• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kosova e gatshme ta heq kufirin me Shqipërinë qysh sot”

legjenda

Tetova
Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës që qysh sot të nënshkruaj një marrëveshje ndërshtetërore për heqjen e kufirit dhe doganave Kosovë – Shqipëri.

Në konferencën e fund vitit, Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme që qysh sot të heq kufirin dhe doganën, duke thënë se jemi vëllezër dhe një komb.

“Konfirmoj në emër të institucioneve të Kosovës, Kosova qysh sot jo nesër, qysh sot është e gatshme të marr vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe çdo barriere tjetër me Shqipërinë, qysh sot, çdo barrierë që kemi mes shteteve të Kosovës hiq nuk ka nevojë me shty nesër, do të ishte mrekulli sikur viti 2020 të fillojë me vendimin për heqjen e kufirit dhe doganës mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, për çka e ftoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama të merr këtë vendim, unë jam gati”, thotë ai, raporton KTV.

Tutje, presidenti shton se nuk mund të priten teket e shtetit serb.

Sa i përket raporteve me Edi Ramën pas Samitit të Tiranës, Thaçi ka thënë se vlerëson kontributin e mikut të tij të zgjedhur.

“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne.

Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë, në fakt iniciativa të cilat kanë ndodhur kjo është pozicioni si shtet, duke mos e trajtuar Kosovën si shtet të pavarur i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes”, ka thënë Thaçi.https://aktivpress.com
 

NGU

Wild child full of grace 💫
HAHAHAHAHAHAHAHA o kitrra lol
 
Top