• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
U mbajt konferenca përmbyllëse e javës evropiane të testimit për HIV-AIDS në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u tha se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet me më së paku të prekur nga ky infeksion në rajon dhe më gjerë.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka thënë se Kosova, për fat të mirë, edhe pse e ka rrezikun më të lartë të infeksionit me këtë virus, vazhdon të jetë me gjendjen më të mirë në këtë aspekt.

“Republika e Kosovës, për fat të mirë, duke iu falënderuar edhe angazhimit të gjithë shoqërisë dhe profesionistëve është në prevalencë tepër të ulët të kësaj sëmundjeje dhe këtij infeksioni. Megjithatë, ne jemi shumë koshientë për rrezikun që i kanoset vendit tonë duke e pas parasysh strukturën demografike të popullatës dhe veçanërisht duke e pas parasysh shkallën e lartë të migracionit tonë dhe mobilitetin me të gjitha anët e botës, prandaj edhe mundësia për marrjen e këtij infeksioni, për përhapjen e këtij infeksioni është e madhe”, u shpreh ai, transmeton KP.

Sipas ministri Agani, Kosova e ka edhe strategjinë për ballafaqimin me këtë problem, derisa shtoi se, këto ditë, është themeluar edhe Grupi i ri i punës për revidimin e kësaj strategjie, në krye me Izet Sadikun dhe i cili ka për qëllim që ta përmirësoj strategjinë aktuale dhe të jetë në nivel me sfidat e kohës.

Izet Sadiku, drejtor i Klinikës Infektive, ka thënë se që nga 22 nëntori deri më 29 të këtij muaji sa ka zgjatur kampanja, janë paraqitur të testohen 19 pacientë, derisa mesatarja mujore e testimit të pacientëve në periudha tjera është 25.

“E përmendi ministri në fjalën e tij që ne fatbardhësisht bëjmë pjesë në grupin e vendeve me prevalencë të ulët, konsideroj që kjo është edhe pjesë, sukses i punës së përbashkët të të gjitha institucioneve që merren me këtë në krye me Ministrinë e Shëndetësisë për arsye se ministri e përmendi që nga viti 2003 Kosova është e para që e ka pas strategjinë për HIV-AIDS dhe në këtë vit, prej sot është bërë Grupi revidues i cili do të bëjë strategjinë e re 2014/2019”, u shpreh ai.

Sipas Sadikut, numri i të testuarve meshkuj në statistikat e viteve të fundit është 60 për qind meshkuj dhe 40 për qind femra.

Ndërsa, Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se këtë sëmundje është më mirë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë.

“Ne shpresojmë se edhe në të ardhmen, të gjithë së bashku me mediet natyrisht mund të kontribuojmë në zvogëlimin dhe mbajtjen e nivelit të ulët të infeksionit. Mos të harrojmë se shpenzimet që janë për një person e që janë gati 10 mijë euro dhe këto shpenzime duhet të sigurohen nga buxheti i Kosovës, sa më lehtë që ta kemi këtë problem, ne buxhetit të Kosovës do t’i sjellim benifite të shfrytëzohen për arsye tjera, e kemi shumë arsye tjera të cilat mund t’i mbulojmë me këto të holla që kishim me i kursye nga trajtimi i tyre sepse do të kursejmë jetëra dhe të holla nga trajtimi i saj në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Begolli është shprehur se nuk janë vetëm aktivitetet seksuale të cilat e shkaktojnë infeksionin e HIV-AIDS-it, por, sipas tij, ky virus mund të bartet edhe përmes përdorimit të mjeteve narkotike si dhe tatuazheve.

Që nga viti 1986 kur është paraqitur rasti i parë në Kosovë me HIV-AIDS, deri më tani janë lajmëruar 90 raste, prej të cilave 46 me sëmundje të AIDS-it dhe 44 me sëmundjen e HIV-it.

Në këto 27 vite kanë vdekur 40 pacientë gjithsej, kurse aktualisht në mjekim janë 15 raste të cilave Ministria e Shëndetësisë po ua siguron terapinë.

Vetëm këtë vit, në Kosovë janë shënuar 3 raste të reja të prekura me virusin HIV. /Telegrafi /
 
Titulli: Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Mire Kosova, Shqiperia mos gaboj se nuk e mbaj mend mire ishte me 69-70 raste te tilla brenda nje viti .
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Une si besoj ketyre statistikave, sepse jam e sigurte qe nr i te infektuarve eshte shume i madhe se sa i deklaruar.
Jane shume qe as e dine qe kane kete virus....
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Une si besoj ketyre statistikave, sepse jam e sigurte qe nr i te infektuarve eshte shume i madhe se sa i deklaruar.
Jane shume qe as e dine qe kane kete virus....
Jan shum edhe nga ata se kerkojn sherim mbase jasht vendit ose ose nuk kerkojn fare sherim.Por duke krahasuar numrin e vendeve tjera, them se ne ks eshte nr.. me i vogel.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Jan shum edhe nga ata se kerkojn sherim mbase jasht vendit ose ose nuk kerkojn fare sherim.Por duke krahasuar numrin e vendeve tjera, them se ne ks eshte nr.. me i vogel.
Nuk ka rendesi sa i madh eshte nje shtet, sepse behet raportimi sipas nr i banoreve, jo sipas nr i rasteve te infektimit.
Se normal 100 raste ne Kosove nuk krahsohen me 10.000 ne Kine.
Por raportet edhe mund te krahsohen.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Kosova me më së paku të prekur me HIV-AIDS

Nuk ka rendesi sa i madh eshte nje shtet, sepse behet raportimi sipas nr i banoreve, jo sipas nr i rasteve te infektimit.
Se normal 100 raste ne Kosove nuk krahsohen me 10.000 ne Kine.
Por raportet edhe mund te krahsohen.

Po mos te ikim atje larg zina, kemi shqiperien se eshte nr. me i vogel se popullsia ne kine por dukeshem i madhe i te infektuarve nga hiv. diku 652 te infekuar plus ekspertet e shendetesi thon se nuk mund te quajn nr reala madje .
 
Top