• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kombetarja U17

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Shqipëri-Itali, dopio përballje në kualifikuese


Në Raundin Elitë U-17 e Mustedanagiçit bën pjesën në Grupin 5, ku do të përballet me Holandën, Serbinë dhe Irlandën

Dy përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, U-17 dhe U-19, kanë njohur dje kundërshtarët e tyre për kualifikueset e ardhshme të Europianit, ndeshje të cilat do të luhen tetorin e ardhshëm, pra pas gati një viti. Shorti është hedhur dje në Nion të Zvicrës, ku Shqipëria U-17 ka njohur edhe kundërshtarët e Turit Elitë, ndeshje të cilat do të luhen në muajin mars.

U-17 në Raundin Elitë

Në bazë të rregullores së UEFA-s, në Raundin Elitë do të kualifikohen vetëm kokat e grupit, pra vendet e para. Në këtë raund marrin pjesë 28 skuadra gjithsej, të cilat janë ndarë në 7 grupe me nga 4 skuadra. Shorti e ka hedhur Shqipërinë U-17 në Grupin 5, së bashku me Holandën, Serbinë dhe Irlandën. Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në datat 22, 24 dhe 27 mars në Holandë (është caktuar vendi organizator).

Që Shqipëria e Xhemos të bëjë mrekullinë, duhet të marrë rezultate pozitive, (të paktën dy fitore) me të gjitha skuadrat. Por kjo duket thuajse e pamundur përballë një kundërshtareje si Holanda, që organizon ndeshjet. Kuqezinjtë 17-vjeçarë nuk do ta kenë aspak të lehtë edhe përballë Serbisë dhe Irlandës. Në rast se skuadra e Xhemos kualifikohet, do të bëjë pjesë në 8-shen më të mirë të Europës në finalet që do të luhen në Slloveni nga 4 deri 16 maj 2012.

Kualifikueset, dy herë Italia

Italia fqinje do të jetë kundërshtarja e Shqipërisë për të dyja grupmoshat, U-17 dhe U-19, në kualifikueset e Europianit që do të zhvillohen tetorin e ardhshëm. Goglat kanë qenë disi më dashamirëse me Shqipërinë U-17, pasi do të ketë në Grupin 8 eliminator, përveç Italisë, Lihtenshtejnin dhe Hungarinë. Pra, shanset për një tjetër kualifikin në Raundin Elitë është i madh. Duke u bazuar tek emrat, Italia mbetet kundërshtarja më e fortë, ndërsa Hungaria një rival që duhet mundur.

Sa i përket përfaqësueses kuqezi U-19, mundësitë për t’u kualifikuar në Raundin Elitë janë më të pakta. Italia në letër mbetet kundërshtarja më e fortë, por edhe Belgjika dhe Bjellorusia janë skuadra shumë të forta. Ndoshta Foto Strakosha, trajneri i sapoemëruar në krye të U-19-ës, ka pritur një grup më të lehtë, por ky short nuk duhet ta demoralizojë.



U-17, Raundi Elitë

Grupi 5

(22, 24 dhe 27 mars 2012)

1. Holanda

2. Serbia

3. Irlanda

4. Shqipëria

Shënim: Holanda është vendi organizator



Kualifikueset U-17

Grupi 8

18, 20 dhe 23 tetor 2012.

1. Italia

2. Hungaria

3. Lihtenshtejni

4. Shqipëria

Shënim: Hungaria është vendi organizator



Kualifikueset U-19

Grupi 7

(12, 14, 19 tetor 2012)

1. Belgjika

2. Italia

3. Bjellorusia

4. Shqipëria

Shënim: Shqipëria është vendi organizator



Strakosha: Fat i madh që luajmë në Shqipëri!

Trajneri i përfaqësueses U-19 e sheh pozitivisht faktin që ndeshjet luhen në vendin tonë

Shqipëria U-19 e Foto Strakoshës ka rënë në një grup shumë të vështirë për kualifikueset e ardhshme të Europianit, por ish-“gardiani” i portës kuqezi sheh edhe anët pozitive. Shqipëria është vendi organizator i ndeshjeve, që do të luhen tetorin e ardhshëm. “Para ndeshjeve, pavarësisht kundërshtarëve që ke përballë, kurrë nuk mund të thuash që grupi është i vështirë apo i lehtë. Në futbollin e sotëm vetëm pasi t’i përfundosh ndeshjet mund të japësh konkluzione.

Gjithsesi, unë mund të them se jemi me shumë fat që ndeshjet e grupit tonë do të zhvillohen në Shqipëri. Unë dhe futbollistët që do të drejtoj do të jemi shumë të motivuar dhe të angazhuar, pasi do të luajmë në fushën tonë. Në këtë aspekt jam shumë i kënaqur. Së shpejti do të vij në Shqipëri dhe së bashku me Redi Jupin do të hartojmë programin për U-19-ën për vitin e ardhshëm,” – u shpreh Foto Strakosha për “Sportin shqiptar”



Mentaliteti i fituesit

Pikësynimi i parë i skuadrave zinxhir është nxjerrja e sa më shumë elementëve për grup-moshat me të rritura, por kur ky objektiv shoqërohet edhe me rezultate, te futbollistët e rinj ngulitet mentaliteti i fituesit. “Synimi ynë parësor është të nxjerrim sa më shumë futbollistë të përgatitur për U-21 e më pas te kombëtarja e madhe.

ثshtë shumë pozitive që këta të rinj të piqen me mentalitetin e fituesit, pra të arrijnë rezultate të mira në ndeshjet ndërkombëtare. Unë këtë mentalitet e kam pasur vetë si futbollist dhe do të përpiqem t’ua përcjell edhe lojtarëve të mi,” – ka vijuar Strakosha.



Trajner te Panioniosi

Strakosha e ka drejtuar vetëm disa seanca stërvitore Panionisoin si trajner i parë, pasi drejtuesit e klubit e kanë gjetur shumë shpejt pasuesin e Sakiq Lemonis. “Drejtimin e Panioniosit e mora përkohësisht. Trajner është emëruar një miku im, me të cilin kam luajtur te Panioniosi. Madje kemi fituar Kupën e Greqisë. Kam folur me presidentin të cilit i kam thënë se kam kontratë me Shqipërinë. Në muajin dhjetor do të jem në Tiranë,” – përfundon Strakosha.
 
Private conversations
Help Users
    Top