Kemi diçka nga filozofët e lashtë në lidhje me Zotin dhe Zotat

Arfenilla

Themelues i Forumit

filozofet.jpg

Filozofët antik shpesh kanë pasur disa nga aforizmat e tyre më interesant sa i përket Zotit dhe Zotave.

Më poshtë mund ti gjeni disa nga aforizmat më të spikatur të filozofëve për Zotin dhe Zotat në kohërat antik.

Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar.- HERAKLITI

-"Katër barnat" Nuk kemi ç'u frigohemi zotave. Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje. E mira mund të përftohet. E keqja mund të durohet.

-Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi.

-Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot; N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq; Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë? - EPIKURI

Nëse qéntë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qéntë do të vizatonin zota që ngjajnë me qéntë dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj.

-Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq. - KSENOFANI

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.- ARISTOTELI

Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu. -DIOGJENI

Nxehtë dhe ftohtë janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti.

Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe i domosdoshmërisë. -DEMOKRITI

Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko. - LUKIANI (Orator, satirist, 125-180 e.s.)

Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës.

-Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave. - PLATONI

Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë. -PROTAGORA

B expres
 
Top