• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Konflikti Rusi - Turqi!

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Rrëzimi i avionit rus në 24 nëntor mund të ishte nisja e një lufte mes Rusisë dhe Turqisë.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev tha se Rusia ishte e gatshme të niste një luftë.

“Diskutuam mundësinë e nisjes së një lufte pas rrëzimit të avionit Su-24. Por lufta do të sillte pasoja tragjike për të dy popujt. Në vend të kësaj vendosëm të jepnim një përgjigje tjetër. Ta luftonim ekonomikisht dhe politikisht Turqinë. Nëse incidenti do kishte ndodhur disa dekada më parë, tashmë do të ishim në luftë”, tha Medvedev.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Zane keto jane me teper simpati fetare jo per popukkin ne vecanti, nqs do ishte i krishter turku do nderronte vendin me laurin.

Me e bukura ka qen kur nje shok si puna Aguronit qe donte turkun me tha: shikon, turku ka rritje ekonomike dhe Erdogan esht burr shteti... Kishte qef te ishte i pushtuar akoma qe te gezonte kete dite si turk.

E kupton cfar llogjike? Vl
Mirepo Laurin , per c'fare e solle ne bisede ?

....Une te bera quote, meqe kishe thene qe kemi tradita te ngjashme... ne te vertete nese i njeh nga afer, ne nuk kemi asgje te perbashket me traditat e Turqve, nuk ju afrohen fare Shqiptareve.

K'to dogmat fetare pastaj per hir te fese, k'to vijne si pasoje e injorances... sepse te vraposh pas fese eshte si ti nxjerresh syte e tu, me duart e tua. Myslimanet serbe, me Myslimanet turq nuk kane asnje ndryshim ... there u go.
 

Tomka

Anëtar i ri
Vendndodhja
Tirana ,Albania
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Putin: shpresoj qe te mos kemi nevoje per perdorimin bombat atomike.
Kjo verteton dhe njehere qe kemi t'bejme me nje popull barbar qe nuk di te jetoje ne paqe. Ja i perdori bombat atomike cfare fiton Rusia? Apo akoma jetojne me idene e triumfit qe njehere e nje kohe ne luften e dyte boterore kur erdhen deri ne Berlin? Po e vertete erdhen , por me ndihmen e Churchillit dhe Amerikanve. Ndersa ksaj rradhe britaniket dhe Amerikanet i kane kunder ,ashu sic kane dhe Naton. Megjithate i qendroj idese qe Ruset jane mjeshtra te presionit psikologjik dhe fatkeqsisht perendimoret i marrin me seriozisht sec duhet. Pak a shume si Enveri ne kohe te vet qe i trembte me 700 mije kusur bunkera nderkohe qe populli s'kishte buke te mbushte barkun :D
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Cfare thu tomka, usa e rusia ne lb2 ishin aleat. E filluan luften kunder gjermanise pas nje akordi te perbashket. Te njejten gje po kerkojne te bejne edhe ne siri. Por ai "gjermani" kesaj here eshte i ndare m'dyshe; per ruset eshte isis, dhe per usa Asad.

per ke preferoni te beni tifo, loja dhe pozicionet e marra nga keta kuptohet mjaft lehte kohet e fundit..:)
 

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Nderhyrja e Putinit ne Siri nuk ka ne shenjester "mbrojtjen e Asadit", apo "luften ndaj ISIS", por ka ne shenjester marazin 150 vjecar te gjeneraleve ruse. Marazi me i madh i gjeneraleve ruse, eshte lufta ruso-turke. Ne sirtaret e tyre, ne keto 150 vjetet e fundit, do te gjeni nje plan per "korrigjimin" e gabimit 150 vjecar qe bene me luften e fundit qe ruset bene kunder osmaneve, qe solli shkaterrimin e Perandorise Osmane, dhe krijimin e shtetit turk.

Dhe kur Erdogani qelloi avionin rus, dhe eskalimi i situates mes dy vendeve, eshte nje ogur i mire per strategjine e ndjekur nga ruset. Erdogani kerkon rrezimin e Asadit nga pushteti, dhe eshte njeriu pergjegjes per masakren me armet kimike ne Siri te cilin u mundua t'ia faturonte Asadit. Turqit deshen te implikonin SHBA ne lufte me Asadin, duke provokuar nje sulm me arme kimike ne Siri. Putini ishte ai qe e ndali Obamen dhe SHBA nga sulmi mbi Asadin, duke u servirur amerikaneve provat qe incidenti me armet kimike ne Siri, nuk ishte veper e Asadit, por e sherbimit sekret turk.

Kur ky provokim i turqve deshtoi te implikonte SHBA ne konflikt, turqit e kaluan vemendjen ne planin B, mbeshtetjen e ISIS ne rradhet e opozites se Asad. ISIS nuk do te ekzistonte sot pa mbeshtetjen e Turqise, pasi kufiri turk eshte linja jetike e hyrjes se luftetareve, parave, dhe armeve per ISIS. Putini ia beri kete gje te qarte Hollande ne viziten e tij te fundit ne Moske, qe ISIS eshte krijese po e turqve. Dhe nese nuk e besonte kete pretendim, Putin u kerkoi francezeve dhe amerikaneve qe te testonin se ne cilin krah jane turqit, duke u kerkuar qe te mbyllin kufirin me Sirine.

Mareveshja e Turqise me ISIS eshte mbeshtetja ne kembim te luftes kunder Asadit dhe kunder kurdeve ne Veri te Irakut. Eshte edhe nje levizje tjeter qe i ka kercenuar turqit ne situaten e re te krijuar: mareveshja e SHBA me Iranin, qe e kthen Iranin ne superfuqine rajonale ne lagjen ne te cilen turqit jetojne. Me ngritjen e Iranit, me pranimin e tij ne arenen nderkombetare, Turqise i bie vlera ne rajon e me gjere.

Erdogani vazhdon te luaje me zjarrin dhe te provokoje konflikt me Rusine, pasi ne mendjen e tij ai kujton se "ka mbeshtetjen e NATO". Ajo qe ai nuk e ka mesuar akoma eshte qe NATO eshte tashme nje organizate e vdekur, qe ekziston vetem ne leter. Dhe asnje prej vendeve te NATO nuk do te dergonte trupa apo forca qe ti dilnin ne mbrojtje Turqise, perpara nje kundershtari si Rusia.

Ne momentin e duhur, Rusia do te godasi Turqine e do te tregoje forcen e ushtrise se saj.

hajduti
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Komplimente hajdut, e mendoj edhe une ashtu ne pjesen me te madhe te postimit.
Fakt eshte qe jemi perballe nje lekundje te fuqishme e te rrezikshme ne Lindjen e Mesme. Ne ate rajon nuk eshte Nato ne fjale por vetem koalicione te ndryshme. Pra nuk jemi perballe Natos me Ruset, por Ruset perballe nje tufe koalicionesh qe jane me qellime te ndryshme e kontraditore mes tyre.
Me deklaratat e fundit te Putin se ne raketat konvecionale qe po leshon nga nendetset nga deti Mesdhe, mund te montohen ne to bomba atomike, eshte vetem nje paraljamerim. Po ashtu, Putin 2 dite me pare ka thene per turqin se nqs ja mban (by...a) le te provoje te shkele hapsiren ajore sirjane tani e tutje, ashtu siq ka bere me pare.



Lexo ketu hajdut
Vladimir Putin minaccia la Turchia: "Provate a volare in Siria ora..." - Esteri - Libero Quotidiano
 
Last edited:

Darius

La vita è bella...
Vendndodhja
Shqipëri
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

Eshte per tu habitur se si shikohet figura e Putin-it sot ne bote. Te gjithe ndjekin cdo shprehje ose fjale te tije. Sikurse edhe nje deklarate e nje ambasadori rus apo te nje zevendesministri gjen vend ne shtypin e perditshem. Ose bota e informacionit eshte cmendur ose jemi drejt luftes e nuk po e kuptojme.


Mund ta kundershtoni.

hajduti
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

"...duan te komandojne...,me Rusine nuk funksionon" menjehere imazhin e raketave. Keto fjale te fusin friken lol
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Konflikti Rusi - Turqi!

@Hajdut, e kam me kohe kete video dhe po e publikoj vetem per ty pasi ti i shikon gjerat ralisht, duke lene menjeane simpati apo ide. Degjoje deri ne fund dhe do te keshe kontakt me nje dritare te re ne horizont.
Si Europa ka tall b...en me arabet e Lindjes se Mesme qe nga Imperi Roman e deri sot. Mbi te gjitha si i quan ne kembe arabet kunder Ipmerit Osman: orecchio ne min 1'40...grande truffa..;)





 
Top