• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Komedia “Stjuardesat”, premierë në Durrës

ReNdEx

Interist Forever
Në skenën e teatrit 'Aleksandër Moisiu' të Durrësit, këtë fundjavë do të shfaqet premiera e komedisë franceze 'Stjuardesat', një komedi që fshikullon lidhjet poligame duke synuar të ofrojë argetim, batuta dhe shumë buzëqeshje për një stinë që lë pas dimrin dhe rizgjon jetën me të gjitha ngjyrat e saj.

Në prag të premierës regjisorja e teatrit dhe trupa e aktorëve të angazhuar në këtë komedi gjatë një konference për shtyp ftuan publikun të ndjekë shfaqjen më të re, duke zbuluar dhe disa nga detajet e saj.

“Stjuardesat” e Mark Kamoletit është një nga ato komedi që njohu sukses jo vetëm në Francë, por edhe në Angli e në shumë vende të tjera të botës.

Në vitin 1991 kjo komedi u fut në librin e rekordeve Guinness, si komedia më e shfaqur franceze në botë. Ndonëse një farsë franceze, me temën që trajton del jashtë kufijve të vendit ku është shkruar.

E mbështetur në rregullat klasike të farsës, ajo i ka të gjithë elementët që e bëjnë një shfaqje argëtuese. E vënë dhe më parë në skenë nga një tjetër trupë teatrore, regjisorja Dervishi premton ta sjellë shfaqjen nën një koncept të ndryshëm regjisorial, ku lëvizjet, kërcimet dhe mizanskenat marrin rëndësi të veçantë.
//top-channel.tv[/I]


[video=youtube;1--3fGyJPus]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=1--3fGyJPus[/video]
 
Top