyre në këtë proces, ata firmosin projektin më të mirë që dëshirojnë për katër vitet që vijnë.

Pyetje

1.Një gjë është pjesëmarrja, dhe një gjë tjetër është ecuria e procesit zgjedhor. Deri tani si e vlerësoni ecurinë e këtij procesi ku është ora 13.00, ndërkohë që janë raportuar incidente nga disa qarqe të Shqipërisë?

Unë mendoj se në tërësi është një proces me zhvillim normal, fjalën mbi karakterin e zgjedhjeve do ta kenë 500 vëzhguesit, të cilët janë këtu, shumica në kuadrin e ODHIR-it, por edhe në kuadrin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilët do të japin në raportin e tyre vlerësimin, u takon atyre të bëjnë vlerësimin, zgjedhjet janë gjithnjë problem kombëtar dhe ndërkombëtar.

2, Duhen dhe 6 orë nga mbyllja e procesit, a jeni të sigurtë se deri tani këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme?

U përket vëzhguesve të bëjnë vlerësimin për karakterin e tyre të lirë dhe të ndershëm, ajo çka unë konstatoj, është se ka një pjesëmarrje të admirueshme, pra ka një entuziazëm elektoral në shoqërinë shqiptare, sikundër në tërësi po votohet kudo, brenda rregullave, mendoj unë.

3.Duke mos e uruar këtë që do them tani, nëse zgjedhjet aktuale që po zhvillohen, do të cilësohen një shans i humbur, cila do të jetë përgjegjësia e qeverisë suaj?

Qeveria po bën dhe ka bërë çdo gjë që këto zgjedhje të jenë brenda standardeve dhe të jeni i sigurtë se çfarë të jetë në dorën e qeverisë, do të jetë strikt brenda standardeve.

Megjithatë z.Berisha duket se ka një mungesë të theksuar besimi në këto zgjedhje nga opozita, e cila është detyruar të përdorë ato që quhen stilolapsa me mikro kamera…

Kur thosha unë që ai u fuste çimkat shokëve të vetë në çantat e volejbollit, ju thonit jo, po shpikni, po s’heq dot dorë nga çimkat ai. Dëgjoni çka ndodhur kësaj here: kësaj here ua ka dhënë shqiptarëve stilolapsat pa bateri, s’ka regjistruar dot asgjë dhe i garantoj shqiptarët se asnjë votë nuk është regjistruar prej tyre, sepse kishte blerë stilolapsa, po bateritë jo. Kjo po faktohet, prandaj tha policia që nuk regjistrojnë gjë ato, ishin pa bateri, ishin kallp.

PD.al
 
Private conversations
Help Users
    Top