• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Komunizmi , çeshte?

Si e shpjegon Qendra per Edukim e Perparim fjalen komunizem

1. Rendi ekonomiko-shoqëror më i lartë, që vjen pas kapitalizmit, pas fitores së revolucionit proletar dhe vendosjes së diktaturës së proletariatit, ku sundon plotësisht prona e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe ku është zhdukur shfrytëzimi i njeriut prej njeriut dhe shtypja kombëtare; faza e dytë, faza më e lartë e këtij rendi (pas ndërtimit të plotë të socializmit), ku nuk ka më klasa e ku sundon tërësisht prona e gjithë popullit mbi mjetet e prodhimit, ku marrëdhëniet në prodhim, forcat prodhuese e ndërgjegjja e njerëzve arrin një zhvillim shumë të lartë, ku sigurohet barazia e plotë shoqërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, zhduken dallimet thelbësore ndërmjet qytetit e fshatit, ndërmjet punës fizike e punës mendore dhe ku vepron parimi «secili sipas aftësive, secilit sipas nevojave». Ndërtuesit e komunizmit. Faza e parë e komunizmit është socializmi. Shkojmë drejt komunizmit.


Perkufizimi i fjales komunizem nga fjalori konciz i Oksfordit

1 një teori politike që përkrah idenë e një shoqërie ku të gjitha pronat janë të përbashkëta dhe njeriu paguhet dhe punon në varësi të nevojave dhe aftësive të tij apo saj.
2 a. modeli komunist i shoqërisë i themeluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe gjetkë.
b. çdo lëvizje apo doktrinë politike që përkrah komunizmin, sidomos Marksizmin.
 
Karl Marks dhe Frederik Engels ,zhvilluesit e teorise Komuniste


Friedrich Engels (28 Nëntor ,1820–5 Gusht, 1895) ishte një filozof politik i Gjermanisë së shekullit të 19-të. Me partnerin e tij, të mirënjohurin Karl Marks, Engelsi zhvilloi teorinë komuniste duke qënë bashkëautor i Manifestit Komunist (1848). Engelsi gjithashtu redaktoi disa volume të “Das Kapital” pas vdekjes së Marksit.

Engelsi lindi në Barmen-Elberfeld (tani quhet Wuppertal), djali i parë i një industrialisti të suksesshem tekstilesh nga Gjermania. Kur ishte i ri, babai e çoi atë në Britani që të ndihmonte në menazhimin e fabrikës së tij të pambukut në Mançester. I shokuar nga varfëria e madhe, ai fillon të shkruajë një ditar i cili publikohet më 1845 nën titullin “Gjendja e Klasës Punëtore në Angli më 1844″.

Në të njejtin vit, Engelsi fillon të bëhet pjesë e një gazete të quajtur “Franco-German Annals”, e cila redaktohej dhe publikohëj në Paris nga Karl Marksi. Pas takimit të tyre të parë, ato zbulojnë se kishin ide të njëjta mbi kapitalizmin dhe vendosin të punojnë së bashku. Pasi Marksi zbohet nga Franca në Janar të 1845, ata vendosin të zhvendosen në Belgjike, shtet i cili gjatë asaj periudhe ishte i famshëm për lirinë e fjalës.

Më korrik 1845, Engelsi e merr Marksin me vete në Angli. Atje ai takohet me një grua të klasës punëtore, Mary Burns, me të cilën Engelsi bashkëjeton deri në vdekjen e saj. Më vonë, ai jeton me të motrën, Lizzie. Këto gra e prezantuan Engelsin me lëvizjen Chartiste. Ai takon disa liderë të kësaj lëvizje si për shëmbull George Harney. Engelsi dhe Marksi vendosin të rikthehen në Bruksel në Janar të 1846, ku krijojnë Komitetin e Korrispondencës Komuniste. Objektivi ishte bashkimi i liderëve komunistë të Europës. I influencuar nga idetë e Marksit, socialistët në Angli mbajnë një konferencë në Londër ku formojnë një organizatë të quajtur Liga Komuniste. Engelsi merr pjesë si delegat dhe ka një impakt të madh në zhvillimin e një strategjie aksioni.

Më 1847, Engelsi dhe Marksi fillojnë të punojnë për një broshurë së bashku. Ajo bazohej në veprën e Engelsit “Principet e Komunizmit”. Broshura prej 12000 fjalësh u mbarua në gjashte javë, e shkruajtur në mënyrë që komunizmi të ishte i thjeshtë për tu kuptuat për një audiencë të gjërë. U quajt Manifesti Komunist dhe u publikua në Shkurt të 1848. Në mars si Engelsi ashtu edhe Marksi zbohen nga Belgjika. Ata zhvendosen në Cologne, ku fillojnë publikimin e një gazete radikale: New Rhenish Gazette.

Engelsi ishte një pjesëmarrës aktiv i Revolucionit të 1848 duke marrë pjesë në kryengritjet në Elberfeld. Engelsi luftoi në fushatën Baden kundër Prusisë (Qershor/Korrik 1849) si ndihmës strategjik i August Willich, i cili ishte lideri i Trupave të Lira në kryengritjet Baden-Palatinate.

Engelsi dhe Marksi zbohen dhe nga Prusia dhe detyrohen të zhvendosen në Londër. Autoritetet Prusiane i bëjnë presion qeverisë Britanike që të përjashtojë dy burrat, por kryeministri Lord John Russell refuzon. Duke jetuar vetëm me paratë që i jepte Engelsi, familja Marks jetonte në varfëri ekstreme.

Për të kujtuar lëvizjet historike demokratike dhe socialiste në Gjermani gjate 1848-1849, psikologu Gjerman Richard Albrecht, 150 vjet më vonë, në 1988, jep një leksion publik në Cologne (Rhineland) mbi rolin specifik të Friederich Engelsit si partizan anti-Prusian. Ky leksion publikohet në 2000 (”Almanach der Varnhagen-Gesellschaft”, ed. Dr. Nikolaus Gatter, vol. 1 (2000), 197-208, Berlin: Verlag Arno Spitz [ISBN 3-8305-0025-4]) por më vonë më 2004, publikohet në internet ku mund të shkarkohet gratis. Kjo punë jep të dhëna mbi personalitetin e Engelsit (i ashtuquajturi “gjenerali”) perpara, gjatë dhe pas emigrimit të tij (fillimisht në Basel dhe pastaj në Mançester): “Gegenspieler - Der General und sein Schatten: Engels, Stieber & die preuكische Reaktion 1851/52. Historischer Bericht zum ersten Kommunistenprozeك zu Kِln”.

Në mënyrë që të kishte të ardhura për veten dhe Marksin, Engelsi kthehet të punojë për të atin në Mançester dhe pastaj lëviz në Londër më 1870. Pas vdekjes së Marksit më 1883, Engelsi ja kushton pjesën e mbetur të jetës së tij perkthimit dhe redaktimit të punëve të Marksit. Sidoqoftë ai ka dhënë kontribute të mëdha edhe në teorinë feministe, duke thënë se koncepti i monogamisë ka lindur për arsye të dominimit të mashkullit ndaj femrës. Në këtë mënyrë ai arrinte të lidhte teoritë komuniste me familjen, duke argumentuar se femrat dominohen nga meshkujt ashtu siç dominohet proletariati nga borgjezia. Engelsi vdes në Londër më 1893.
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Komunizmi , çeshte?

Cfare propagandonte komunizmi? Cili ishte qellimi tij a priori duke pranuar qe mendimtaret e origjines se Komunizmit e donin me te vertet kete qellimi? Ne fakt eshte folur dhe sterfolur per ideologjine e Komunizmit dhe vendosjen e tije ne rrafshin ekonomik-filozofik nga ku nisi dhe debatimi i madh i historik. Origjina e komunizmit vjen ne jete ne trajten e nje lirie te nje kontrate sociale qe per here te pare shkruajti mendimatari i madh francez Ruso, i cili shpjegon me ne fund dhe konceptin e statalizmit duke i dhene nje hov te madhe rrymes iluministe, duke perkufizuar sistemin ideal te nje shteti i cili e mbeshteti ne "forcen e pergjithshme" e perkthyer me fjale te thjeshta do te ishte vete populli qe do te drejtonte nje shtet, dhe me pas kjo teori erdhi ne jete nga pasuesit e tije sic dime mire Lenin, Marx, engels....
 
Top