• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Karakteristikat e pazakonta të qyteteve tona

Shifrat/ Karakteristikat e pazakonta të qyteteve tona, ‘maniakët’ e alkoolit, kopracët, punëtorët…
tirananews.al-.jpg

Nga Jenida Vladi/

Vjetari statistikor i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave nxjerr të dhëna interesante lidhur me tendencën që kanë dëshmuar qarqe të ndryshme të vendit për punësimin, bujqësinë, blegtorinë, shpenzimet e deri edhe nivelin e motorizimit të shoqërisë. Këto tendenca shërbejnë për të kuptuar jo vetëm atë që ka ndodhur vitet e fundit por edhe për të orientuar politikat e nevojshme për të “korrigjuar” ato që mund të mos jenë fenomene pozitive.

“Ekstremet” e punësimit

Përsa i përket pjesëmarrjes në tregun e punës, Elbasani ka kryesuar Shqipërinë. Referuar Vjetarit të Instat, qarku i Elbasanit rezulton qarku që ka vënë më shumë ‘në lëvizje’ popullsinë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, duke kaluar edhe Tiranën. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës mbi 15 vjeç për Elbasanin është 65.8% Edhe pse angazhimi është më i madhi në vend, numri i të punësuarve në këtë qark është 11.4 %, nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Shqipëri, ndërsa norma e papunësisë është 6.6 %. Pas Elbasanit, qarku i dytë me shkallën më të lartë pjesëmarrëse në forcën e punës për këtë grupmoshë, është Shkodra, me 63.8%, e ndjekur me një diferencë të vogël nga qarku i Vlorës, me 63.6%

Nga ana tjetër, qarku i Lezhës ka rezultuar i dyti për nga shkalla e papunësisë, për popullsinë e së njëjtës grupmoshë (15-64 vjeç). Norma e papunësisë për vitin 2018 është 19.2%. Ndërkohë, numri i të punësuarve në qarkun e Lezhës është 3.8 % e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në të gjithë rajonin.

Qarqet më “dorëlëshuar”

Megjithatë, shpenzimet mesatare mujore për një familje, janë më të larta në qarkun e Lezhës, se në atë të Elbasanit. Shpenzimet mesatare mujore për konsum në një familje të qarkun të Lezhës ishin 72.852 lekë, në një kohë që në qarkun e Elbasanit, një familje ka shpenzuar mesatarisht 63.847 lekë.

Edhe pse norma e papunësisë ishte elementi “ndryshe” i qarkut të Lezhës, në fakt ai renditej i dyti, pasi vendin e parë për shkallën e papunësisë në vitin 2018 e zotëron qarku i Vlorës, me 21.9% Ndërkohë, numri i të punësuarve në qarkun e Vlorës është 6.4% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Shqipëri.

Qarqet “green”

Megjithatë, Vlora është dalluar si qarku me prodhimin më të madh të agrumeve në rang kombëtar, dallim i cili në fakt, evidentohet qartazi. Sipas Instat, në qarkun e Vlorës është prodhuar afro 70% e totalit të agrumeve nga i gjithë vendi.

Po të hidhemi në Korçë, rezulton se në vitin 2018, ky qark na ka “furnizuar” me fruta, pasi ka zënë 30% të prodhimit të pemëve frutore, duke u dalluar kështu, përveç serenatave, edhe nga kjo përqindje. Korça u ndoq nga qarku i Elbasanit, me 13%, e më pas nga qarku i Fierit, me 12% Qarku i Fierit, nga ana tjetër, ka qenë qarku me numrin më të lartë të ndërmarrjeve aktive, fill pas kryeqytetit. Nëse Tirana ka numëruar 53 mijë e 767 ndërmarrje aktive përgjatë vitit 2018, qarku i Fierit ka pasur 21 mijë e 631 të tilla. Fieri është një nga qarqet kryesorë ekonomik në Shqipëri. Numri i të punësuarve në qarkun e Fierit rezultoi sa 11.8 % e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, ndërsa norma e papunësisë, 9.1%.

Qarku me më shumë shkolla private

Për të kapërcyer në një tjetër sektor, a e dini se Shkodra ka orientimin më të madh drejt shkollave të mesme private, në rang kombëtar? Vjetari Statistikor i Instat e rendit si vendin me përqindjen më të lartë të nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme private, krahasuar me ato publike. Afro 20% e nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme privatë në të gjithë Shqipërinë, janë në qarkun e Shkodrës. Kjo tendencë, në fakt, ndjehet edhe në qarkun e Vlorës, me 18.8% apo në qarkun e Fierit, me 17.3%

Qarqet ku gjenden “qejflinjtë” e alkoolit

Shqiptarët janë konsumues “të mirë” të alkoolit dhe duhanit. Megjithatë, gishti është drejtuar nga qarku i Dibrës në vitin 2018. Dibra është qarku me përqindjen më të lartë të konsumit të pijeve alkoolike dhe duhanit, në rang kombëtar. Nga 12 qarqe, ky i fundit zë 6%, edhe pse ndiqet ngushtë nga qarku i Elbasanit, me 5.2%. Kurse, në vend të tretë renditet qarku i Lezhës, me 4.8%. Përsa i përket qarkut të Tiranës, në fakt ka një përqindje 3.3, më të vogël se pjesa më e madhe e qarqeve. I fundit në radhë, me konsumin më të ulët të pijeve alkoolike dhe duhanit, është qarku i Vlorës, me 2% Megjithatë, përpos konsumit të alkoolit dhe duhanit, Dibra është dalluar po ashtu si qarku me migrimin më të madh të brendshëm neto, duke ju larguar plot 1 mijë e 632 persona, vetëm përgjatë vitit 2018.

Qarku më i varfër por me lindshmërinë më të lartë

Le të kalojmë në Kukës, i cili po kontribuon më së shumti në shtimin e popullsisë, Në fakt, është qarku i dytë më i vogël në Shqipëri, përsa i përket numrit të popullsisë. Në 2018, ky qark ka pasur shkallën më të lartë të shtesës natyrore të popullsisë për 1.000 banorë. Mosha mediane e popullsisë rezultoi 35.5 vjeç. Ndërkohë, numri i të punësuarve në qarkun e Kukësit është 2.6% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Shqipëri, ndërsa norma e papunësisë në 2018- ën, është 7.5 %.

Dominanca e tregut të “arit jeshil”

Nga Kukësi në Berat, në qarkun ku ndodhen “dashamirësit” më të mëdhenj të ullinjve. 32% e tregut të prodhimit të ullinjve ka qenë “në duar” të Beratit, përgjatë vitit 2018. Përsa i përket po këtij sektori, qarku i Beratit është ndjekur ngushtë nga qarku i Fierit, me 27% të totalit të prodhuar. Nga ana tjetër, qarku i Elbasanit ka arritur të mbulojë 14% të këtij tregu, ndërsa ai i Vlorës, 13% Përpos kësaj, edhe qarku i Beratit, ashtu si qarku i Dibrës ndjeu një rënie të theksuar të numrit të popullsisë, me 984 persona, për shkak të migrimit të brendshëm, duke u renditur fill pas qarkut të Dibrës.

Qarku më “jo-blegtoral” i vendit

Përsa i përket Gjirokastrës. në vitin 2018 u identifikua për numrin më të ulët të gjedhëve në vend, me një diferencë të dukshme nga të gjitha qarqet e tjera të vendit. Përshembull, nëse qarku i Fierit, njëkohësisht qarku me numrin më të madh të gjedhëve, kishte plot 68 mijë e 709, qarku i Gjirokastrës kishte vetëm 19 mijë e 667. Por, gjithashtu, ky qark, në vitin 2018 është “boshatisur” nga të rinjtë. Mosha mesatare e popullsisë ka rezultuar 39.4 vjeç, duke qenë kështu vlera më e lartë krahasuar me qarqet e tjera.

Qarqet më “urbane”

Qarku i Durrësit, për të cilin ka shumë për të folur, veçanërisht në këtë periudhë fundviti, në vitin 2018 është veçuar si qarku i dytë për nga numri i automjeteve të pasagjerëve për 1.000 banorë, fill pas Tiranës. Nga ana tjetër, sikurse Tirana, është i vetmi që ka përjetuar një rritje të popullsisë nga migrimi i brendshëm neto, me gjithsej 816 persona. Po ashtu, është qarku i tretë më i madh në vend, ku jeton afro 10% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë, në 2018-ën. Në po këtë vit, sipas vjetarit të Instat, numri i të punësuarve mbulonte 7.5% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në Shqipëri, ndërsa norma e papunësisë kapi 13.8% Numri i ndërmarrjeve në këtë qark ishte 12.921, si dhe u miratuan 156 leje ndërtimi për ndërtesa të reja gjatë vitit 2018.

(scan)
 

Comments

T`jen dibranet kaq pijanec?! :p
PErsa i perket bujqesise,ne jemi nje vend blegtoral,por ama dhe domatet i importojme nga jashte.
PErsa i perket lindshmerise,Kuksi qenka i pari,ama ne mos gaboj,( se vite tashme qe jam shkeput nga Shqiperia)eshte e nje nder qarqet me te varfera ekonomikisht.
 
Ne kukes pune ska
Lek ska
Pernate ypppppp xhixhi
Drita ska pase dhe del
Ndonji kalaman me dashje pa dashje
 
Ne lezhe se di se skam ndonji te njoftur lezhjan ama sa per elbasanllijte
Çik gize dy kokrra ullij ene 1 mece raki e me hije ohohohoooo kaq don lala
Apo jo @elle
 
a je malok Ti ??
Po UNE ???


Hipoteza = hedh nji mendim per dicka mendon por sje i sigurte
Argumenti = Eshte nji veprim ose mendim i bazuar ne fakte

:D
 
Top