• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kina ekzekuton trafikantët e drogës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio


Katër trafikantë droge u ekzekutuan njëkohësisht në Kinë ditën e premte, për shkak të krimeve të kryer kundër shtetasve kinezë në lumin Mekong, në Tajlandën Veriore.

Sipas akuzës, katër të dyshuarit hapën zjarr dhe vranë 13 marinarë kinezë, për të fituar kontrollin e mjetit të tyre lundrues, në të cilin u gjet sasia e jashtëzakonshme prej 1 milionë amfetaminash, një lloj droge sintetike e krijuar në kushte laboratorike.

Autoritetet kineze identifikuan të ekzekutuarit si një “bos droge” nga Mianmari, një tajlandez, një laosian dhe një tjetër pa shtetësi.

Të katërt personat, të shpallur fajtor në një gjyq që fitoi vëmendje të madhe kombëtare pas ekstradimit të tyre nga Tajlanda, u ekzekutuan gjatë paradites nëpërmjet injeksioneve vdekjeprurëse në një burg të krahinës së Junanit.

Përpara ekzekutimit, bosi i drogës deklaroi se ishte i penduar, por theksoi se “ka një Trekëndësh të së Keqes në Azinë Juglindore (Tajlandë, Malajzi, Indonezi), ku njerëzit e mirë bëhen kriminelë. Atje njerëzit shkojnë për të bërë biznes, por fitimet marramendëse që të ofron droga i bën të devijojnë dhe shumë të tjerë do të bëjnë si unë nëse nuk bëhet diçka për të zgjidhur realisht këtë situatë”. /Top-Channel.tv
 
A

Alltini

Titulli: Kina ekzekuton trafikantët e drogës

ka ç´do her diçka per tu shtuar ne lidhje me keto tema,,por un jam vetem nje antar forumi,,
veprimtaria e se cilit eshte fare sociale,,ne nuk jemi kunder denimit me vdekje,,por burgimi ne perjetsi esht me i pershtatshem.por gjithsesi te denohesh nga nje rrjet piramidal,,do te thote te denosh njerez vazhdimisht,pa e kuptuar se ketu qendron problemi,,tek zgjidhja!

kjo rrjete piramidale,,nga e cila ne nuk mund te dalim,,sepse jemi te detyruar ti adoptohemi ne aspektin sistematik origjinal,,vazhdon te bej biznes te madh,,por ne nuk mund te behemi pjes e saj,,sepse nese do ishte gjithshka bisnesi,,do ti vrisja te gjith popujt per leke,
si nje vrases me pages,,dhe prap do ti qendroja vijes se paster,,sepse do i pyesja,,
do te vdesesh?? me jep leket qe te vras ose qe ta vras! sepse askush sesht i rendesishem ne nje luft per mbijetes,,pra nese mua me duhen leket per te mbijetuar,,do te beja gjithshka per to,,
por jo,,ne nuk jemi keshtu,,sepse nuk duam keshtu!
Ne duam me gjith shpirt te adoptohemi ne nje rrjet piramidal qe e ka shqyer majen e çiltersise,,por per sa koh te jemi akoma ne nje tullumbace te zymt,,na mbetet vetem te kerkojm rruget tona,,duke shpresuar qe gjat rruges te kemi patur doreza!
 
Last edited:
Top