• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

legjenda

Tetova
Një nënë 39-vjeçare ka dashur t`i mbysë dy fëmijët e saj 12 dhe 13-vjeçarë, duke i ngulfatur dhe goditur me thikë. Ajo kishte thënë para organeve ndjekëse se kishte dashur që pastaj të vriste edhe veten.

Të hënën ka filluar në Gjykatën porote të Landit në Hagen procesi ndaj kosovares, shkruan "Derwesten.de". Ky proces pritet ta lirojë gruan nga vuajtja e dënimit pasi që një ekspertizë mjekoligjore ka ardhur në përfundimin se ajo vuan nga çrregullime serioze psikike, transmeton "Albinfo.ch". Në momentin e krimit, në qershor të këtij viti, ajo ka qenë e papërgjegjshme për veprimet e saj, ka thënë për mediat një zëdhënëse e gjykatës. Që nga ajo ditë, gruaja ka qenë e vendosur në një qendër psikiatrike.

Ndërsa puna e gjykatës tash është të konstatojë nëse nga kosovarja mund të pritet që edhe në të ardhmen të kryejë vepra të ngjashme penale. Në rast se vlerësohet kështu, ajo, me vendim gjyqësor do të dërgohet në një spital psikiatrik.

Gruaja nga qyteti gjerman Ennepetal në mbrëmjen e 11 qershorit i kishte mbyllur dy fëmijët e saj në banesë. Pa ndonjë arsye të shpjegueshme, ajo atë ditë ishte e zemëruar së tepërmi. Në tërbim e sipër e kishte ngulfatur të bijën, me qëllim që ta mbyste. Por i biri u kishte hyrë në mes dhe kishte arritur që të nxirrte motrën nga duart e nënës që kishte humbur kontrollin mbi vete. Mjekët kishin gjetur më vonë shenja të ndrydhjes në qafën e vogëlushes, përcjell "Albinfo.ch". Por, nëna e tërbuar nuk e kishte lënë me kaq. Ajo kishte marrë në kuzhinë një thikë me tehun 20 cm të gjatë dhe u ishte drejtuar fëmijëve: Unë po vdes dhe po ju marr ju me vete”. Vajza kishte provuar t`ia merrte thikën nga dora dhe në përpjekje e sipër kishte pësuar disa prerje në dorën e majtë. Përfundimisht dy fëmijët e gjejnë çelësin dhe ia dalin të ikin nga banesa.

Pjesëtarë të tjerë të familjes e kishin dëgjuar zhurmën dhe e kishin alarmuar policinë. Nëna ishte dërguar që atë natë në spitalin psikiatrik.

Fillimisht, Prokuroria kishte menduar që deliktin ta cilësonte si lëndim trupor, si pasojë e një përpjekjeje të zgjeruar për vetëvrasje. Por, të dhënat që kanë dalë në dritë më vonë kanë bërë që kosovarja të akuzohej për tentim vrasjeje.
http://zeri.info
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

Shyqyr qe se ka perfundu qellimin edhe pse psikologjikisht jo normal, rendesi ka qe femijet jane ok...
 
Titulli: Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

Zot na rujt mend e kokes se si dihet nganjehere si shket njeriu...!

Me kujtoi ate nenen Shqiptare ne Itali para ca vitesh qe kish vrare me thike tre gocat e saj :( ,dhe i shoqi... shkonte ne Shqiperi per tu fejuar me gruan e re.. .
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

:( :( Femijet,mos o zot!
Po aq kohe i shoqi se ka kuptuar qe gruja e ti ka rene ne depresion!
Se keto veprime s"vijne direkt kane nje fare priudhe qe personi fillon nervozohet humbet kontrollin,jep shenja destabiliteti!
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

Pupu si neper filma horror me duken kto ngjarje! :(
 

DarkLord

SILENT
Titulli: Kosovarja tenton t'i mbysë fëmijët e saj

Eshte e lehte ta gjykosh te shkreten, ska femer ne 'right mind' te vrasi femijet. Sigurisht ka kaluar ne cmenduri. E ka pare veten te pashprese, dhe nje moment te iken truri dhe behet tragjedia.

Une personalisht mundohem me aq sa me vjen duarsh qe te gjithe njerezit qe kane te bejne me mua gjate dites, te ndjehen te sigurte, mundohem te trasmetoj optimizem dhe gjalleri, me pak fjale ska gje me te mire dhe te bukur se vllait, motres, kolegut dhe koleges se punes ti heqesh rrudhat e ballit dhe ta besh te qeshe te argetohet te ndjehet mire ne shoqerine tende.

Nuk duhet te harrojme qe nje buzeqeshje apo nje rrahje shpatulle mund te ndryshoje shume gjera ne humorin dhe mendjen e nje njeriu.

Darius
 
Top