• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Koalicioni PD- LSI, “GSH”: Berisha vë Metën në vend të Topallit

Зngjεll

___________
Dalin zërat për postet qeveritare që LSI mund të marrë, pasi Berisha dhe Meta deklaruan dje publikisht se do të bashkëpunojnë për të formuar qeverinë e re. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Meta mund të ulet në postin e kryetarit të Kuvendit. Jozefina Topalli, Ministre e Jashtme.

TIRANE-Dy ministri dhe posti i kryetarit të Parlamentit, janë propozimet që kryeministri aktual Berisha ka për LSI-në pas arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se fjalët nën zë nga të dy partitë, flasin se Ilir Metës do ti jepet posti i kryetarit të Kuvendit, ndërsa Jozefina Topalli do të kalojë në Ministrinë e Jashtme.

Pjesë e ofertës janë dhe një numër i madh postesh në nivelet e dyta apo të treta të qeverisë. Tv NEWS24 duke iu referuar burimeve brenda partive thonë se LSI mund të marrë dhe ministrinë e Energjitikës dhe të Turizmit.

Edhe pse këto fjalë qarkullojnë në të dy selitë, kryetarët respektivë, nuk kanë pranuar se ka pasur bisedime paraprake për ndarjen e posteve, ndërsa skema e qeverisë pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Gati një javë pas votimeve, dje lideri demokrat ftoi kreun e LSI-së, Ilir Meta të formojnë qeveri së bashku, pasi nuk plotësonte numrin e mandateve. Gati një orë më vonë nga ftesa zyrtare, Meta doli në publik dhe i përgjigjet pozitivisht Berishës për një koalicion të madh që do të qeverisë vendin. Të dy liderët justifikuan vendimin para elektoratit të tyre. Berisha sqaroi se këtë vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi këtë si një vendim jo të lumtur, por të duhur sipas tij, që do t’i shërbejë vendit./BalkanWeb/
 

Bilderberg

Anëtar i ri
LOL LOL LOL LOL LOL

Ilri Meta ka harruar te Azhornoj faqen e sitit web te partise se tij ku thuhet---> :eek:hh::haha: :haha::haha:

"PSE ME LSI: Vendi eshte ne krize per shkak te keq-qeverisjes se Berishes. Papunesia eshte rritur, varferia eshte rritur. Nderkohe qeveritaret jane zhytur ne korrupsion. Kjo do te mbahet mend si qeveria e Gerdecit dhe e skandaleve. "

link: LSI - KOHA PER VEPRIM


ohhh cfare gallate me funderinat e politikes shqiptare, mjer bir selman i nenes ke te qaj me pare, njeri mushk e tjetri gomar!!!!
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
bilderberg kjo qeveri qe eshte e keqe apo e mire e tharte apo funderrire eshte e jona per 4vjet keshtu qe duhet ta perkrahim qe te ecim perpara e dime tashme me protesta dhe zhurme nuk behet boll .......................:(
 

AjSi

...
o zot njeri me i paftyre se tjetri.....Se pritja qe Ilir meta te tregohej kaq tradhetar dhe i paftyre.

E kam konsideruar si jne nga politikanet me te mire te shqiperise
 

Зngjεll

___________
LOL LOL LOL LOL LOL

Ilri Meta ka harruar te Azhornoj faqen e sitit web te partise se tij ku thuhet---> :eek:hh::haha: :haha::haha:

"PSE ME LSI: Vendi eshte ne krize per shkak te keq-qeverisjes se Berishes. Papunesia eshte rritur, varferia eshte rritur. Nderkohe qeveritaret jane zhytur ne korrupsion. Kjo do te mbahet mend si qeveria e Gerdecit dhe e skandaleve. "

link: LSI - KOHA PER VEPRIM


ohhh cfare gallate me funderinat e politikes shqiptare, mjer bir selman i nenes ke te qaj me pare, njeri mushk e tjetri gomar!!!!
:gallate::gallate:LOLLOL:haha::haha::haha:Kjo do ngelet si skandali gallate i vitit 2009
 
Top