• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

KQZ: Aleanca e Ndryshimit fiton 71 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se koalicioni “Aleanca e Ndryshimit”, e drejtuar nga Partia Demokratike, ka siguruar 71 deputetë për Kuvendin e ri në bazë të rezultateve paraprake.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp kryetari i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi: “I gjithë procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe në përgjithësi ka ecur i sigurt”.

“Mendoj se do të kemi një rezultat brenda tre ditësh”, iu përgjigj Ristani pyetjes për rezultatin përfundimtar. Ai shtoi se po numërohen kutitë e Fushë Kuqes dhe pritet të numërohen dhe kutitë e Fierit.

Përsa i takon kontrollit nga ana e KQZ-së të tabelave përmbledhëse të rezultateve të 66 KZAZ-ve në vend, Ristani tha se ka përfunduar kontrolli për qarkun e Korçës dhe Kukësit, dhe pritet që shumë shpejt të kontrollohen dhe miratohen dhe tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve të tjera.

Për herë të parë në numërimin e votave u përdor një teknologji elektronike, që sipas Ristanit, ka rritur transparencën dhe saktësinë.

“Problemet teknike kanë ekzistuar, por ato mund të zgjidhen në të ardhmen”, tha ai, ndërsa nënvizoi se “procesi zgjedhor i 28 qershorit ka qenë ndër më të mirët që ka realizuar Shqipëri dhe kështu do të jetë deri në fund”.

Ndërkohë, Partia Socialiste sapo reagoi me anë të Gramoz Ruçit, duke e quajtur deklaratën e kryetarit të KQZ-së si antikushtetuese, në momentin kur nuk janë numëruar dhe kutitë e fundit.

Partia Socialiste pretendon të marrë edhe një mandat në qarkun e Beratit nga tre kutitë e panumëruara. /gazeta start/
 
urime PD-s edhe gjeth kualiconit te tyre Urime Sali Berisha me plot merit ishalla ne fund del me , me shum mandate qe sdo te ket nevoj te merr ndonje komunist ne qeveri ;)
 

iLirjam

Antar i fv.al
I uroj suksese ne ralizimin e premtimeve qe beri ne fushat;;te pakten per te ralizuar 70% te tyre!!!
 

gerrard73

Anëtar i ri
Per mendimin tim kjo deklarat eshte pak e nxituar, sidoqofte mendoj se PD-ja ka te drejte te tentoje te krijoje qeverine e re. Sipas kushtetutes Presidenti i Republikes duhet te therrase forcen apo forcat politike qe kane fituar zgjedhjet apo kane marre me shume vota nga te gjithe. Ne rastin konkret PD-ja ka marre me shume deputet se PS-jadhe do te thirret nga presidenti per te marre mandatin e ri per te formuar qeverin. Forca qe ka marre me shume deputet ka 2 muaj kohe qe te tentoje te formoje qeverin e re, dhe gjate kesaj kohe kerkohen te behen akorde te ndryshme me deputet edhe te focave te tjera. Por nese qeveria ne keto 2 muaj nuk arrin te formoje qeverin e re, atehere duhet te tentoje forca tjeter qe eshte renditur e dyta.
 
Top