• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Koalicioni i majtë mund të shkojë në 86 mandate, "lufton" në Tiranë dhe Elbasan

WxP

Antarë i Respektuar
Kur kanë mbetur edhe më pak se 250 kuti votimi për t’u numëruar në lojë janë dy mandate bëhet fjalë për mandatin e 19 të koalicionit të PS-së në Tiranë dhe mandatin e 9 të po këtij koalicioni në qarkun e Elbasanit.
Në qarkun e Elbasanit mbeten edhe 19 kuti për t’u numëruar dhe PS-së shpreson që të marrë mandatin e 9 në këto kuti thellon diferencën.
Në kryeqytet lufta është edhe më e ashpër. Koalicioni i PS-së mund të fitojë mandatin e 19-të nëse në kutitë e mbetura, që janë mbi 200, krijon një diferencë prej rreth 100 votash.
Ndërsa lidhur me mandatin e katërt të Kukësit, KQZ do të mblidhet sot për të kontrolluar nëse ka pasur një gabim në hedhjen e të dhënave, ku e njëjta tabelë është hedhur dy herë në sistem.
Shpërndarja e mandateve sipas qarqeve

ASHE (PS) – APMI (PD)
Tiranë 18 -14
Durrës 7 – 6
Lezhë 4 – 3
Shkodër 6 – 5
Kukës 1 – 3
Dibër 3 – 3
Elbasan 8 – 6
Berat 6 -2
Korçë 7 – 5
Fier 11 – 5
Vlorë 8 – 4
Gjirokastër 4 - 1

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 

Attachments

Top