• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Katolikët u përmendën si kategori e veçantë nga Specialja në aktakuzën e Thaçit dhe të tjerëve, reagon publicisti Ndue Ukaj!

Ndue Ukaj

Gjykata Speciale dje ka publikuar aktakuzën e konfirmuar ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Në një pjesë të kësaj aktakuze ku pretendohet për krimet që kanë kryer krerët e UÇK-së, Specialja ka paraqitur katolikët si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët dhe romët.

Lidhur me këtë formulim të Speciales ka reaguar shkrimtari dhe publicisti Ndue Ukaj i cili i takon besimit katolik, shkruan Telegrafi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se formulimi i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.

“E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë. Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike”, ka shkruar Ukaj.


Postimi i plotë:

Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.

Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.
E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestanë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë.

Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike.

Sepse ne të gjithë e dimë se shqiptarët kështu dëshiron t’i paraqes vetëm Serbia.

Një pretendim i tillë është ahistorik, jo etik dhe më së paku ka të bëjë me drejtësi. Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet ta gëlltit këtë intrigë të rrezikshme.
/Telegrafi/
 
E gjithe kjo farse eshte skandaloze. Te denohen shqiptarwt per nje lufte te drejte per te shpetuar nga masakrat serbe kjo eshte komplet padrejtesi.
Kta duan te denojne UCK dhe te nxjerrin kosovaret si kriminele islamiste terriste etj. E ka rradhen kukesi me pas. Dhe ne fund europa do e mbylle me rikthimin e vizave per shqiperine.

Dava barbonash gay.
 
Ne flejme, gjumasha kishim qene. Te tjeret lobojne per te shkaterru cdo gje shqiptare, duke i paraqitur shqiptaret si kafshe e te pashpirte.

Mire na e bejne, se kurre nuk mblodhem mend
 
Ne flejme, gjumasha kishim qene. Te tjeret lobojne per te shkaterru cdo gje shqiptare, duke i paraqitur shqiptaret si kafshe e te pashpirte.

Mire na e bejne, se kurre nuk mblodhem mend
Nuk flejme o jo por jemi te varfer. Skemi shtet kemi hajna qe kane mendjen si me mbush xhepat e tyre jo si me bashku shqiperi kosove e trevat shqiptare me gjere. Vetrm keshtu mund te fuqizohemi. Po kujt i thu. Kush na pyet ne.
 
Private conversations
Help Users
    Top