• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kina nuk pranon hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit

legjenda

Tetova
Pekini ka refuzuar të pranojë thirrjet nga Kina për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e koronavirusit, tha ambasadorja kineze në Mbretërinë e Bashkuar Çen Ven.


Ajo për BBC-në theksoi se thirrjet për një hetim të tillë janë të motivuara politikisht.




Çen tha se një hetim i tillë i kishte penguar autoritetet kineze të luftojnë pandeminë Kovid-19.


Ajo paralajmëroi se teoritë e shumta të pakonfirmuara dhe dezinformatat në lidhje me shfaqjen e koronavirusit janë të ngjashme me “virusin politik”, i cili është më i rrezikshëm se Kovid-19. (MIA)

 

legjenda

Tetova

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka vdekur, ka bërë të ditur një rrjet televiziv nga Hong-Kongu, njofton New York Post.


Ndërkaq, më herët një gazetë e njohur japoneze kishte shkruar se Jong Un ndodhet në gjendje vegjetative, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike.





Zëvendësshefi i një transmetuesi të Hong Kongut, HKSTV Hong Kong Satellite Television, një medie kjo e mbeshtetur nga Pekini, ka pretenduar se Kimi ka vdekur, duke cituar “një burim shumë solid”.


Disa raporte të pakonfirmuara, të atribuara burimeve të zyrtarëve në Pekin, thanë se një operacion për vënie të stentës diktatorit shkoi keq pasi duart e mjekut po dridheshin aq shumë

 

legjenda

Tetova

Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) pretendoi se drita e diellit mund të vrasë koronavirusin brenda disa minutave.


The Sun raporton se kërkimet e reja nga drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë në DHS zbuluan se lagështia e madhe, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe jo poroze dhe në ajër.


“Vëzhgimi ynë më i mirë deri më tani, është fuqia që shfaq drita e diellit për të vrarë virusin në sipërfaqe dhe në ajër. Ne kemi parë një efekt të njëjtë edhe kur rritja e temperaturës dhe lagështisë, ose të dyjave japin përgjithësisht efekte kundër virusit”, është shprehur këshilltari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme, Bill Bryan.


Studimi zbuloi se virusi shkatërrohet më shpejt në prezencën e drejtpërdrejtë të dritës së diellit dhe mbijeton më lehtë në kushtet e ambientit të mbyllur.



Kujtojmë që Presidenti Donald Trump mori kritika për sugjerimin se pacientëve të infektuar me koronavirus mund t’u injektohet dezinfektues, i cili është tepër i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.


Duke këshilluar amerikanët së si të pastrojnë më mirë shtëpitë e tyre, Bryan vazhdoi më tej duke treguar se sa minuta shkatërrohet virusi me përdorimin e detergjentëve dhe alkoolit.


“Unë mund t’ju them se detergjentët do ta shkatërrojë virusin në 5 minuta, alkooli do ta vrasë brenda 30 sekondave. Dhe ky nuk është manipulim. Nëse i fërkoni mirë objektet, virusi do të largohet më shpejt”, tha Bryan.


DHS do të vazhdojë të vëzhgojë virusin në pështymë dhe mënyrën si reagon në ambiente dhe substanca të ndryshme. Edhe pse kushtet e verës do të çojnë në uljen e përhapjes së virusit, Bryan tha se amerikanët nuk janë ende gati të kthehen në daljet e tyre të zakonshme.
 

legjenda

Tetova
“Udhëheqësja më e fortë”, pse po e vlerëson e gjithë bota kancelaren Merkel gjatë pandemisë



Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.
“Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Stein është korrespodent diplomatik për KAN, televizionin publik të Izraelit. Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.
Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë “model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Një udhëheqëse e vërtetë”

Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktore në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronës. Merkel shkruan ai është ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.
Lëvdatat dhe vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e vërtetë”, përfundoi komentatori nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.
 

legjenda

Tetova


Evropianët mund të jenë optimistë se një pushim veror eshte ende i mundur megjithë pandeminë e koronavirusit. Deklaraten e ka bere se fundi presidentja e Komisionit Evropian.

Një javë pasi ajo deklaroi per evropianet se nuk duhet te planifikojne pushime apo te bejne prenotime per kete vere, Ursula von der Leyen tani ka sugjeruar që pushimet mund të ishin të mundshme duke aplikuar ‘zgjidhje të zgjuara’.
“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të pasur pushime verore,” tha ajo në një intervistë ne portalin e lajmeve Porto Expresso.
‘Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me pak më shumë distancë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Kështu që unë jam optimiste për pushimet e verës” tha ajo.
Sidoqoftë, ajo nuk tha qartë në komentet e saj nëse fliste për pushime jashtë vendit apo brenda vendit.
Von der Leyen tha që ishte “mirë” që vendet po fillojnë të heqin “masat kufizuese”, por paralajmëroi që qeveritë duhet ta bëjnë këtë “me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.
Komentet e saj japin njëfarë optimizmi për shumë njerëz që janë detyruar të anullojnë planet e tyre për shkak të krizës globale të koronavirusit.
“Eshte e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që unë shoh është se ne kemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”, tha von der Leyen, duke shtuar se ajo ishte ‘e impresionuar’ me zgjidhjet që janë gjetur nga disa sektorë për të përballuar krizën.
“Për shembull, unë jam e impresionuar kur shoh se sa inovative është ekonomia, në mënyrën se si prodhimi ka ndryshuar,” tha ajo. “Punëtorët punojnë meë ndërrime, me grupe më të vogla, me distancë sociale, me masa të reja higjene.”
Masat e tilla, shpreson ajo, mund të përdoren gjithashtu për rihapjen e sektorit të turizmit nga i cili përfitojnë kaq shumë vende në Evropë.http://instant.revista-ora.com
 

legjenda

Tetova



Angela Merkel
Për kancelaren gjermane Angela Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.
“Mediet në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”.

Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve.
Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e medieve, vlerësimet politike apo komentet në mediet sociale në të gjithë botën.


Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë fituese” gjatë krizës dhe janë model me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.
Lëvdatat për të nuk i kanë kursyer as “Forbes” apo “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.
Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë, komentatori Ricardo Roa shkruan se ”65- vjeçarja, doktorë në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet si një njeri normal edhe tani gjatë krizës së coronavirusit.
Merkel shkruan ai është ndër politikanet e pakët në mbarë botën që drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë.
Roa thotë se kancelaria Merkel udhëheq me “me kthjelltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Këshilli Federal ka vendosur të lehtësojë më tutje masat për luftimin e koronavirusit. Kështu, siç u kumtua në prag të konferencës për emdia dhe u konfirmua në vazhdim nga presidentja e federatës Simoneta Sommaruga, risitë janë këto:


Nga e hëna, 11 maj 2020, në kushte të rrepta mund të rihapen dyqanet, restorantet, tregjet, muzetë, arkivat dhe bibliotekat, transmeton albinfo.ch. Kopshtet botanike dhe ato zoologjike do të qëndrojnë të mbyllura deri më 8 qershor 2020.


Në fazën fillestare do të të lejohen vetëm nga dy persona të ulen në një tryezë . Dy javë më vonë, numri do të rritet në katër ndërsa më gjashtë qershor do të lejohen deri nga 8 veta. Gjithashtu, duhet të sigurohet mbajtja e distancës në mes të tavolinave.


Mbajtja e masave të qarta dhe higjienike ende duhet të respektohet. Të gjitha kompanitëduhet të kenë një koncept mbrojtjeje.


Trajnimi sportiv në sportet masive është gjithashtu i mundur përsëri nga 11 maj në grupe të vogla me një maksimum prej pesë personash. Ka më pak kufizime në sportin e klasit të lartë, do të lejohen pra seancat stërvitore me më shumë se pesë persona.




Këshilli Federal gjithashtu parashikon që ndeshjet sportive të ligave të larta profesionale do të jenë të hapura për publikun nga 8 qershori i vitit 2020.


Gjithashtu, duke filluar nga 11 maji i vitit 2020, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të rregullt.


Ngjarjet e mëdha sportive artistike etj. me më shumë se 1000 njerëz do të vazhdojnë të jenë të ndaluara deri në fund të gushtit 2020.


Kjo prek mbi të gjitha festivalet e shumta muzikore gjatë verës, përcjell albinfo.ch. Në shkollat fillore dhe të mesme, mësimet mund të zhvillohen përsëri në 11 maj. Vendimi qëndron te kantonet.


Në konferencen për media që po vazhdon, janë duke marrë pjesë tre ministra federalë: Presidentja (njëherësh ministre) Sommaruga, ministri i shëndetësisë, Berset dhe ai i ekonomisë, Parmelin
 

Frank

Kansas City Shuffle.
Po vazhdove kshu Legjende e ke te sigurt vendin ne staf.
Ka lezet me tema te reja, vendos Edhe burimin e lajmit nuk i shet si te tuat🤪🤪🤪
 

legjenda

Tetova
Po vazhdove kshu Legjende e ke te sigurt vendin ne staf.
Ka lezet me tema te reja, vendos Edhe burimin e lajmit nuk i shet si te tuat🤪🤪🤪
do ihste kenaqsia e madh imja edhe juaj te jem pjese
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Sa shume vende ne Evrope kane zgjedh daten 11 Maj,si filles te lirmit te metrave.
Ajt i shalla nuk kemi perkeqsim te situates .
Ne ktej qe te Henen do pushojme dergimin e sms,te pakten do dalim pa dhene llogari ku shkojme.
 

Vie

Anavie
Ishalla po hapen dhe kufinjte me Zvicren thuj o dashni @NeVertiti .
Dhe ktu me 11 Maj kan then po se shtyn akoma :(
Burg pa afat o la la hajd me deri tani po po behet e bezdishme ....
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Normalja e re e udhëtimit ajror ka të ngjarë të përfshijë një maskë për çdo pasagjer.


Të hënën JETBLUE njoftoi se, duke filluar nga 4 maj të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë një maskë mbrojtëse gjatë udhëtimit.


“Vendosja e një maske nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetes. Është për të mbrojtur ata që janë përreth jush,”- tha Joanna Geraghty, presidente dhe shefe operative e JetBlue, në një deklaratë. “Kjo është etiketa e re ajrore”.


JetBlue tha se politika e saj e re do të kërkojë nga pasagjerët të vendosin një maskë që mbulon hundën dhe gojën gjatë gjithë udhëtimit, përfshirë gjatë kontrollit, fluturimit. Pasditen e së hënës, American-i njoftoi se do të sigurojë maska për fytyrën, si dhe dezifektantë ose xhel, për pasagjerët. Shpërndarja e maskave të fytyrës do të fillojë në fillim të majit dhe do të zgjerohet në të gjitha fluturimet aq shpejt sa lejojnë furnizimet dhe kushtet operative. Në orën 19:00, të hënën, Delta tha se do të kërkonte nga të gjithë punonjësit të mbajnë maska duke filluar nga sot.




Sa për udhëtarët, “ne po i inkurajojmë klientët tanë të mbajnë maska dhe do t’i vendosim ato në dispozicion në sportelet e biletave, portat dhe aeroplanët,”, tha një zëdhënës i Delta.


Sara Nelson, presidentja e Shoqatës së Stuartëve , tha vazhdimisht të hënën, në Twitter dhe në forume të tjera, që agjensitë federale duhet të kërkojnë maska për pasagjerët e linjës ajrore.


Pas njoftimit të JetBlue, Nelson ka postuar në Twitter: “Punë e mirë, JetBlue duke qënë linja e parë ajrore amerikane që ndërmori këtë hap të përgjegjshëm. Ndërkohë, ne i inkurajojmë të gjithë pasagjerët që vullnetarisht të vendosin maska gjatë udhëtimit. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje DOT dhe HHS që të mandatojnë maska për të gjithë ekuipazhin, punonjësit dhe pasagjerët në aeroporte dhe aeroplanë”.


Në Kanada, Ministri i Transportit të Kanadasë njoftoi më 17 prill se, nga 20 prilli të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën në aeroportet Kanadeze. /Opinion.al
 

legjenda

Tetova
epa08371356 US President Donald J. Trump delivers remarks on the COVID-19 pandemic during the coronavirus task force press briefing at the White House in Washington, DC, USA, 18 April 2020. EPA/TASOS KATOPODIS / POOL

Advertisment
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Kina “do të bëjë gjithçka që mundet” që ai të humbë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar kështu kritikat ndaj Pekinit në kohën e pandemisë.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters, Trump ka thënë se Pekini përballet me “shumë” pasoja të mundshme nga Shtetet e Bashkuara për shkak të shpërthimit të virusit, pasi duhej t’i kishte treguar botës shumë më herët për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.


Trump, i cili ka nisur një luftë tregtare me Kinën, shtoi se beson se Pekini dëshiron më shumë që konkurenti i tij demokrat, Joe Biden të fitojë zgjedhjet.




Trump po ashtu vuri në dyshim sondazhet që tregojnë se Biden mund të fitojë, duke e cilësuar atë si të paaftë.


“Nuk iu besoj sondazheve. Besoj se njerëzit e këtij kombi janë të mençur. Nuk mendoj se ata do ta zgjedhin një njeri që nuk është kompetent”.


Sakaq, mediat amerikane kanë raportuar se Trump ka qenë i ashpër me këshilltarët e tij politikë, pasi disa sondazhe të brendshme kanë parashikuar humbjen tij në disa shtete kyçe./Opinion.al
 

Tomka

Anëtar i ri
Po t'anashkalojme gafat dhe lapsuset e Trump askush smund ta mohoje qe ka punuar me mire se Bush dhe Obama. Para Covid 19 e uli nivelin e papunsise ne shifra qe nuk ishin pare ndonjehere, nen 3.6%. Ka bere dhe ca marrveshje te mira ne interes te amerikanve, dhe ka mbajt rreth 80% te premtimeve qe kur ka ardh ne pushtet.

Vetem kur e mendon qe ka 4 vjet qe vetem sulmohet mediatikisht e kupton qe ato elitat e famshme qe kontrollojne boten nuk e duan aty ku eshte. Duan nje kukull ku me shume mundesi do e sjellin ne pushtet 2024 dhe nepermjet kukulles do vazhdohet me axhendat globaliste te rendit te ri boteror.
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Koronavirusi po ndyshon mënyrën e jetësës në të gjithë botën.




Mësohet se Hubertus Heil, ministri i Punës i Gjermanisë, ka deklaruar se do të propozojë një ligj për të punuar nga shtëpia në rastet kur është e mundshme edhe pas përfundimit të pandemisë.


Në një prononcim për “Bild am Zontag”, ai tha se sipas vlerësimeve fillestare, gjatë pandemisë, përqindja e njerëzve që punojnë nga shtëpia u rrit nga 12 në 25 për qind, kështu që tani janë të angazhuar në punë gjithsej rreth tetë milionë njerëz./ Opinion.al
 

legjenda

Tetova
FacebookTwitterWhatsappLinkedin
Gjermania ka vazhduar ndalesën për të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare deri të paktën 14 qershor.
Gjermania po këshillon kundër të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare deri të paktën 14 qershor, njoftoi të mërkurën Ministri i Jashtëm i vendit Heiko Maas, raporton Reuters.


Maas u tha gazetarëve se vendi “nuk mund të këshillojë udhëtimin pa shqetësime” dhe se Gjermania po bashkërendon me vendet e saj fqinje evropiane në paralajmërimin global të udhëtimit.
“Shpresojmë se nuk do të kemi nevojë për të zgjatur paralajmërimin e udhëtimit përtej 14 qershorit, megjithatë nuk mund ta marrim këtë gjykim në këtë moment në kohë”, shtoi ai.
Lexo edhe:




Maas lëshoi paralajmërimin zyrtar të Gjermanisë kundër udhëtimeve turistike nëpër botë në 17 mars, transmeton lajmi.net.
Ministri i Jashtëm tha se Gjermania kishte riatdhesuar 240,000 turistë nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit. /Lajmi/
 

legjenda

Tetova
Çështja e lejimit të udhëtimit brenda Europës, ndërkohë që kriza e shkaktuar nga koronavirusi po lehtësohet, nuk është ende në rendin e ditës, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.


Deklaratën e sipërcituar Merkel e bëri pas një konference video me kryeministrat e landeve gjermane.




Kjo video konferencë ishte përqëndruar në lehtësimin e disa prej kufizimeve të vendosura në mes të marsit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.


Gjermania është një nga vendet me më pak viktima nga COVID-19, në raport me popullsinë.

Lexo edhe:
 

legjenda

Tetova



Presidenti amerikan, Donald Trump
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai ka parë prova që i japin atij një "shkallë të lartë besimi" se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 30 prill, Trump tha se ai i kishte parë provat, por nuk pranoi të jepte detaje, duke shtuar se nuk i lejohet të flasë për këtë.

Komentet ka të ngjarë të rrisin përplasjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Javët e fundit të dyja vendet kanë shkëmbyer akuza dhe mohime për origjinën e koronavirusit.

Trump pretendoi sërish se koronavirusi mbase është përhapur për shkak të një gabimi në laborator, duke shtuar se Kina nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e tij, ose thjeshtë e kanë lënë atë të përhapej.
Deklaratat e Trumpit vijnë pasi agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se ende po hulumtonin nëse pandemia mund të ketë rezultuar nga një aksident në një laborator kinez.
Megjithatë këto agjenci e kanë përjashtuar mundësinë që virusi "të jetë krijuar nga njeriu ose të jetë modifikuar gjenetikisht".

Laboratori në Vuhan të Kinës, të cilit iu referua Trumpi, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan.
Në fillim të kësaj jave, Kina akuzoi politikanët amerikanë për "gënjeshtra".

Derisa zyrtarët kinezë kanë pranuar se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare se nga e kishte origjinën sëmundja, shumica e ekspertëve besojnë se koronavirusi e ka origjinën në një treg të kafshëve të egra në Vuhan.
Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kanë shprehur vazhdimisht zhgënjime me Kinën. Pompeo javën e kaluar kërkoi që qeveria të shpjegonte se çfarë ndodhi.
Ai tha në një intervistë më 29 prill se Partia Komuniste Kineze "nuk ka qenë e hapur".
Pompeo në intervistën për Fox News vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara e dinë se mjekët që raportuan për shpërthimin nuk ishin në gjendje të flisnin lirshëm dhe qeveria kineze dëboi gazetarët amerikanë.

"Ne e dimë që ata janë përpjekur ta mbulojnë këtë", tha ai.
Ai shtoi se është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht se nga erdhi virusi "në mënyrë që të parandalojmë që diçka të tillë të ndodhë përsëri"Bota Sot
 
Top