• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Koh krize

Katil

Antarë i Respektuar
Jemi shndrru në forum vetëm çit çat e zero diksutim.

Qeveria vendosi të hapi proçedurat për tenderimin e 4 investimeve "rehabilitim urban" në 4 qytete të ndryshme me vlerë totale prej 7mln euro,ju duket me vend në kte koh lufte që kto para të mos shkojnë në drejtim të shendetsisë apo ekonomisë ku shum biznese jan në prag falimenti duke rrezikuar mijra qytetarë të ngelin pa punë
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Dhe ne keto dit merret me tendera ai ?!
Qe si bie një pike,halabak rrugesh.
 

Marla

Rootless Tree!
Ka ardh koha kur ti kthehemi normalitetit gjeja e pare qe duhet te bejme është te zhdukim ket qeveri hajdutesh dhe drogaxhinjsh.

Sa per chit chatet. Njerezit jane te frustruar nga çfarë po perjetojme. E shkembyera e batutave ndonje te qeshme apo e gricme pa qeder na ben mire te gjitheve.

Gjithesesi sillni tema serioze dhe i diskutojme. :)
 

Endrra

VIP
Kryeministri per fat te keq ka fat ne fatkeqesite e njepasnjeshme qe po ndodhin.
Te gjitha kto i perdor per propagande
Me jane mvaruar fjalet per te.
Cka me cudit qe disa njerez akoma jane te bindur qe ky është shpetimi i Shqiperise.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kryeministri per fat te keq ka fat ne fatkeqesite e njepasnjeshme qe po ndodhin.
Te gjitha kto i perdor per propagande
Me jane mvaruar fjalet per te.
Cka me cudit qe disa njerez akoma jane te bindur qe ky është shpetimi i Shqiperise.
nuk mendoj se njerezit nuk e njohin. E njohin mire. Problemi është tek alternativa e dyte qe mungon. Pa dale një opozite e fuqishme ai aty mbi poltron do jete duke be vidio fbku live.
 

Katil

Antarë i Respektuar
Ka ardh koha kur ti kthehemi normalitetit gjeja e pare qe duhet te bejme është te zhdukim ket qeveri hajdutesh dhe drogaxhinjsh.

Sa per chit chatet. Njerezit jane te frustruar nga çfarë po perjetojme. E shkembyera e batutave ndonje te qeshme apo e gricme pa qeder na ben mire te gjitheve.

Gjithesesi sillni tema serioze dhe i diskutojme. :)
Marlë,un jam rikthy në janar në forum e skam par një diskutim serioz,koha krizëa që po kalojmë ka 2 jav e jo 2 muaj.

Sa për qeverinë nuk zhduket aq kollaj;është e lidhur fort me injorantët dhe injorancën.
 

Katil

Antarë i Respektuar
nuk mendoj se njerezit nuk e njohin. E njohin mire. Problemi është tek alternativa e dyte qe mungon. Pa dale një opozite e fuqishme ai aty mbi poltron do jete duke be vidio fbku live.
Nuk ka vetëm 2 alternativa Soul.
 

Marla

Rootless Tree!
Marlë,un jam rikthy në janar në Fv e skam par një diskutim serioz,koha krizëa që po kalojmë ka 2 jav e jo 2 muaj.

Sa për qeverinë nuk zhduket aq kollaj;është e lidhur fort me injorantët dhe injorancën.
Epo shifi sa tema serioze kam hap nga janari e ketej e sma ka fershelly njeri.
 

Katil

Antarë i Respektuar
Epo shifi sa tema serioze kam hap nga janari e ketej e sma ka fershelly njeri.
Ndoshta jan lodh antarët me seriozitet :(
 

Katil

Antarë i Respektuar
400mij euro dje për kulltuqe
 

Katil

Antarë i Respektuar
Shqipëria digjet ,institucionet krihen/ 2.3 miliardë lekë tendera për vajra, graso, goma e saraçineska
 

Katil

Antarë i Respektuar
Kryeministri na flet për luftë dhe nga ana tjetër ..

Nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, janë të paktën pesë buletine të posaçme të publikuara në datën 10 mars, 12 mars, 17 mars, 19 mars dhe 27 mars, tre ditë më parë.

Ndërkohë janë publikuar edhe tre buletine të tjera në datën 17 mars, në datën 24 mars dhe në datën 30 mars. Këto janë tre buletine të radhës dhe dy të tjerë janë të bërë në datën 9 dhe në datën 2 mars.

Por, ne po flasim për pesë buletine të posaçme dhe tre buletine të zakonshme të publikuara nga APP-ja. Miliarda lekë tendera që bëhen çdo ditë nga Bashkitë, nga institucionet publike, nga blerje dhe prokurime nga më qesharaket që nga bitumi, vajrat, grasot, hekurat, dërrasat e budallalliqet e gjithëllojshme, të cilat askush nuk e mendon dhe nuk e beson dot se janë të vlefshme, në një situatë emergjence. E Ndërkohë që njerëzit kërkojnë ndihmë nga qeveria, kërkojnë ndihmë nga shtetit e kur kryeministri bën apel e thërret se jemi në luftë, “ushtarët” e tij poshtë bëjnë kërdinë.

Kjo është njëlloj si të dërgosh ushtarët në luftë pa armë..
 

Katil

Antarë i Respektuar
Erdhi lufta..

Këngëtari i njohur Stefi Prifti me anë të një postimi ka treguar se tani po fillon lufta e vërtetë ku përveç virusit po troket dhe uria. Ai ka treguar se teksa kishte dalë të bënte pazar ditën e sotme një vajzë i kishte kërkuar 200 lekë për të blerë qumësht e niseshte për fëmijën 10 muajsh.

Tani filloi lufta! Veç virusit po troket uria! Dola për disa pazare të vogla dhe sot për herë të parë pashë, se shumë pak njerez blinin! Ndoshta edhe shiu bën të vetën.

Pranë shtëpisë më flet një vajzë: – Zotëri, mund të më japësh 200 lekë?! Kam një vajzë 10-muajshe dhe nuk kam qumësht, niseshte apo miell për t’i bërë çëçen!

U preva! U preka…! Me keqardhje them, lufta filloi! Zoti të na ndihmojë në këtë rrugëtim sakrificash’, lutet artisti i mirënjohur.


Ndërkoh jo më larg se disa dit më parë kishte pasur një tender qeleshesh me vlerë 2 milion.
 
Top