• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Konflikti Rusi - Turqi!

Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Auguron,

Merre shtruar se eshte rruge e gjate. T'i paska errur syte propaganda e flamurzinjve. Mendo pak me gjere. Rusia futet ne nje lufte te vertet (jo fallco) kunder barbareve. Kjo lufte behet ne kufirin turk e me poshte. T'i rrezosh avionin ruseve, nuk eshte as e moralshme, as e ndershme. Eshte tamam thike pas shpine. Eshte njelloj si: komshiu jot te lufoje ne rruge me nje tiger te dale nga kopeshti zoologjik dhe ti ta gjuash nga dritarja se te shkeli barin perpara shtepise tende.

Kyveprim, ne gjuhen zhargon quhet bythqirllek, kurse ne gjuhen e kulturuar quhet tradheti. Rusia dhe Turqia nuk kane per te bere lufte me arme mes tyre, sepse logjika me thote qe nga kjo lufte nuk do kete fitues. Keto dy shtete do jene ne harte pergjithmone, por historia dhe ky incident sado i vogel nuk do harrohet.

N.q.s. mendon ndryshe, ... te prifte e mbara...

hajduti
Normal qe mendoj ndryshe, se ti s'je kerkah.
 

Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Kur flet nje shqipfoles pro-turk, fjalet marrin fund.
Jam Shqip foles qe rreshtohem ne krahe te miqeve te kombit tone, e jo ne krahe te armiqeve shekullor .
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

I paskeni bêre temat lemsh , duhet te ndalohet ky fenomeni I bashkimit Te temave me tituj e permbatje te ndryshem , ose te merren masa qekur hapen ne fillim , pa u bêre komente .

Ps... Ne lidhje me temen , sic duket ra qetesia k'to dite .
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Jam Shqip foles qe rreshtohem ne krahe te miqeve te kombit tone, e jo ne krahe te armiqeve shekullor .
Si guxoni e pertypni termin histori sikur te ishte fara luledjelli. E thoni dhe me nje lloj 'kompetence' qe te hap barkun. Lere fanatizmin fetar menjeane dhe lexo historine sic eshte, jo sic te pelqen ty te tjete.

hajduti
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Jam Shqip foles qe rreshtohem ne krahe te miqeve te kombit tone, e jo ne krahe te armiqeve shekullor .
Miqve - ta Kane pip pip nenen per 500 vjet ... Ky Beu ataturk.

Kur do beheni njerez Ju krahu andej , qe ktheheni qysh te fryje era .
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Titulli: Përplasje titanësh! Ja fuqia ushtarake e Rusisë dhe Turqisë në shifra

Jam Shqip foles qe rreshtohem ne krahe te miqeve te kombit tone, e jo ne krahe te armiqeve shekullor .
Miqve - ta Kane pip pip nenen per 500 vjet ... Ky Beu ataturk.

Kur do beheni njerez Ju krahu andej , qe ktheheni qysh te fryje era .
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Sipas kanalit televiziv amerikan, CNN, ish komandanti i NATO-s, Uesli Klark, ka thënë se Turqia përkrah Shtetin Islamik.

Në deklaratat dhënë këtij televizioni, ish ushtaraku ka thënë se ekstremistët islamikë iu shërbejnë interesave të autoriteteve të Ankarasë, transmeton Republika.info.

Këto deklarata, gjenerali amerikan i dha në kontekstin e rrëzimit të avionit rus nga ana e turqve. I pyetur nëse pajtohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, i cili deklaroi dje se Turqia e ndihmon Shtetin Islamik, Klarku ka thënë se gjithmonë ka ekzistuar ideja që turqit përkrahin këtë grup terrorist në njëfarë mënyre, si për shembull përmes rekrutimit të luftëtarëve dhe blerjes së naftës së vjedhur në Siri.

“Grupi ekstremist, në njëfarë forme, është në shërbim të interesave të Turqisë, duke përfshirë edhe ato të Arabisë Saudite, meqë besohet se është një aks ndërmjet Iranit dhe Irakut-Sirisë-Libanit, që i izolon turqit dhe i qet prej lojës sauditët”, shtoi ai.

Bëhet fjalë për një luftë për pushtet për të ardhmen e Lindjes së Mesme, përfundoi Klarku, sipas të cilit “nuk është sekret që interesat e mëdha gjenden pas rezervave të mëdha të gazit dhe naftës së këtij regjioni, që mund të lëvizin në të ardhmen përmes gazsjellësve përmes territorit sirian”.

Sipas medieve perëndimore, Ankaraja ka fituar deri më tani rreth 800 milionë dollarë në naftën e siguruar nga xhihadistët në Siri dhe se është konvertuar në një rutinë hyrja e kamionëve të ngarkuar me naftë në tokën turke. /Republika.info/
 

legjenda

Anëtar i Nderuar
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Gjermania do t’i dërgojë avionët zbulues të tipit Tornado, me qëllim të përkrahjes së luftës së Francës kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Siri, tha sot një deputet i partisë së kancelares Merkel, CDU, transmeton Republika.info.

Deputeti Hening Ote, specialist i çështjeve të mbrojtjes, ka thënë në një komunikatë se “Gjermania do të kontribuojë më aktivisht sesa që ka qenë e angazhuar deri më tani”. Në këtë mënyrë, jo vetëm se do ta forcojë misionin e trajnimeve në veri të Irakut, porse, ndër të tjera, do të kontribuojë edhe me avionët bombardues të llojit Tornado.

Burimet e koalicionit qeverisës kanë thënë se ekzekutivi i Merkelit po ashtu po studion mundësinë e dërgimit të një anijeje dhe të avionëve të rifurnizimit si pjesë e misionit ndërkombëtar.

Berlini ofroi dje edhe dërgimin e më shumë se gjashtëqind ushtarëve në Mali për të forcuar misionin e OKB-së atje dhe për t’i ndihmuar Francës në regjion. /Republika.info/
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Takimi Erdogan-Putin, më 30 nëntor?

MOSKE-Rusia ka thënë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kërkuar një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Paris më 30 nëntor.

“Një propozim nga ana turke rreth një takim në nivel të kryetarëve të shteteve i është dorëzuar presidentit,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në një konferencë.

Putin dhe Erdogan do të marrin pjesë në samitin e klimës globale që fillon në Paris më 30 nëntor.

Peskov gjithashtu ka thënë se Erdogan i kishte telefonuar Putinit, shtatë ose tetë orë pasi Turqia kishte rrëzuar aeroplanin rus, të martën.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

(d.b/BalkanWeb)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Erdogani i fut hundet ne Palestine e Siri, pasi do ti fusi gishtin ne sy, familjes mbreterore saudite, duke dashur qe te hiqet si "Kalifi-Sulltan" i shekullit te kaluar, ne menyre qe gjithe sunitet e botes, ti kthejne syte nga Turqia e jo nga Arabia Saudite si epiqender e botes islamike.

Turqia dhe Erdogani kane perfituar jashte mase nga dy konfliktet amerikane ne Afganistan dhe ne Irak dhe ne embargon ndaj Iranit. Turqia ka dale kunder interesave amerikane ne te treja keto vende, dhe ne te njejten kohe ka perfituar ekonomikisht prej tyre duke e 4-fishuar GDP-ne e vete. SHBA nuk e ka pare me sy te mire kete gje, por nuk mund te merrej edhe me Turqine kur kish dy konflikte te hapura ne Afganistan e Irak.

Ai do te paguaje per prishjen e miqesise me dy vendet e aleate qe Turqia kishte ne bote: SHBA dhe Izraelin.

Por gjema Erdoganit nuk do ti vije nga amerikanet apo izraelit, do ti vije nga ruset. Objektivi i vertete i Putin nuk eshte Ukraina, por Turqia.

hajduti
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

@Hajdut, Erdogan ka thene qe nuk e kemi ditur qe ishte avion rus ai qe kane goditur, per kete ka kerkuar Putin ne tel per sqarim, por Putin nuk i paraqitet sepse do qe me pare te kerkoje falje. Sepse Avionet turq ishin gati duke i pritur ne fluturim buze kufit. Pra kurth i pregaditur.

Nderkohe Ruset po instalojne rraketat toke-ajer gjate kufirit sirian me turqine, kjo e ka acaruar me tej Erdogan dhe e konsideruar nje kercenim per Turqine dhe thote : "te mos luani me zjarr".
Per tani jemi vetem ne nje lufte nervash me dy vendeve, por ma merr mendja qe nuk kalon pa ndonje shkrepje..;) Pasi turqia tashme ka dale hapur qe eshte pro Isis.

Lexo ketu nje lajm shok: Kapoja i sherbimeve sekrete turke, ka kerkuar Natos e vendeve perendimore qe ta ndihmojne isis ne lufte kunder rusise. Isis nuk duhet te shkatrrohet...."
Terza Guerra Mondiale : Capo dei servizi segreti turchi dichiara "la NATO deve aiutare l’ISIS a combatter l’invasione russa"… Cosa? | La Stella
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Qe nga rrezimi te avionit, Putin po transporton pa reshtur rraketa ne Siri. Nje pregaditje e tille ushtarake tregon shenja te nje shkalle shqetesuese.

 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Lauri,

Turqia nje nga sponsoret e ISIS po luan me zjarrin. Keto dite Rusia vendosi state of art, sistemin kunderajror S400 ne Latakia. Avionet turq qe deri dje e kishin bere rutine shkeljen e vijes ajrore Siriane per te bombarduar Kurdet tashme do tju duhet ti bejne llogarite mire. Nuk do me duket cudi qe te kemi ndonje F16 te rrezuar nga rraketat e S400. Plus qe Rusia tani ka me shume mundesi te furnizoje Kurdet me armatime kunderajrore dhe sisteme antitanke e tja coje flaken ne shtepi Sulltan Erdoganit.

Nderkohe qe anetaret e Natos po e cilesojne Turqine si te rrezikshme per aleancen. Zevendeskancelari Gjerman Gabriel e quajti Turqine te papredikueshme.....Aleanca eshte me e percare se asnjehere, askush ne Europe apo Washington nuk do te futet ne nje Lufte 3B per idiotesite e Sulltanit te voel te Ankarase.

hajfuti
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Mesdheu perballe brigjeve te Sirise po mbushet me anije luftarake. USA, Anglia, Franca, Gjermania, Belgjika, Rusia. Aty ndodhen edhe te pakten 10 nendetse nder te cilat 5 jane ruse.
E gjithe kjo makineri potente ushtarake per nje tufe qafelesh te isis? mooohh..!!!
Loja me duket nuk ka filluar akoma.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

E di qe tani pas instalimit te S400 ne Latakia e kane radhen avionet turq te kalojne ke ruleta Ruse, si rrjedhoje ka pezulluar te gjitha sulmet kunder Kurdeve.

Lira mori tatepjeten qe kur ndodhi incidentin nderkohe qe Carit Rus i erdhi si me porosi ky incident i cili rriti cmimet e naftes dhe forcoi Rublen. Taip Efendiu po kerkon te takohet me Putin ti kerkoje falje privatisht (Putin deri tani e ka refuzuar kategorikisht te takoje Erdoganin).

hajduti
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Mesdheu perballe brigjeve te Sirise po mbushet me anije luftarake. USA, Anglia, Franca, Gjermania, Belgjika, Rusia. Aty ndodhen edhe te pakten 10 nendetse nder te cilat 5 jane ruse.
E gjithe kjo makineri potente ushtarake per nje tufe qafelesh te isis? mooohh..!!!
Loja me duket nuk ka filluar akoma.
Nuk kam qene asnjehere e bindur qe ISIS , eshte ndertuar nga USA Apo Izraeli( sic eshte perfolur k'tu ne Fv ) .. Por nga fara Arabe , ku per hir te pasurise .. Forcojne fanatizmin ne popull me Ane te fese , dhe vrasin rracen e tyre si pshm Sirianet, e nga Ana tjeter Turku Kurdet.. Etj etj .

Pra me pak fjale Isis I kurdis Arabia & Co , perderisa edhe fshihen andej ... E k'to shtete tashme Kane Pune ne teresi , do ta shkaterrojne k'te fanatizem barbarik nje here e mire .

Ps.. Shpresoj qe do te ndodhe kjo gje , Gjithsesi .
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Pas telefonates se fundit midis dy presidentave
sikur u qetesua me pak nderhyrje te USA -s
 
Top