• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kërkesat ditore për kripë!

sensuu

sweet
Kërkesat ditore për kripë!
Cilat ushqime jane te pasura me kripe?

Natriumi, në ndryshim nga mineralet e tjerë, zakonish mbikonsumohet. Marrja ditore e natriumit rekomandohet të jetë më pak se 2.3 g/dita ose më pak se 6 gram kripë dita. Për shkak se shumica e njerëzve konsumojnë shumë më shumë sasi kripe gjatë ditës, ky rekomandim është vendosur në një limit më të lartë. Persona të caktuar si ata të diagnostikuar më tension të lartë të gjakut duhet të marrin sasi më të ulta natriumi, më pak se 1,5 g/dita. Nevojat minimale për natrium për një funksion normal të organizmit janë rreth 0.5 g/dita. Fëmijët dhe foshnjet këshillohen të konsumojnë sasira më të ulta kripe. Foshnjet kanë nevojë për më pak se 1 gram natrium dita ose 2 gram kripë dita. Nivelet e larta të marrjes së kripës te foshnjet mund të jetë e rrezikshme. Kjo ndodhë për shkak se veshkat e tyre nuk mund të përballojnë nivelet e larta të natriumit.

Kërkesat ditore për kripë/natrium sipas moshës
1-3 vjeç 2 gram kripë dita 0.8 g natrium dita
4-6 vjeç 3 gram kripë dita 1.2 gram natrium dita
7-10 vjeç 5 gram kripë dita 2 gram natrium dita
Mbi 11 vjeç 6 gram kripë dita 2.4 gram natrium dita

Ushqimet dhe përmbajtja e tyre në kripë
Disa ushqime përmbajnë gjithmonë sasi të larta kripe për shkak të mënyrës se si ato përgatiten. Disa ushqime, si buka dhe çerealit e mëngjesit mund të kontribuojnë mjaftueshëm me kripë në ditën tonë. Kjo nuk ndodhë sepse ato janë të pasura me kripë, por për shkak se konsumojmë sasi të mëdha të tyre.

Ushqimet e pasura me kripë
Ushqimet e listuara më poshta janë pothuajse gjithmone me përmbajtje të lartë kripe. Për të reduktuar marrjen e kripës, konsumoni më pak prej këtyre ushqimeve: djath, proshutë, ullinj, turshi, sallam, peshku i kripur, mishi tymosur, salcë soje, ekstrakt majaje.

Ushqimet që mund të jenë me përmbajtje të lartë kripe
Në këto ushqime, përmbajtja në kripë mund të variojë shumë në varësi të llojit. Kjo nënkupton se ju mund të reduktoni marrjen e kripës duke krahasuar markat e ndryshme ose duke zgjedhur atë që është me parmbajtje më të ulët kripe. Etiketat e vendosuar në këto ushqime mund t’ju ndihmojnë. Në këto ushqime përfshihen: produket e bukës, picat, ushqimet e gatshme, supat, sanduiçët, salcat, majonezi, çerealët.



Sasitë e larta të kripës, risk për hipertension!

Kripa që konsumojmë, ndryshe quhet klorur natriumi. Natriumi, elementë përbërës kryesor i kripës, është jetësor për organizmin e njeriut.Trupi i njeriut kërkon sasira të vogla natriumi për shkak se natriumi është shumë efektiv në konservimin e çdo gjëje që ndodhet në trupin tonë. Transemtimi i impulseve nervore dhe kontraktimi i fibrave mskulore varet gjithashtu nga nivelet e natriumit. Sëbashku më kaliumin, ata janë elementë thelbësorë për ruajtjën e balancës së lëngjeve në brendësi dhe rreth qelizave duke luajtur rol edhe në ruajtjen e një pH normal në gjak. Për të arritur këtë funksion, ka nevojë për shumë pak natrium. Pothuajse të gjtiha ushqimet e përpunuara mbajnë nivele të rritura të kripës.

-Kripa dhe sëmundjet kardiovaskulare
Në pjesën më ta madhe të personave, veshkat paraqesin probleme kur ka nivele të larta të natriumit në gjak. Ndërkohë që natriumi fillon të akumulohet, trupi i përgjigjet duke mbajtur ujin me qëllim hollimin e natriumit. Kjo rrit nivelet e likideve rreth qelizave si dhe volumin e gjakut në enët e gjakut. Kjo nëmkupton më shumë punë për zemrën dhe më shumë tension për enët e gjakut. Me kalimin e kohës, puna e tepërt dhe tensioni rëndojnë enët e gjakut duke rritur riskun për tension të lartë të gjakut, atak kardiak dhe insult. Mund të çojë edhe në zhvillimin e insufiçiencës kardiake. Gjithashtu ka të dhëna se sasitë e larta të kripës mund të dëmtojnë zemrën, aortën dhe veshkat pa shkaktuar një rritje të presionit të gjakut. Gjithashtu, konsumimi i tepërt i kripës, mund të sjellë pasoja negative edhe për kockat.
Edhe pse janë të shumtë faktorët e tjerë që mund të kontribuojnë, tensioni i lartë i gjakut është shkaktari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare. Ai është shkaktari i 2/3 të të gjithë insulteve dhe i ½ të sëmundjeve të zemrës.

-Kripa dhe sëmundjet kanceroze
Disa studime kanë eksploruar lidhjen midis kripës, natriumit ose ushqimeve të pasura me kripë dhe kancerit. Ato kanë treguar se në përgjithësi, nivelet e larta të marrjes së kripës, natriumit ose ushqimeve të pasura me kripë, rrit rrezikun për kancer të stomakut.

-Kripa dhe kockat
Sa më shumë kripë të merrni aq më shumë kalcium largohet përmes urinës. Nëse kalciumi është në sasi të pakta dhe dieta juaj është e pasur me kripë, kalciumi tenton të largohet nga kocka duke rritur rrezikun e zhvillimit të osteoporozës(sëmundja e hollimit të kockës).




ALMEDICUS
 
Top