• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ-ja vendos nesër për 9 kutitë e Fierit. PS: Po zvarritet procesi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për nesër vendimin për fatin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Kuti, në të cilat Partia Socialiste pret të marrë mandatin e nëntë. Sipas nënkryetares së këtij Komisioni, Deshira Subashi, dita e nesërme korrespondon me afatin për marrjen në shqyrtim të kutive nga institucioni qendror zgjedhor. Kutitë që ende nuk janë numëruar i përkasin KZAZ nr. 18, 19,20, 22, për të cilat Subashi deklaron se ka shkelje. Sipas saj, në shumë kuti të katër KZAZ-ve komisionerët nuk kanë kryer fare procesin e numërimit, megjithëse këto kuti kanë dokumentacionin (tabelat) që janë numëruar. Në këto kushte subjekti politik i interesuar duhet të ankimojë pranë KQZ vendimin e kundraligjshëm të KZAZ. Më pas KQZ voton për të pranuar ose jo ankimimin dhe vetëm në rastin e një miratimi të ankimit , KQZ ka të drejtën ligjore të numërojë kutitë përkatëse.
Pas kësaj, ka reaguar menjëherë kandidatja e PS-së, Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar nga Sali Berisha të ndalojë tentativat për t'i marrë PS-së mandatin e nëntë në këtë qark. Gjatë një reagimi nga selia e PS-së ajo u shpreh se ka vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për të monitoruar procesin.
"I kërkojmë Sali Berishës të ndalë çdo tentativë të dështuar për rrëmbimin e mandatit të nëntë të PS-së në qarkun e Fierit. I kërkojmë KQZ-së që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në sallën e mbledhjeve të KQZ-së"- tha ajo.
Sipas Meksit, KQZ-ja duhet të vlerësojë urgjentisht ankimin e forcave politike, për manipulim dhe shkelje të Kodit Zgjedhor, në Tirane, Berat etj.

Certifikohet rezultati në Korçë e Kukës
TIRANث- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çertifikoi mbrëmë rezultatin e zgjedhjeve në qarqet e Korçës dhe Kukësit. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të anëtarëve të opozitës dhe pëfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste, KQZ miratoi me forcën e kartonit me një votim katër me tre, tabelat përfundimtare të rezultatit te zgjedhjeve në këto dy qarqe. Duke arsyetuar kërkesën e tij për të mos miratuar rezultatin përfndimtar për Korçën, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjoncaj, theksoi faktin se në dokumentacionin e paraqitur nga disa KZAZ në këtë qark rezulton të jenë konsideruar të pavlefshme disa kuti votimi, për pasojë rezultati i tyre nuk është pasqyruar në tabelat përfundimtare. Ndërkohe, sipas tij këto të fundit janë marrë në dorëzim, si të rregullta dhe për pasojë duhet të prodhojnë rezultat. Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste dhe anëtarët opozitar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve këmbëngulën në faktin se, referuar legjislacionit zgjedhor, nuk bëhet fjalë për kuti të vlefshme apo të pavlefshme, por për kuti të rregullta ose të parregullta. Sipas Kodit Zgjedhor, nëse një kuti votimi pranohet nga KZAZ-ja si e rregullt, ateherë fletët e votimit në të numërohen dhe duhet të pasqyrohen në tabelën përfundimtare të kësaj të fundit. Përfshirja ose jo e kutive në fjalë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Korrcën, nuk pritej të ndikonte në konfigurimin e deputetëve në këtë qark, gjithsesi gjatë gjithë mbledhjes vërehej një gjëndje e nderë mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët herë pas herë kalonin edhe në debate përsonale midis tyre. Pavarësisht këmbënguljes së përfaqësuesve të opozitës për përfshirjen e rezultateve të kutive të cilësuara si të pavlefshme nga KZAZ-të në fjalë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve çertifikoi më shumicë të thjeshtë këtë rezultat. Nderkohw miratimi i tabelave përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve për qarkun e Kukësit kanë ngritur më shumë "temperaturën" në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor i PS-së Eridjan Saliani u shpreh publikisht se forca politike që ai përfaqëson do të çonte për ndjekje penale të shtatë anëtarët e KZAZ-së numër 34, me arsyetimin se kanë falsifikuar dokumentacionin zgjedhor. Sipas tij, në tabelën e rezultateve të ofruara nga kjo KZAZ, janë bërë ndryshime me shkrim dore pasi kjo e fundit ishte printuar nga operatorët e KQZ-së. Sipas tij, ky është një tregues për manipulime të rezultatit zgjedhor në këtë KZAZ. Nisur nga ky fakt, përfaqësuesi ligjor i PS-së, kërkoi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që të mos miratinte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për këtë KZAZ, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh ndërsa KQZ çertifikoi zgejdhjet në të gjithë qarkun e Kukësit . Shekulli
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Te 9 kutite do ken vota per pd me siguri u ben 1 jave aty kushedi sa manipulime kan bere ose dhe skan bere se kan lsi nga ana e tyre dhe se vrasin me trurin jan te sigurte qe fitojne
 
Top