• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Katërnjakë të ndarë në dy çifte binjakësh

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
katernjake.jpg
Një nënë në Teksas hyri në histori duke lindur katërnjakë, të cilët janë njëkohësisht të ndarë në dy çifte binjakësh mes tyre.

36-vjeçarja Tressa Montalvo realizoi një lindje aq të rrallë, sa që shanset për të llogariten si një në 70 milionë, edhe më të ulta se fitimi i një llotarie kombëtare apo qënia udhëtar në një avion që aksidentohet gjatë të gjithë jetës.

Katër djemtë e saj lindën në ditën e Shën Valentinit dhe ata janë të ndarë, në dy djem identikë dhe dy të tjerë identikë mes tyre, por të ndryshëm me dyshen e parë identike.

Për 36-vjeçaren, lindja e katërnjakëve ishte gjithashtu një e papritur e madhe. Ajo dhe bashkëshorti Manuel, 43-vjeçar, vendosën që të mbanin një shtatzani të re, nga dëshira për t’i dhënë një motër ose vëlla djalit të tyre të parë.

Ndonëse një fenomen jashtëzakonisht i rrallë, ai i lindjes së katërnjakëve që ndahen në dy çifte binjakësh nuk është i padëgjuar.

Në prill 2011, Miranda dhe Josh Craëford, nga Kalifornia e Veriut, u bënë prindër të dy djemve identikë dhe dy vajzave identike, në një lindje të vetme.

Në vitin 2002, një rast tjetër u regjistrua në Kansas, kur Christina Tetrick lindi katër djem, të ndarë në dy çifte binjakësh./TCH
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Katërnjakë të ndarë në dy çifte binjakësh

Hihi sa gje e vecante duhet te jete :D
 
Top