• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ mbyll për sot numërimin 80 vota Basha, 31 Rama, nesër numërohen edhe 11 kuti

WxP

Antarë i Respektuar
Prej dy ditësh situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ndërsa brenda ne KQZ vazhdon numërimi i votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës, jashtë militantët dhe deputetët PS tentuan herë pas here të thyejnë kordonin policor për të hyre në ambientet e KQZ-së. Protesta e tyre përfundoi rreth orës 21:15 të mbrëmjes. KQZ shtyn mbledhjen per neser, sot numëroi 52 kuti. Basha merr 80 vota shtese. Rama 31 vota. Godina u blindua nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA. Pati sot protesta paralele dhe ne disa qytete. Protestuesit bllokuan akset kryesore Fier- Lushnje, Lezhe- Tirane.

KQZ MBYLL NUMثRIMIN PثR SOT
Ora 22:02- Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se KQZ e ka mbyllur për sot procesin e numërimit të votave. Në total, sipas saj janë numëruar 52 kuti, ku 80 vota plus i kanë shkuar Bashës dhe 31 vota Ramës. Nesër KQZ do të vazhdojë numërimin me 11 kuti të tjera, që i përkasin KZAZ-ve 50, 52 dhe 53.
Vetë kryetari i KQZ-së Ristani ka deklaruar se ky proces vijon duke thënë se cdo KZAZ mund t’i drejtohet KQZ për cdo kontestim pasi tashmë KQZ luan rolin e një KZAZ-je të madhe. Mbledhja pritet të rinisë nesër rreth orës 09:00.

MINISTRI NISHANI VIZITON POLICثT TEK KQZ-ja
Ora 21:51- Pas përfundimit të protestës së përfaqësuesve të Partisë Socialiste jashtë ambienteve të KQZ-së, ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka shkuar atje të vizitojë policiët që për orë të tëra qendruan në krye të detyrës, duke zbrapsur protestuesit e irrituar. Nishani ka qendruar jashtë ambienteve të KQZ-së dhe ka qënë i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj.

PثRFUNDON PROTESTA E MILITANTثVE Tث PS PARA KQZ
Ora 21:30- Ka përfunduar prej 15 minutash protesta e PS në dyert e KQZ-së e cila shënoi sot ditën e dytë të saj. Pritet që ata të protestojnë sërish nesër rreth orës 10:00 të paradites, sic raporton Gazetari i NEWS24 Arbër Hitaj. Po sipas tij, edhe forcat e policisë janë më të paktë në numër.

KQZ VAZHDON NUMثRIMIN, BASHA 77 VOTA, RAMA 31
Ora 21:05- Numërimi i votave vazhdon në KQZ, ndërkohë që jashtë forca të shumta policie ruajnë godinën e KQZ-së nga militantët e PS që herë pas here bëjnë tentativa për të carë kordonin rrethues të policisë. Deri në këto momente KQZ ka numëruar 49 kuti, ndërsa kanë mbetur edhe 14. Nga këto kuti 77 vota i merr Basha dhe 31 Rama.

KQZ NUMثRON 48 KUTI ME FLETث Tث KONTESTUARA
Ora 20:46- Deri në këto momente KQZ ka numëruar 47 uti votimi të njësisë bashkiake nr. 11 nga të cilat Basha ka marrë në total 75 vota, ndërsa Rama vetëm 31. Mbeten për t’u numëruar edhe 15 kuti.

KQZ NUMثRON 45 KUTI ME FLETث Tث KONTESTUARA
Ora 20:21- Deri në këto momente KQZ ka numëruar 45 kuti votimi të njësisë bashkiake nr. 11 nga të cilat Basha ka marrë 69 vota dhe Rama vetëm 27. KQZ: Mbeten për t’u numëruar edhe 21 kuti.

TJETثR PثRPLASJE MES POLICISث E MILITANTثVE
Ora 19:52- Ndërkohë që brenda ambienteve të vazhdon numërimi i votave të kontestuara, jashtë KQZ-së tensionohet situata. Mbështetësit e PS tentojnë të thyejnë sërish kordonin e policisë. Shtyrje masive në afërsi të KQZ-së.

KQZ: BASHA 66 VOTA, RAMA 26 VOTA
Ora 19:42- KQZ ka numëruar deri në këto momente 41 kuti votimi të kontestuara nga të cilat 66 vota i shkojnë Bashës dhe 26 të tjera Ramës.

GJONCAJ: KQZ PO I SHTON VOTA BASHثS
Ora 18:30 Përfaqësuesi ligjor i PS ne KQZ Genci Gjoncaj në një deklaratë për mediat ka bërë publike problematikat e konstatuara gjtë mbledhjes së sotme të KQZ duke akuzuar këtë institucion se po fut duart hapur në kutitë e votimit duke ndryshuar rezultatin në favor të kandidatit të PD.
‘KQZ po fut duart në fletët e votimit dhe po tregon provat e futjes së duarve. Sot janë kontastuar problematika të shumta më mospërputhjen e kodeve me ato të grupeve të numërimit apo të një qendre votimi më numër 17 97 ku fleta e kontestuar në favor të kandidatin Basha i përkiste një tjetër qendre, aktet e konstatimet në një fletë A4, si dhe kemi rritje në numërit të fletëve të votimit në favor të kandidatit Basha që nuk përputhen me numërin e votuesve’,- deklaroi Gjoncaj.
Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ ka theksuar faktin se ky institucion po vijon shtimin e votave të jashtëligjshme në favor të kandidatit demokrat duke shkelur haptaz Kodin Zgjedhor dhe duke kaluar kopetancat.
“KQZ po vazhdon të thellohet me vendimmarrje të kundraligjshme pasi edhe sot po vijon shtimin e numrit të votave në favor në favor të kandidatit Basha në procedurë jo ligjore, kur në këtë fazë të procesit sipas Kodit Ligjor është të tabulojë rezultatet në tabelën përmbedhëse. Procedura që po përdoret është një normë e re juridike që tejkalon Kodin Zgjedhor dhe që vendos rregulla jo para procesit por ne momentin kur pushteti nuk është i kënaqur me rezultatin’,- theksoi Gjoncaj.

MBثSHTETثS Tث PS JASHTث KQZ THIRRJE PثR Tث THYER KORDONIN E POLICISث
Ora 18:23 Situata jashtë ambineteve ku po mbahet mbledhja e KQZ është e qetë për momentin. Vihet re prezenca e një numri të madh forcash policore si dhe mbeshtetës me megafon bëjnë thirrje të tjerëve që të kalojnë kordonin e policisë. NEثS 24 raporton se nuk ka pasur ndonjë incident.

HAPET KUTIA 20 32, 1 VOTث BASHA
Ora 18:17 Hapet kutia 20 32 e njësisë 11ku për këtë kuti sipas administratës sipas konstatimit të grupit të numërmit u gjetën 3 fletë votimi. 1 fletë për kryetar bashkie dhe një për kryetar të njësisë bashkiake 11 të ciat nuk kishin as ngjyrën as formën e fletë për kryetar të kësaj njësie.
Ristani: ‘Fletë votimi për njësinë bashkiake e vlefshme për PD, fletë votimi e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 fletë e pavlefshme se ka dy shënime. Të bëhen ndryshimet në tabelën përmlbedhëse të rezultateve’.

HAPET KUTIA, 37-t, 4 FLETث PثR BASHثN
Ora 18:07- ثshtë numëruar një tjetër kuti për njësinë bashkiake nr 11, në KZAZ 57. Bëhet fjalë për kutinë 20 31/1 . Janë numëruar 7 fletë për kryetar dhe 2 për këshill bashkiak. 4 të vlefshme për Bashën, dhe 1 për këshill bashkiak për PD

HAPET KUTIA, 36-t, 1 FLETث PثR BASHثN
Ora 17:50- KQZ hap kutinë e 36-t. Përfaqësuesit e PS propozuan sërish të mos hapet as kjo kuti. Nga dy fletë të kontestuara kryetari Ristani miratoi një fletë për kandidatin për kryetar Bashkie Lulzim Basha dhe një tjetër për këshill bashkiak në favor të PD. Ndërkohë që mbeten edhe 30 kuti të kontestuara për tu numëruar.

KUTIA 20 29/1, NJثSIA 11, 2 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora 17:35 Administrata: ‘Për kryetarin e njësisë bashkiake sipas kontastimit, për kutinë e votimit u konstatuan 5 fletë votimi të ndryshme dhe u shpallën të pavlefshme’
Saliani: ‘Këto fletë janë numëruar dhe nuk mund të vlerësohen nga KZAZ ku ka vendim KZAZ’.
Ristani: ‘Nga numërimi i kutisë 20 29/1 u konstatuan vletë votimi të gjetuara, për njësinë bashkiake 2 vota për PD, për kryetar bashkie 1 votë për kandidatin e PS Rama, 2 fletë për kandidatin demokrat Lulzim Basha. Këto të pasqyrohen në tabelën përkatëse’.
Saliani: ‘Ne kontestojmë sepse ju jeni në kundërshtim me ligjin se kjo është kopetencë e KZAZ 55’.

HAPET KUTIA, 20 21/1, I FLETث PثR RAMثN
Ora 17:23- Me rinsjen e punës KQZ hap kutinë e 34-t. 20 21/1 Nënkryetarja Subashi propozoi të mos hapet as kjo kuti, ndërsa kërkesa e saj nuk u mor parasysh. Nga dy fletë të kontestuara kryetari Ristani miratoi një fletë për kandidatin për kryetar Bashkie Edi Rama dhe një tjetër për këshill bashkiak në favor të PD.

POLICIA CON Nث PROKURORI DEPUTETث Tث PS DHE 7 MBثSHTETثS
Ora 17:13 Policisë e Tiranës, ka kryer veprimet proçeduriale dhe do të referojë materialet në Prokurori, për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë si dhe “Fyerjes për shkak të detyrës, të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236/2, 239 e 25 të Kodit Penal.
Policia njofton se depozitimi i saj për konsumim të veprave penale të lartëpërmendur është ndaj deputetëve të PS të cilët kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë dhe më konkretisht deputetët, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gace, Fatmir Toci dhe Blendi Klosi.
Policia njofton se u arritën të identifikohen 7 shtetas, me preçedent kriminal të cilët kanë ushtruar dhunë duke kaluar kordonin e policisë, ndërkohë që përkrahës dhe simpatizantë të tyre, kanë qëndruar jashtë portës hyrëse të KQZ. Policia ben thirrje të distancohen nga aktet e dhunës.

RINIS MBLEDHJA E KQZ
Ora 17:13 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur mbledhje pas një pushimi dreke. Deri tani jane 33 kuti te hapura. Basha merr 57 vota shtese. Rama 22 vota. Kanë mbetur edhe 31 kuti për tu numëruar, përkatësisht në KZAZ numër 46,53, 54. Jashtë ambienteve të KQZ vihet re një shtim i forcave të policisë.

HAPET KUTIA 20 26, 2 VOTA RAMA
Ora15:24 KQZ ka hapur për të shqyrtuar fletët e kontestuara në kutinë
Ristani: ‘Në kutinë numër 20 26, njësia bashkiake numër 11, u gjetën 2 fletë votimi për njësinë bashkiake e vlefshme për PS, si dhe dy fletë votimi për kryetar bashkie për kandidatin e PS, Edi Rama’.
Seliani: ‘ Kontestoj, kryetari dha 4 anëtarët e KQZ po marrin vendime të jashtëligjshme që i takojnë KZAZ 55”.
KQZ, shtyn mbledhjen në orën 17:00. Kanë mbetur edhe 31 kuti për tu numëruar, përkatësisht në KZAZ numër 46,53, 54.

HAPET KUTIA 20 27, 4 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora15:00 Subashi. ‘Procesi është i njëasnshëm është i njëanshëm se do të numërojë disa vota për ti numëruar në mënyrë selective. Unë kam qenë në shumë vende të botës dhe për një fletë votimi që nuk rakordonte është ndenjur me ditë për ta gjetur”.
Seliani. ‘Këto fletë votimi sipas procesverbalit janë numëruar nga KZAZ’.
Ristani: ‘Në kutinë numër 20 27 për njësinë bashkiake janë konstatuar 4 fletë votimi në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha, 1 fletë votimi në favor të kandidatit të PS Edi Rama. 1 fletë për njësinë bashkiake për PS, 1 për PD dhe 1 për LSI’

PROTESTA VAZHDON NE FIER, VLORE; GJIROKASTER, BLLOKOHEN AKSET NACIONALE
Ora 14. 57 Në Gjirokastër është bllokuar aksi Gjirokastër- Tepelenë prej dy orësh. Në hyrje të qytetit të Tepelenës protestuesit kanë bllokuar rrugën rreth orës 12. 05 minuta. Ata kanë vendosur goma makinash të cilat i kanë ndjekur. Flakët janë shuar nga zjarrfikësit. Situata është tensionuar duke pasur dhe konfrontime pasi një automjet ka tentuar të kalojë por nuk është lejuar nga militantët PS. Në protestë është dhe deputeti PS Ethem Ruka. Protesta ka shkaktuar dhe probleme në lëvizjen e makinave.
Në Fier aksi Fier- Lushnje është i bllokuar prej 3 orësh. Ka pasur dhe probleme me lëvizjen e makinave.
Në Vlorë, te Ura e Mifolit aksi Vlorë- Fier është i bllokuar prej 2 orësh. Ata kanë djegur gomat në mes të rrugës. Policia nuk ka ndërhyrë, ndërsa janë të pranishme të shumta në numër. Nuk ka pasur konfrontime.
Në Durrës protestuesit janë drejtuar drejt Tiranës. Pasi kanë protestuar dhe bllokuar për gati një orë autostradën Tiranë- Durrës, protestuesit janë larguar dhe të hipur në makina e autobusë janë nisur në drejtim të Tiranës

HAPET KUTIA 20 55, 2 VOTA BASHA
Ora 14:29 Ristani: ‘Në kutinë numër 20 55 janë gjetur 3 fletë të konestura për këshill bashkiak dhe 2 për kryetar bashkie. 1 votë për këshill bashkiak shkon për LSI, 1 shkon për këshillin bashkiak për PS, 1 votë për këshillin bashkiak shkon për PD. Ndërkohë për kryetar bashkie 2 fletë votimi janë për kandidatin e PD, Lulzim Basha’.
Gjoncaj: ‘Kontestojmë rezultatin me faktin se një në të njëjtin procesverbal nga përfaqësues tuaj thuhet se ka rreth 200 fletë votimi të hedhura gabim në të gjitha kutitë. Në të njëjtët fletë shohim shënime dhe ju nuk i quani të pavlefshme. Kontestoj rezultatin se ju nuk hapni kutitë ku ka kontest për rezultatin por atje ku ka PD kontest për rezultatin, për të pasur indicie që do prodhonin rezultat për kandidatin e PD’.
Subashi: ‘Unë kontestoj vendimin tuaj. Hapni të gjitha kutitë’.
Subashi: “A ka dokumentacion për lëvizjen e këtyre fletëve të votimit’
Ristani: ‘Kutitë janë marrë nga KQZ’

DEBATE KQZ, PS: JU NUK PO NUMثRONI FLETثT Nث FAVOR Tث RAMثS
Ora 14:14 Kosovrasti: ‘Me finesë u trajtua ky rast i dyti nga PS. Një anëtar i KQZ konteston rastin. Zotërinjtë e PS edhe pse e kontestojnë nuk kanë thënë se e kontestojmë rastin’.
Përfaqësues të PS:’Përvec këtyre që u thanë ne kontestojmë edhe një rast tjetër se një numëruese në njësinë 2 thotë se është një fletë në favor të Bashës, një tjetër numëruese thotë se kontastova 6 fletë të kontestuara. Ju morët vetëm atë votë që i takon Bashës, dhe 6 të tjerat që i takojnë Edi Ramës nuk i numëruat.

HAPET KUTIA 20 22, 2 VOTA RAMA, 1 BASHA
Ora 14:01 KQZ ka vijuar më numërimin e kutisë numër 20 22, për njësinë 11, KZAZ 55.
Seliani: ‘KZAZ 55 i ka vlerësuar si të pavlefshme. Ju nuk keni as kopetencë ti vlerësoni dhe as ti rivlerësoni. Ju nuk mund të ndërhyni se në atë zarf janë gjetur fletë të pavlefshme dhe jo të kontestuara’.
Ristani: ‘Në këtë kuti janë gjetur fletë që nuk i përkaasin kësaj kutie, ku rezulton 1 votë për këshillin bashkiak në favor të PD, 2 vota për kandidatin për kryetar bashkie Edi Rama, 1 otë për kandidatin e PD Lulzim Basha. 1 votë e pavlefshme se është me kundër fletë’.

HAPET KUTIA 20 19, NJثSIA 11, 1 VOTث BASHA
Ora13:45 Administra: ‘Kutia 20 19 për krytar njësie bashkiake në njësinë nr 11, KZAZ 55, janë gjetur 2 fletë votimi të pavlefshme të kontestueshme. KZAZ vendosi se 1 fletë për kryetar bashkie dhe 1 fletë për kryetar të njësisë bashkiake rezultojnë të pavlefshme’.
Përfaqësuesi i PS Elidian Saliani: ‘Ju e keni marrë vendimin dhe në bazë të Kodit Zgjedhor duhet të ankimohet vednimi meqë ka dhe pastaj të procedohet’. Ju vendimmarrjen e keni dhe ne jemi për të thënë se cfarë parashikon ligji. Ju keni thënë dje se nuk ka vendim kzaz në rastin konkret ka vendim KZAZ, pasi thotë fletë të pavlefhsme të kontestuara.Neni 124 Kodit thotë se si duhet të veprohet në rast kur ëshë marrë vendimi .’
Ristani: ‘Në kutinë 20 19 të janë gjetur 2 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie, 1 fletë për kandidatin e njësisë së këshillit bashkiak që nuk ka shenjë, dhe 1 fletë votimi për kandidatin e PD, Lulzim Basha.
Subashi: ‘Unë e kontestoj , pasi kjo fletë votimi është vlerësuar nga KZAZ dhe ne nuk mund të marrim një vendim’.

RAMA: SHBA, BE, OSBE MOS LINI VETEM SHQIPERINE, REZULTATI PO NDRYSHOHET NE TAVOLINE

Ora 13. 45 Kryetari i Partisë Socialiste i bëri apel përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe presidentit Topi për të ndërhyrë për të ndaluar atë që ai e quan maskaradë të votës së lirë. Në daljen e tij publike të orës 13. 30 minuta nga selia rozë, Rama shprehu keqardhjen për anulinim e vizitës së presidentit të KE-së, duke e cilësuar si një “sinjal aspak i mirë për Shqipërinë por dhe një reagim në një moment kur vendi ynë po përjeton dhunën e procesit zgjedhor”

“PS nuk do pushojë së kërkuari daljen nga ky qorrsokak- tha Rama duke shtuar se - Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë. Numërimi është bërë në kohë reale” ndërkohë që po ndodh “Përmbysja e rezultatit në tavolinën e KQZ, ku po bëhet dhe maskarada e votës së lirë”
Rama gjithashtu deklaroi se do te beje kallzim penal per te kater anetaret e maxhorances ne KQZ.
Lajmin e plote mund ta lexoni ketu Rama: SHBA, BE,OSBE te ndalin maskaradën e votës së lirë

FIER-LUSHNJE NUK LEJOHET Tث KALOHET ASNJث MJET
Ora 13:35 Në akasin rrugor Fier Lushnje për shkak të bllokimit të rrugës nga protestues të PS nuk lejohet të kalohet asnjë mjet. Një mjet po hedh inerte në rrugë me qëllim bllokimin e saj.

DIBثR, PROTESTUESIT BLLOKOJNث RRUGثN PثR Nث KUKثS
Ora 13:30 Mbështetës të PS kanë bllokuar rrugën për në Kukës. Ndërkohë që nuk bëhet e ditur afati i bllokimi të rrugës.

VLORE BLLOKOHET AKSI VLORE- FIER
Ora 13. 26 Në Vlorë protestuesit kanë bllokuar aksin Vlorë-Fier tek Ura e Mifolit. Ne krye te protestes jane deputetet socialiste te PS.

NUMثROHEN 5 KUTI Nث NJثSINث 4, 3 VOTA BASHA
Ora 13:02 Kryetari i KQZ ka kërkuar një 20 minuta pushim. Sot janë numëruar 5 kuti në njësinë numër 4, KZAZ 48. Ku rezultuan 3 fletë votimi për kandidatin e PD Lulzim Basha, si dhe dy fletë votimi në favor të Bashës por që u konsideruan të pavlefshme, për shkak se në njërën nga fletët vula pas saj nuk i përkiste njësisë numër 4 të votimit, ndërsa në fletën tjetër kishte një shenjë të dyshimtë.
Nga numërimi i 25 kutive rezulton kandidati i PD Lulzim Basha në avantazh me 49 vota, kandidati i PS Edi Rama me 15 vota. NEWS 24 raporton se kanë mbetur edhe 37 kuti për tu numëruar.

PROTESTA VAZHDON NE VLORE, DURRES, FIER, LEZHE, KAVAJE

Ora 12: 55
Në orën 12: 53 minuta, në Vlorë protesta e socialistëve zhvillohej në Novoselë, në Fier, autostrada Fier- Lushnje vazhdon të jetë e bllokuar prej gati 2 orësh. Në Lezhë, autostrada Lezhë Tiranë, është bllokuar prej një ore në afërsi të Lacit. Deputetët PS i kanë bërë thirrje policisë që të mos ndërhyjnë. Në Lezhë nuk është vënë re rëndim trafiku pasi makinat kanë lëvizur në një rrugë dytësore.

DURRES PROTESTUESIT PS DREJT TIRANES, BLLOKOHET AUTOSTRADA

Ora 12. 52 Në Durrës qindra militantë PS kanë protestuar duke ecur në këmbë nga Muzeu i Dëshmorëve” deri në hyrje të autostradës Durrës- Tiranë. Protestuesit kanë hyrë në autostradë e po i drejtohen Tiranës duke bllokuar lëvizjen e trafikut në autostradë. Protestuesit janë te Ura e Dajlanit. Në krye të protestuesve janë deputetë socialistë, si Blendi Klosi.

LEZHث, BLLOKOHET AKSI DREJT TIRANES
Ora 12. 32 Në Lezhë protestuesit kanë bllokuar aksin kombëtar Lezhë- Tiranë.

KQZ, 2 POLICث Tث LثNDUAR
Ora 12. 30 Nga pamjet e transmetuara direkt nga tv NEWS24 dy polici janë larguar nga kordoni policor, pasi duhet të kenë pësuar lëndime. Ata jane pare te shoqerohen nga koleget e tyre ne drejtim te makinave te policise.

HAPET KUTIA 1809/1, 1 VOTث BASHA
Ora 12:22 KQZ ka hapur kutinë më numër 1809/1, ku sipas kryetarin Ristani në këtë kuti rezultojnë 3 fletë të pa numëruara. 2 fletë votimi për kryetar të njësisë bashkiake Vait Kalaja. 1 fletë votimi e vlefshme për kandidatin për kryetar bashkie të PD Lulzim Basha.
Përfaqësuesit e PS: ‘Kontestojmë se në procesverbal u tha është e vlefshme dhe ajo është përllagoritur një herë’.
Administrata e KQZ: ‘Në procesverbal është shënuar se janë gjetur fletë të kontestueshme të hedhura në kutitë gabim dhe që është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit’.
Subashi: ‘Ndryshimi i tabelave të rezultatint e bën nul procesin e numërimit.

FIER, BLLOKOHET AKSI NACIONAL FIER-LUSHNJE
Ora 12. 13 Qindra protestues socialistë kanë marshuar nga sheshi “Fitorja” në drejtim të hyrjes së qytetit duke thirrur “Poshtë Diktatura” dhe “E duam Shqipërinë, pa Salinë”,. Më pas protestuesit kanë përshkruar 5 km në këmbë duke u vendosur te Ura e Mbrostarit, pjesë e aksit Fier- Lushnje. Mbështetësit PS kanë vendosur goma makinash në mes të rrugës dhe i kanë vënë flakën. Konstatohet një prani e madhe e forcave policore. Në krye të protestuesve PS janë vënë re deputetë socialistë, si Gramoz Ruci. Protestuesit kanë deklaruar se do të bllokojnë aksin nacional deri në një afat të papërcaktuar.

KQZ 25 KUTI TE HAPURA , BASHA 49 VOTA, RAMA 15 VOTA
Ora12:12 Deri tani jane hapur 3 kuti të reja përkatësiasisht kutia me numër 17 93, 17 96, 17 97, 1809/1, 17 99. Nga 25 kuti të numëruara ( qe prej dites se djeshme) rezultojnë 49 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 15 vota për Edi Ramën. Këto vota do i shtohen rezultatit paraprak për kryeqytetin, dhe Basha momentalisht ka 34 vota më shumë se rivali i tij socialist i “Aleanca për të Ardhmen”.

KAVAJE, 300 PROTESTUES BLLOKOJNE AKSIN RROGOZHINE- KAVAJE
Ora 12: 03
Në Kavajë rreth 300 protestues kanë bllokuar rrugëm Rrogozhinë-Kavajë. Ata kanë djegur gomat e makinave në mes të rrugës dhe kanë deklaruar se do ti drejtohen me vone Tiranës.

NIS PROTESTA DHE NE LEZHE E DURRES
Ora 12.00 NEWS24 informon se ka nisur protesta e socialistëve edhe në Lezhë e në Durrës. Protestuesit e Kavajes kanë bllokuar aksin nacional Rrogozhinë- Kavajë.

HAPET KUTIA 17 97 KZAZ 48, 1 VOTث BASHA
Ora 11: 55 Ristani: ‘Në kutië 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie, 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën. 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD. 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën’.

SITUATA E TENSIONUAR JASHTE, KA DHE PERPLASJE FIZIKE
Ora 11. 54
Jashtë militantët dhe deputetët PS tentojnë herë pas here të thyejnë kordonin policor për të kaluar në ambientet e KQZ-së. Nga pamjet direkt vihen re dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë të cilët janë të veshur me veshje speciale dhe me skafandra.

HAPET KUTIA 17 96 KZAZ 48, 1 VOTث BASHA
Ora 11:43 Hapet kutia 17 96 e KZAZ 48. ku ësthë konstatuar një fletë votimi e panumëruar për kryetar bashkie që shkon në favor të kandidatit të PD Lulzim Basha. Në kuti rezulton edhe një fletë votimi e panumëruar për kryetar të njësisë bashkiake numër 4 dhe 1 fletë votimi për kryetar minibashkie për kandidatin Hysen Zhura.

FIER, NIS PROTESTA E MILITANTثVE Tث PS

Ora11:37 Militantët e Partisë Socialiste në qytetin e Fierit i janë përgjigjur thirrjes së deputetë socialist për revolta popullore në mbarë vendin për të mbështetur revoltën që po zhillohet pranë KQZ në kryeqytet. Në Fier protesta po zhvillohet para sheshit Fitorja.

KAVAJث, MILATANTث Tث PS Nث PROTESTث
Ora 11:34 Përgjigjes për revolta popullore të PSnë mbrojtje të votes i janë përgjigjur militantët socialist të qytetit të Kavajës. Militantët e shumtë kanë bllokuar rrugën tek Ura e Drazhit.

TENSIONOHET SITUATA JASHTE KQZ-SE
Ora 11. 29 Tension jashtë KQZ. Turma e militantëve socialiste per disa minuta kanë tentuar të shtyjnë e të çajnë kordonin policor për të hyrë në oborrin e KQZ. Kordoni policor me policë me skafandra është më i përforcuar se një ditë më parë. Ndërkohë që te dera, ne hyrje te godinës se KQZ-se, janë vendosur kordonë të tjerë policor. Në rresht të parë vihen re deputetët PS, si Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Fatmir Toçi. Militantet therrasin emrin e kryetarit socialist, kandidat per bashkine e Tiranes.

HAPET KUTIA 1793, FLETA E NUMERUAR PER BASHEN, ME SHENJE

Ora 11: 27 Në kutinë 17 93 u morën në shqyrtim një vote që ishte për Lulzim Bashën. Sipas Subashit zarfi që u hap nuk është zarfi i fletëve të kontestuara. Sipas saj është “një zarf që nuk i përket fletëve që u gjendën aty, që lejon të mendon një pikëpyetje të madhe. Kush i futi këto fletë votimi në këtë zarf. Përgjigjen do e marri hetimi I zgjedhjeve në Shqipëri.
Sipas Salianit të PS, fleta ka probleme, ka shenja. „Ka shenjën e stilolapsit dhe është grisur. “ Ristani akuzoi përfaqësuesin e PS-se se i ka bërë ai shenjë fletës, në kzundërpërgjigje Saliani i tha se nëse i ka bërë ai atëherë largohet menjëherë nga salla. Pas debatit fleta u vlerësua si e pavlefshme. U vlerësuan dhe 3 fletë votimi të kontestueshme në favor të kandidatit të kryetarit të njësisë minibashkiake.

Ora 11. 10 Rinis hapja e kutive për fletët e kontestuara. Do numerohen fletët e kontestuara ne kutine 17 93

KQZ: DO NUMEROHEN DHE FLETET NE 5 KUTI TE TJERA;DEBATE
Ora 11: 04 KQZ miraton me 4 vota ( vetëm votat e anëtarët e maxhorancës) dhe numërimin e fletëve të panumëruar dhe për 5 kuti të tjera. Kreu i KQZ-së tha se “procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara.” Kështu listës së
hapjes së kutive do i shtohen dhe kutitë 1793, 1796 1799, 18 09/1 . Perfaqesuesit e PS kundershtojne, Përfaqësuesi i PS Eridian Saliani tha se “ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar”

QINDRA MILITANTE PS PARA KQZ, POLICIA BLINDON GODINEN
Ora 10: 37 Ndërsa mbledhja ka nisur ne KQZ, qindra militante PS jane vendosur jashte godines se KQZ e cila eshte blinduar nga policia.. Tre kordone policore jane vendosur prane hekurave te oborrit te KQZ, gjithashtu eshte blinduar dhe dera e KQZ

DEBATE PER AKTIN NORMATIV TE MIRATUAR DJE NGA KQZ

Ora 10 35- Përfaqësuesi i PS-së Gjoncaj kërkoi “vërtetimin juridikisht të aktit që votuat dje.” “Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vëretetojmë juridikisht cdo akt.”-tha Gjoncaj. Nga ana e tij KQZ-së Ristani tha se po “Vazhdojmë me vendimmarrje të ndërmjetme”

Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota. Nënkryetarja Subashi e Artur Laze, dy përfaqësues të PS-së thanë se KQZ në rolin e KZAZ ka kompetencë vetëm nxjerrjen e tabela përmbledhëse.

KQZ NIS MBLEDHJEN, REPLIKA SUBASHI- RISTANI

Ora 10. 13 Nënkryetarja e KQZ-së Deshira Subashi tha se Ristani i është drejtuar asaj në mënyrë “fyese” dhe për këtë do ndiqte rrugën ligjore.Ajo i bëri thirrje publike Ristanit "që mirësjelljen time mos e keqpërdoro”. "Dua tju them se vendsmërinë time mos e vini në provë, sepse këtë vendosmëri e kam të provuar nga jeta ime"- vazhdoi Subashi.
Mos u merr me cështjen e moshës time. Mosha në profesion është vlerë. Nga ana e tij Ristani tha se kjo kishte ndodhur pasi “Ju ndryshuar qëndrim, dhe morët urdhër politik për të vepruar kundra ligjit”. Sipas tij përmendja e moshës e kishte bërë për shkak se i kishte mbaruar mandati dhe se qëndrimi im “nuk është cinik, por është detyrim ligjor që më është dashur ta bëj.”

Gjatë ditës së djeshme KQZ ka numëruar 20 kuti votimi tek të cilat kanë rezultuar 60 fletë votimi të panumëruara. Nga 60 fletët e numëruara, rezultuan 46 në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 14 vota për Edi Ramën. Nëse këto vota do t’i shtohen rezultatit paraprak për kryeqytetit, atëhere Basha momentalisht figuron fitues me 22 vota më shumë se rivali i tij socialist i “Aleanca për të Ardhmen”. Procesi i numërimit të votave të kontestuara në KQZ zgjati për rreth 12 orë për t’u ndërprerë në orën 23:54 të mbrëmjes së djeshme dhe per tu nisur sot ne oren 10:00.

POLICIA SHPERNGULET JASHTE KQZ, NE GADISHMERI
Ora 09. 40 Mobilizohen forcat e policisë para KQZ. Përvec forcave të rendit ka dhe forcat e FNSH, e RENEA. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe në këto momente situata është ende e qetë.

PS PARALAJMERON NISJEN E PROTESTAVE
Partia socialiste do të nisë nga dita e sotme protesta popullore në të gjithë vendin me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha. Vendimi u mor ne mbledhjen e grupit te kësaj partie orët e vona të mbrëmjes së të mërkures. Në mbledhjen e dyte radhazi brenda 24 orëve, deputetet socialiste vendosën në unanimitet që të nisin protestat në të gjithë vendin nga veriu ne jug. Protesta pritet të nisë fillimisht ne Tiranë,jashte godines se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar vendimet e këtij komisioni për numërimin e fletëve të kontestuara dhe paralelisht me to do të zhvillohen protesta në mbrojtje të votës së lirë edhe në qytete të tjera.

GSH shkruan se në orën 11:00 do të nisin pothuaj njëherësh protestat në Vlorë, Fier, Berat, Korçë, Elbasan etj. Një orë më pas, në 12:00 socialistët e Durrësit, Kukësit, Lezhës, etj, do të protestojnë gjithashtu me bllokime të hyrjeve kryesore të qytetit.

MBLEDHJA DJE NE KQZ
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj dhe Eridian Saliani, pretenduan në disa raste se KQZ nuk po vlerësonte votat e kontestuara por ato të shpallura si të pavlefshme nga KZAZ-të. “Cila është procedura? Tabela 17/84 nuk ka asnjë kontestim do të thotë se ky grup numërimi nuk i është drejtuar KZAZ por e ka vlerësuar këtë tabelë dhe e ka shpallur të pavlefshme 17 fletë votimi”, u shpreh Saliani, referuar kutisë që i përkiste KZAZ-së Nr.48, të njësisë bashkiake Nr.4. Përfaqësuesit ligjorë të PS-së, pretenduan gjithashtu se në disa nga kutitë me votat e kontestuara që u vlerësuan nga KQZ, rezultonin më shumë vota sesa votues ndërkohë që në kuti të tjera kodet e sigurisë nuk përputheshin me ato të raportuara nga vetë Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Në momentin e hapjes së kutise se pare 1759, gjatë ditës së djeshme situata u tensionua derisa degjeneroi në përplasjen fizike mes drejtorit të komisioneve zgjedhore në KQZ, Alfred Spahiu dhe dy përfaqësuesve ligjorë të PS-së, Genc Gjonçaj dhe Eridian Saliani. Palët nuk i kursyen njëra-tjetrës grushtet, shqelmat, kapjet pas xhakete deri dhe të pështyrat në fytyrë.
(s.g/e.m/m.a/BalkanWeb))
 

Attachments

Top