• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, PDK kryeson si parti

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 02.12.2013 17:48




Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi në bazë të numrit të votave dhe numrit të ulëseve nëpër kuvendet komunale që ka fituar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Në bazë të rezultateve përfundimtare, PDK ka fituar gjithsejtë 202 mijë e 419 vota, me 258 ulëse, ndërsa, e dyta është LDK-ja me 191 mijë e 362 vota apo 224 ulëse, e pasuar nga AAK-ja me 104 mijë e 792 vota, apo 131 ulëse në kuvendet komunale në të gjitha komunat.

Me pas vijnë edhe Vetëvendosje dhe AKR, si dhe Lista serbe.


Asambleistet_perfundimtare
 
Top