• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ: Ja rezultatet përfundimtare

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 23:39 / 14.11.2013



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare për kryetar të komunave të Kosovës, në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Të dhënat e përgjithshme për këto zgjedhje, sipas KQZ-së janë.

Numri i votuesve të Regjistruar: 1.792.913

Numri i votuesve të cilët kanë votuar në secilin vendvotim: 807.240

Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit (me kusht, VPNV dhe me post): 23.592

Pjesëmarrja në votime: 46.34%

Numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme: 801.789

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme: 15.512

Numri i fletëvotimeve të zbrazëta: 8.248

Numri i fletëvotimeve të përdorura: 825.792

Numri i fletëvotimeve të papërdorura: 865.769

Numri i fletëvotimeve të dëmtuara: 1.080

Fituesit pa balotazh:

Deçan fitues është Rasim Selmanaj nga AAK-LDD me 54.26%.

Në Gllogovc ka fituar Nexhat Demaku nga PDK-ja me 63.44%.

Në Istog ka fituar Haki Rugova i LDK-së me 50.95%.

Në Kaçanik ka fituar Besim Ilazi i PDK-së me 52.64%.

Fushë Kosovën e ka fituar Burim Berisha i LDK-së me 64.33%.

Në Podujevë në vitet e ardhshme do të udhëheq Agim Veliu i LDK-së i cili ka marrë 50.16%.

Skenderajn e ka fituar Sami Lushtaku me 88.21% ku njëherësh është edhe më i votuari në Kosovë.

Edhe Komuna e Shtimes nuk do të ketë balotazh. Aty ka fituar Naim Ismajli i PDK-së me 50.27%.

Mamusha gjithashtu kanë vendosur për kryetarin e tyre, ai është Arif Butuq i Kosova Turk Adalet Partisi, që ka marr 52.59%.

Edhe Hani i Elezit ka zgjedhur kryetarin e vet, Rufki Suma i pavarur me 54.74%.

Përqindja e atyre që shkojnë në balotazh:

Në Gjakovë prinë Mimoza Kusari-Lila nga AKR me 43.5% dhe shkon në balotazh me Pal Lekaj e AAK-LDD i cili ka 35.70%.

Në Gjilan shkon në balotazh Lutfi Haziri nga LDK-ja me 40.61% me Qemajl Mustafën e PDK-së që ka 25.44%.

Në Dragash Salim Jenuzi i PDK-së ka marr 33.70% dhe shkon në balotazh me Fatmir Mehmetin e LDK-së i cili ka marr 30.50% të votave.

Në Klinë shkojnë në balotazh Sokol Bashota i PDK-së me 42.52% dhe Enver Berisha i AAK-LDD me 24.39%.

Kamenicë shkojnë në balotazh Shaip Surdulli i LDK-së me 32.95% dhe Begzad Sinani me 32.50%.

Në Mitrovicën e jugut shkojnë Avni Kastrati i PDK-së me 42.60% dhe Agim Bahtiri i AKR-së me 21.90%.

Në Lipjan Shukri Buja nga PDK ka marr 36.05% të votave dhe shkon në balotazh me Imri Ahmeti e LDK-së me 35.09%.

Novobërda do ketë të drejtë të votojë në balotazh për Bajrush Ymerin e LDK-së që ka marrë 31.47% dhe Svetislav Ivanovic që ka marr 26.58%.

Obiliqi shkon në balotazh me Mehmet Krasniqin e LDK-së me 30.52% dhe Xhafer Gashin e AAK-LDD me 26.34%.

Në Rahovec, Idriz Vehapi i PDK-së me 38.64% shkon në balotazh me Smajl Latifi e AAK-LDD me 32.64% të votave.

Peja do të mund të votojnë për Gazmend Muhaxherin e LDK-së që ka marr 40.97% të votave dhe Ali Berishën e AAK-LDD që ka 36.37%.

Kryeqyteti shkon në balotazh me Isa Mustafën e LDK-së që ka marr 42.75% dhe Shpend Ahmetin e Lëvizjes Vetëvendosje që ka 31.89% të votave.

Prizren shkon në balotazh Ramadan Muja i PDK-së me 37.23% dhe Eqrem Kryeziu i LDK-së me 25.36%.

Shtërpca shkon në balotazh me Bratislav Nikoliq nga SLS që ka 38.91% dhe Ivan Redziq që ka fituar 36.02%.

Në Suharekë Sali Asllanaj nga LDK-ja me 34.58% shkon në balotazh me Bali Muharremaj e AAK-LDD me 30.66%.

Ferizaj voton gjithashtu me 1 dhjetor ku Agim Aliu i PDK-së ka 39.68% ndërsa Muharrem Svarqa i LDK-së ka 34.29%.

Në Viti Sokol Haliti i LDK-së me 36.41% shkon në balotazh me Nexhmedin Arifin e PDK-së që ka 23.79% të votave.

Vushtrria shkon në balotazh me Bajram Mulakun e PDK-së me 38.99% dhe Muharrem Shabanin e AAK-LDD me 22.40%.

E Malisheva shkon në balotazh me Ragip Begaj e Iniciativës Qytetare për Malishevën me 41.89% dhe Salih Morinën e LDK-së me 26.19%.

Juniku do votojnë më 1 dhjetor për Agron Kuqin e AAK-LDD që ka 47.81% dhe Zenun Shalën e LDK-së me 32.54%.

Graçanica shkon në balotazh Branimir Stojanovic nga Lista e Përbashkët Serbe me 48.70% dhe Bojan Stojanovic i SKS me 35.20%.

Ranilluku gjithashtu shkon në balotazh me Gradimir Mikic i Listës së Përbashkët Serbe me 40.07% dhe Milan Aritonovic i SNPK me 36.40%.

Për Parteshin përballen Nenad Cvetkovic i SLS-së me 45.82% dhe Dragan Nikolic i Listës së Përbashkët me 33.91%.

Dhe në Kllokot Srecko Spasic i Listës së Përbashkët me 35.50% përballet në balotazh me Sasha Mirkovic e SLS-së që ka 29.04%.

Komunat që Lista e Përbashkët Serbe i fitoi pa balotazh:

Leposavicin e ka fituar Dragan Jablanovic nga Lista e Përbashkët Serbe 51.48%.

Edhe Zubin Potoku është fitues është Stevan Vulovic nga Lista e Përbashkët Serbe me 78.74%.

Edhe Zveçanin e ka marr kjo listë ku Vuqina Jankovic ka marr 57.55%.

Kandidatët me më së paku vota:

Slobodan Denic nga Gradjanska Inicijativa Simonida që ka vetëm 50 vota apo 0.49% në komunën e Graçanicës.

Në Shtime është Isuf Muslia kandidatë i pavarur me 59 vota apo 0.48%.

Igor Mitic ka vetëm 61 vota apo 1.93% që është nga Social Demokratija për Komunën e Ranillukut.

Pastaj me vetëm dy vota më shumë, apo 63, gjithsej (0.42%), është Xhevxhet Tahiri nga Balli Kombëtar për Komunën e Dragashit.

Ndërsa, Branislav Bozovic nga Nova Sanja ka 68 vota apo 2.52% për Komunën e Zubin Potokut. Të tjerët kanë nga 70 e më shumë vota.

Ata që morën më së shumti vota:

Isa Mustafa i LDK-së, kandidatë për kryetar të Prishtinës me 36 mijë e 755 vota.

Pastaj Ramadan Muja i PDK-së, kandidat për Prizrenin me 24 mijë e 791 vota.

Mimoza Kusari-Lila nga AKR, kandidate për Gjakovën me 24 mijë e 791 vota. Të tjerët kanë më pak se 20 mijë vota.

Më poshtë në formë tabelare mund t’i shihni rezultatet për secilën komunë.



Telegrafi/

Fotografia: Arkiv
 
Top