• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Koalicioni me Berishën, LSI: Të martën mbledhim Konventën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث- Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) thërret të martën Konventën Kombëtare të Jashtëzakonshme për të mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për të bashkëqeverisur me |PD-në.
Gjatë një konference për shtyp mesditën e sotme kryetari i Asamblesë Kombëtare të LSI Edmond Haxhinasto tha se "duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje me vendimin politik të LSI-së për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje me PD-në, kryetari i LSI-së Ilir Meta thërret të martën më 7 korrik Konventën Kombëtare të Jashtëzakoshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për bashkëqeverisje me PD-në, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar në emër të LSI-së për krijimin e qeverisë së re".
Meta, doli dje dy orë pas ftesës së Berishës dhe deklaroi se pranon ftesën pë t'u bërë pjesë e koalicionit. Shekulli
 
Top