• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kosto e Jetesës në Shqipëri

Screenshot_2020-10-16-10-06-21-1.png
Si ka ndikuar pandemia në çmimet e konsumit dhe me gjerë? A është Tirana një qytet i lirë apo i shtrenjtë? Indeksi i Çmimeve të Konsumit, për muajin gusht u fiksua në 2.1%, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave. Diferencën, edhe gjatë këtij muaji e bënë produktet e shportës ushqimore.“Në vlerësimet e çmimeve të konsumit të nxjerra nga INSTAT për muajin gusht, ne vëmë re një rritje 1.3 për qind….. Grupet kryesore që patën rritje kanë qenëproduktet ushqimore, qira dhe lëndë djegëse”, shprehet Elton Alika, Drejtoria e Statistikave të sektorit real, INSTAT.Por si ndikuan muajt e izolimit nga pandemia tek familje? “Tendenca që është vënë re në çmime, sidomos në periudhën kulminante të pandemisë dhe deri më sot, ka qenë rritja e çmimit të produkteve të konsumit, e cila gradualisht ka pësuar ulje deri në krijimin e normalitetit”, thotë Alika.Por të dhënat e INSTAT, shërbejnë si orientim, jo vetëm në perceptim, por edhe në vlera reale, se jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Agjencia “Numbeo”, e cila merr në analizë kostot e jetesës në më shumë se 500 qytete, referon se të jetosh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë.Sipas kësaj agjencie, kosto e jetesës së një banori të kryeqytetit në muajin gusht arriti në 52,580 lekë. E thënë ndryshe një familje me 4 anëtarë duhet të siguronte në portofol jo më pak se 185 mijë lekë.Nëse do t’i referoheshin prodhimeve kryesore dhe shërbimeve që i nevojiten një familjeje në Tiranë, do të shihnim se pothuajse në të gjithë prodhimet janë shënuar kosto të larta.Për banorët e kryeqytetit, pjesa më e madhe e parave në portofol harxhohet në market, më tej për qira e transport, ndërsa koha e lirë dhe veshjet zënë volumin më të ulët.Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat ndër më të ulëtat në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime.Por për të parë se ku qëndron Shqipëria dhe Tirana në raport me vendet e tjera, rezulton se në Europë, Zvicra e Norvegjia janë 3 vendet me koston me të lartë të jetesës, ndërsa sipas qyteteve Tirana renditet në vendin e 353, nga 512 rajone të marrë në shqyrtim.
Euronews Albania
 
Ne momentin qe bie fuqia blerese per shkak te rritjes se kostos se jeteses kemi te bejme me familje me te varfera se nje vit me pare.

Per ta shpeguar me qarte se cfare quhet rrithe e kostos se jeteses duhet te dini se si matet indeksi i saj. Ky indeks perllogaritet duke marre parasysh ne llogaritje disa kategori te shpenzimeve kryesore baze sic jane indeksi i shpenzimeve te shportes baze indeksi i qerase indeksi i cmimeve te artikujve te produkteve te domosdoshme veshmbathje frekuentim bare rstorante etj. Per sa kohe ka rritje cmimesh te artikujve si pasoje edhe te situates ekonomike krijuar nga covid normal qe dhe ekonomia shqiptare do impaktohet nga keto qe permenda.

Per mua mbetet shqetesuese plani ekonomik i masave te qeverise per te kapercyer kete krize. Tani jane dhe zgjedhjet dhe keto do ndikojne ne destabilitet ekonomik per shkak te investimeve te pakta per shkak te pasigurise politike ne vend.
 
Tirana eshte e shtrejte. sidomos tek shporta e ushqimeve baze te konsumimit te perditshem.
Po ashtu ne analogji me rrogat dhe qerat jane goxha te larta.
Ndersa ngelet ne nje stad te pranueshem ekonomik,restorantet,kafenet,nuk jane shume te shtrejta.
 
Nje qytet qe rritet me 20 mije banor nvit sa vjen e me i shtrenjte do behet. Qerate pershembull para 2-3 vitesh kishin nje mesatare 200 eur ne muaj, sot mesatarja ka arrit 300 eur, pra 50% rritje. Edhe kerkesat per blerje banesash e njejta gje, para 5 viteve kishim nje mesatare 500-600 eur meter², ndersa sot eshte 700-800 eur.

Ndersa produktet ushqimore dhe veshmbathjet jane pothujse te gjitha te importuara nga jashte ku si rrjedhoje para se te futen ne tregun shqiptar paguajne doganen, taksat..etj qe perkthehen ne rritje cmimesh.

Pastaj kalojme ke nafta, energjia, uje ku shteti ka mundesi tna e lehtesoje jeten disi, por realiteti eshte qe i pagujme sa nparis e londer.
 
PA le me kur ta ofrojne copen kineze ose sindetike si mall firme?! ahahhahahahahahahahah
te vrasesh veten.e i thone vetes e butik te cilsis.
Jo te gjitha butiket sigurisht,por shume kane mall me cilsi shume po shume te dobet .
e ka cmimin 50 mije leke te vjetra nje rrobe,bluze ,pantallon. ahahahahhaa zeme shembull.
 
Private conversations
Help Users
    Top