• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kjo është ora e gjyshit të gjyshit të gjyshit tënd

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Thone se; Një baba , e afroi pranë vetes të birin dhe duke i zgjatur një orë të vjetër i tha: "Kjo është ora e gjyshit të gjyshit të gjyshit tënd. Është orë mbi dyqind vjeçare. Që tani do të jetë ora jote, por para se të ta jap, merre dhe shko tek shitësi i orave, i thuaj se kërkon ta shesësh dhe pyete sa e blen!"
E mori djali orën dhe vajti. Kur u kthye i tha të atit: "Baba! Orëshitësi e vlerësoi pesë dollarë, pasi tha se është orë e vjetër dhe e dalë mode."
Babai i tha:"Shumë mirë, tani merre orën dhe shko tek dyqani i sendeve antike."
Vajti djali dhe kur u kthye i tha të atit: "Më dha pesë mijë dollarë për orën."
I ati i tha: "Tani shko në muze dhe thuaju se kërkon ta shesësh, sa mund ta blejnë."
Kur u kthye djali i tha:"Baba, ma vlerësuan njëqind mijë dollarë."
I ati i tha:"Bir, doja të kuptosh se vendi dhe njerëzit e duhur të vlerësojnë siç duhet. Prandaj, s'ke përse mërzitesh e nervozohesh nëse e ke vënë veten në vendin e gabuar. Mos qëndro aty ku s'të vlerësojnë!"
Shpresojme te marrim fabulen nga tregimi...

76906696_1065218920489143_3247558539262033920_n.jpg
 

Frank

Play!
Mos e shit oren e gjyshit per 5 apo 5000 dollare, kur ke mundesi ta shesesh per 100.000 dollare qe pastaj te besh xhiro me X6?! 😜
 
Fatkeqsisht te dy gjysherit si kam par kur jan largu nga kjo jete, por kan qen burra me namuz dhe kan len pasardhes te denje.
 

Frank

Play!
Thelbi i tregimit eshte diku tjeter. Jo tek ora apo vlera e saje.
"Aty ku hane e nuk thojne bujrum, aty ku flet e nuk te degjojne, Mos rri"
Ne ligjerate te drejte ke te drejte.
Nese aty ku ha, nuk ha por zhvat dhe Nese aty ku flet, nuk flet por improvizon te foluren; Mund te mos rrish gjithsesi por s’ke pse kerkon arsye.
Apo jo?
 

Lauri

Anunnak
Po e nderlikon me teper frank.
Po me le hapsire te kuptoj ka dicka dicka personale ketu, dhe tregimi eshte vetem nje mjet.🤔
Sostanca e tregimit sipas meje po thote ate qe shpreha siper.
 

Frank

Play!
Po e nderlikon me teper frank.
Po me le hapsire te kuptoj ka dicka dicka personale ketu, dhe tregimi eshte vetem nje mjet.🤔
Sostanca e tregimit sipas meje po thote ate qe shpreha siper.
Pse kush eshte ai qe se kupton ate moral?!
Ajo qe kemi ne ne dore ktu eshte ta interpretojme ne menyrat me te mundshme llogjike.
 

Lauri

Anunnak
Sinqerisht, jo se nuk me shkoj ne mendje qe eshte nje mesazhe kjo teme. Por nuk kisha elemente ta gjykoja si te tille.
 

Frank

Play!
Ne fakt une se shoh fare si mesazh por si nje proverb qe te ndihmon ti heqesh “ndryshkun” mendjes kur ke nge.
 
Top