• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Koha

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e ndërgjegjes njerëzore e rendit në shfaqjen e ngjarjeve. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut.

Fjalori Anglisht i Oksfordit e përkufizon kohën si "procesi i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë". Një tjetër përkufizim standart fjalori është "sekuencë e vazhdueshme lineare (e drejtë) johapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm".

Fizikë
Në fizikë, koha dhe hapësira njihen si madhësi themelore. Përkufizimi i vetëm i mundshëm i kohës është veprimi, në të cilin koha përkufzohet nga matja e proceseve (ecurive) dhe njësive të zgjedhura.

Në fizikë koha (simboli t, T) është madhësi për përcaktimin e intervaleve midis periudhave të ndryshme gjatë së cilave ndodhin dukuri të ndryshme fizike. Për krahasimin e zgjatjes së intervaleve për dukuritë në fizikë përdoren njësia ndërkombëtar nga sistemi SI, sekonda dhe shënohet me simbolin s. Për të kuptuar më lehtë krahasimet, përveç sekondës si njësi bazë, për kohën përdoren edhe nënfishet dhe shumëfishet e sekondës.Koha si nje madhesi fizike gjendet ne shume formula fizike duke filluar nga ato me elementaret dhe thelbesoret psh :v=l/t deri tak ato te koplikuarat ne lidhje me nxitimin etj

Madhësi matëse
Sistemi SI
Madhësia Koha
simboli t
Njësia sekondi
simboli s​

 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mundesia e udhetimit ne te dyja drejtimet kohore

Koha po ashtu konceptohet si dimencioni i katert i Universit.Tre dimencionet e tjera jane ato te hapesires (lart-poshte,majtas djathtas,para-prapa) Koha nuk mund te ekzistoje pa hapesiren dhe ne menyre te ngjashme hapesira nuk mund te ekzistoje pa kohen. Kjo lloj lidhje eshte quajtur "Space contnuum" qe do te thote qe gjithcka qe ndodh ne Univers ka te beje me te dyja edhe kohen edhe hapesiren.

Ne baze te teorise se Ainjshanit mbi relativitetin, koha ngadalesohet kur nje objekt arrin te udhetoje ne menyre te perafert me shpejtesine e drites. Kjo shtyn shume shkencare te mendojne qe udhetimi me shpejtesi sa te drites mund te krijoje nje mundesi per te udhetuar ne kohe (domethene ne te kaluaren dhe ne te ardhmen)
Problemi eshte se shpejtesia e drites mendohet te jete kulmi i shpejtesise qe nje objekt mund te udhetoje, keshtu qe mbase eshte e pamundur mundesia e udhetimit ne te kaluaren. Kur nje objekt i afrohet shpejtesise se drites,
masa i tij relative rritet dhe ne shpejtesine e drites kthehet ne infinit. Rritja e shpejtesise e nje mase infinite eshte e pamundur ose te pakten e tille duket ne ditet tona me teknologjine dhe njohurite qe kemi.

Ne fakt, ne nje lloj menyre ne jemi duke udhetuar ne kohe! Ashtu si ne nje tryeze perpara komjuterit duke lexuar keto shkrime, koha vershon rreth teje. E ardhmja po transformohet gradualisht ne te kaluar dhe ne te tashmen ete shkuar. Gjithcka qe po ben momentalish po leviz drejt se kaluares, qe do te thote se ti po udheton neper kohe.

Sidoqofte udhetimi ne te ardhmen e kohes mbase eshte i mundur (nenkuptoj udhetim direkt) dhe e ardhmja mund te jete nje dite destinacion i mundur.

Nderkohe qe shkrimtaren kane thurur lloj-lloj historish fantastiko-shkencore mbi udhetimin ne kohe, mekanizmat e vertete te udhetimit ne kohe nuk jane ndertuar akoma. Ne fakt, teorite me te shumta mbi udhetimin ne kohe nuk bazohen fare ne mekanizmat e kohes. Ne baze te ketyre teorive, udhetimi ne kohe eshte me i mundur te kryhet me ndihmen e fenomeneve natyrale te cilat mund te na kalojne direkt nga nje pike i kohes nje nje pike tjeter. Ne keto fenomene natyrale futen Rrotullimi i Black Holes,Warm Holes dhe Vargu kozmik.
 
Top