• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kembora

Theodhoraq Ciko

Antarë i ri
Tregim simbolistik
Këmbora
(në vënd të fabulës)

Historia e fshatit tim është disi e veçantë.Fshati shtrihej në një zonë malore jo me shumë kullotë,me pak shkurre e pak bar e trëndelinë.Po hidhem drejt e te historia ime.Gjithsej fshati kishte 34 dele,2 deshinj dhe 7 kokë dhi.Mëngjesi dhe mbrëmja i mblidhte fshatarët te lëmi.Ata përshëndeteshin me njëri-tjetrin sipas vaktit.Mbushej lëmi me zhurma fëmijësh e lehje qënjsh,blegërima dhensh e dhish.Aty në lëmë(ne e quanim kështu sheshin ku grumbulloheshin bagëtitë në mëngjes dhe në darkë)bëhej rrëmujë e madhe,dëgjohej dhe britma e bariut.Ishte ajo thirja tradicionale “Ej lëshoni bagëtitë”.Qenër fshati,kohët e fundit kishte me shumicë,83 qenër dhe të gjithë shkonin pas bariut në mal.Në kohën e kooperativës edhe bagëti s’kishim por fshatin e ruante një qen i vetëm.Bariu i vuri delet përpara drejt luginës së malit ku gjarpëronte lumi.Bariu i njihte me emër të gjitha delet,dhitë dhe qentë dhe u thëriste herë pas here,deleve:Syska, Beka, Buçka, Kruta, Kaleshja, Shytak dashit shyt dhe brithyeri atij me brirë.Qenve:Laro, Tosi,Maksi, Roçi, Reksi, Lesi, Xhina, Xheku, Vesho, Pallo, Bello,Bule.Kishte dhe finka,buçe e zagarë. Sa për zagarët,lëre mos e pyet,nuk kishin nxjerë një lepur nga ferra se hunda nuk kish më nuhatje për lepura se ishte futur nëpër njeqind halera.Qentë ishin ndarë në dy grupe sipas preferencave, por një pjesë e tyre, ata më të vegjlit lehnin sipas kockës që u hidhej.Bariu i gjori nuk i ngopte dot me bukë.Një drekë bariu i mbledh qenër e dele në mes të vapës aty në hije të një ahu të madh.Kishte marrë një këmborë te përgatitur për merak te kovaçi.Dhe ja si e shpalos sihariqin e madh:
- Sot vendoset rruga juaj që të ecni edhe ju me hapin e të tjerëve pasi jeni në bisht të shokëve.Koha e re na kërkon rregulla të reja.Ndryshe nuk integroheni me të tjerët.Po ç’them edhe unë,ku marin vesh këta nga këto.
- E kam zgjedhur këmborën më të mirë, më të madhe dhe sot do vendosim se kush do ta mbajë që të na prijë drejt kullotave të reja e të lira për të arritur shokët e fshatrave të tjerë.Prandaj ju kam mbledhur sot në korije.
Delet përtypeshin të menduara kurse dhite vazhdonin të këpusnin gjeth ahu.Qentë putra nxjerë përpara dhe gjuhën një pëllëmbë shëllëreshin në hije.
- Dëgjuat -u thotë bariu – kush ka qafë të fortë do e mbajë këmborën dhe do të prijë tufën.
- Kemi dashin shytak – hidhet kaleshja – me traditë e zakon,ta tundë e të ketë lezet tufa.
- Ham-ham-hum – u degjuan thirjet e qenve.
- Në asnjë mënyrë-tha një lango.Këmborën e tund Baloja,ai është goxha qen, me atë gojë,qafë e dhëmbë si luan.
- Unë jam dakord ta tundë Larua.- tha një qen tjetër me lehje të shpejta.- Larua është qen me shkollë,në biznes është i pari,ka prona ku punojnë e hanë gjith ata qenër.Delet peshpërisnin me njëra tjetrën. “Ku është parë e dëgjuar të tundë këmborën qeni,ai veç të lehurës s’ka gjë tjetër”.
- Ta hedhim në votë – thotë bariu – Jemi apo nuk jemi në demokraci. Kush të fitojë ta mbajë me shëndet.
- Do vendosim tre kandidatë dhe do votohet në fshehtësi- hidhet një qen i kuq me qafore, leshtor me emrin Roçi:
- Votat do i numëroj unë,të keni besim,jam qen babaxhan,jam dalluar në kafshime
para dhe pas shpine,kush bën gëk unë fap me dhëmb. Delja Syskë i tha Krutës në vesh me frikë:
- Ke parë moj mike të jetë në komision më i keqi i qenve dhe i vetëm, një person?
- E kemi davanë e humbur - përgjigjet Kruta.Erdhën kohë të vështira.E mban mend në
nëntëdhjetëeshtatën kur u rrëzuan gurët te përroi, këta i rrëzuan, qentë dhe ne e
hëngrëm që u prish kullota fare dhe mbetëm pa një copë lëndinë.Edhe këtë radhë do të qorollisemi motër.
- Do menduar të emigrojmë që këtu, të hidhemi në ndonjë fshat tjetër.
- Të tradhëtojmë fshatin tonë.
- Nga halli motër, nga halli, të shkojmë në ndonjë fshat fushor ku ka livadhe jonxhë dhe kullotë për të gjithë. Pastaj ne nuk jemi të parat që po ikim, unë them se jemi vonuar shumë.
Bariu me kopetencat e gjyqtarit dhe vëzhguesit pa një pa dy pranoi kushtet që vendosën qentë me gojët e çaplyera dhe gjuhët e lehjes nxjerrë përpara.Me një rrëmujë të madhe,mes lehjesh,zgërdheshjesh, kacafytjesh u krye votimi.Një dele buçkë u kafshua në kofshë nga një finkë gjatë proçesit të votimit. Qeni Maks po grindej me dhitë. Si përfundim bariu e quajti të rregullt votimin duke pasur parasysh rezultatin që parashtroi qeni me emrin Roçi.Bariu lexoi rezultatin përfundimtar.
- Pas numërimit të votave,doli fitues me 90 vota pro, qeni me emrin Laro.Qentë në kulmin e haresë lehën me hungërimë.
- Dashi shytak - vazhdoi përsëri bariu - mori 34 vota, dy janë abstenime.Deklaroi:
- Që sot e tutje këmborën drejt kullotës së mirë do e tundë Larua.
Delet u mblodhën shuk ndërsa qentë brohoritën me lehje sa ushtoi pylli. Kaleshja me Krutën po bënin hesap: “83 qenër, 90 vota nga dolën”?
- Shiko shiko-vërejti Kaleshja - për atë zot që dhitë e kanë hedhur votën pro qenit.dhe
mos e thuaj pastaj atë shprehjen që ua thonë të gjithë “Edhe të zgjebura edhe bishtin e
dredhin”.Këmbora u vendos në qafën e Laros.
- Po si ka mundësi - thotë Kruta - këto ishin në dy grupe me Laron dhe Balon.
- Bënë koalicion - i thotë Syska që merte vesh nga ato punë –duke qënë të bashkuar siguruan fitoren.
Kaluan edhe disa vjet por në malin tonë afër fshatit nuk u pa ndonjë ujk asnjëherë,thua se tepronin qentë?!
 
Top