• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ: ndjekje penale për komisionerët e KZAZ 61 në Vlorë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Komisioni Qëndror i Zgjehdjeve ka miratuar tabelën e rezultateve të Gjirokastrës. PS 3 mandate dhe PD 2

Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk ka mundur dot dje që të miratoi rezultatet e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Shkak është bërë neglizhenca e anëtarëve të KZAZ-së numër 61 në këtë qark, të cilët nuk kanë miratuar deri më tani tabelat përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve në këtë ZAZ. E gjendur përballë një refuzimi prej kësaj KZAZ-je kreu i KQZ-së Arben Ristani i ka bërë edhe një herë thirrje anëtarëve të saj të miratojnë sa më parë tabelat përmbledhëse të rezultateve, në të kundër ai ka paralajmëruar se ata do të përballen me ligjin.

"Kjo është pasojë e komisionerëve të cilët kanë qënë jo profesionist, sigurisht të patrajnuar dhe të pandërgjegjshëm, sepse forcat politike nuk i kanë lënë që të trajnohen, bile forca politike të caktuara nuk i kanë prurë në trajnime, nuk i kanë sjellë në kohën e duhur, dhe për më tepër kanë ndikuar që ata të veprojnë në mënyrë të tillë dhe të mundohen të prishin zgjedhjet. Duke qënë se ne nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë është besoj në detyrën tonë dhe në ndërgjegjen tonë që ti marrim të gjitha masat që ti shpëtojmë zgjedhjet nga këta komisionerë të ndikuar nga forcat politike dhe që duan të prishin zgjedhjet", deklaroi Ristani, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë se do të bëj kallëzim penal. Nderkohë gjatë mbledhjes së djeshme KQZ ka miratuar dje me shumicë votash vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut Gjirokastër për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.

Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ. Tre përfaqësuesit e opozitës në KQZ votuan kundër vendimit për shkak të problematikës së konstatuar në tabelat e rezultateve të KZAZ nr.25 dhe nr. 27 të këtij qarku. Sipas rezultateve të miratuara prej Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në qarkun e Gjirkastrës ku u garrua për 5 mandate, 3 i morri Partia Socialiste pasi arritit të grumbulloi 29891 vota, duke nxjerrë si deputetë Arta Daden, Vangjel Tavon dhe Ethem Rukën, ndersa PD morri 20869 vota ose 2 mandate, atë të Genc Rulit dhe Spiro Kserës.
Shekulli
 
Top