• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë



Nëse keni ndjesinë se jeni duke jetuar një jetë kaotike dhe stresuese, mundohuni të vendosni në rregullin e duhur gjërat tuaja duke ndjekur disa këshilla të Lev Tolstoit. Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë, por në moshë shumë të re, Tolstoi u ul dhe shkroi për herë të parë një libër ku tregonte në mënyrë tepër të ashpër të gjitha oraret që duhej të ndiqte gjatë gjithë ditës dhe sa orë duhej ti dedikonte çdo aktiviteti, duke nisur nga studimi, vaktet, koha e pushimit, etj., në mënyrë që të përmirësonte performancën e tij. Të gjitha aktivitetet që ju i gjeni më poshtë, sipas Tolstoi Therapy, janë rrugët për të shpëtuar nga sëmundjet, për të rritur vullnetin e për të arritur tek perfektja.
Ja çfarë propozon Tolstoi:
Zgjimi në orën 5 të mëngjesit

Flini jo më vonë se ora 22 e mbrëmjes.

Mund të flini maksimumi deri në dy orë gjatë ditës.

Hani në mënyrë të moderuar dhe të kontrolluar.

Shmangni ëmbëlsirat e shumta

Ecni të paktën një orë në ditë

Mjafton edhe dy herë në javë për tu kënaqur me femrat

Ndaloni së menduari se çfarë mendojnë të tjerët për ju.

Dashuroni personat të cilëve mund t’ju vini në ndihmë.

Mos i kushtoni vëmendje as një mendimi që nuk bazohet në arsye.

Shmangni imagjinatën dhe ëndërrimet e tepërta.

Ndihmoni ata persona që kanë më pak fat se të tjerët.

Mos i tregoni kurrë emocionet tuaja.

Qëndroni larg femrave (thashethemeve të tyre). Ndërthurni dëshirën me punën.

Kur lexoni atë që shkruani vetë, vendosuni përherë në pozicionin e lexuesit më të limituar, i cili në një libër kërkon vetëm pak argëtim.

Librat më të mirë janë ata në të cilët autori duket sikur qëndron konstant dhe distant ndaj personazheve, por që në fakt e ka të preferuarin e tij.

Kur lexoni dhe korrigjoni një punë tuajën, mos mendoni asnjëherë se çfarë duhet të shtoni (nuk ka rëndësi së sa të bukura janë ato ide), me përjashtim të atyre që mund t hiqni në mënyrë që të mos humbasë lezeti dhe kuptimi i librit.
noa.al
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

Shkrimtaret jane gjithmone te cmendur. :)
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

Mjafton edhe dy herë në javë për tu kënaqur me femrat

Interesante...
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

I love tolstoi..... dhe cdo keshille e tij ka vlere!
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

Everyone thinks to change the world , no one thinks to change himself

Tostoi
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

Te bukura te gjitha. Disa nga ato kam nevoje ti zbatoj urgjent.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Këshillat e Lev Tolstoit për një jetë të qetë

"Man cannot possess anything as long as he fears death. But to him who does not fear it, everything belongs. If there was no suffering, man would not know his limits, would not know himself. ”
--from "War and Peace"
 
Top