• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kam mesuar se

con_uk

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Chelsa_FC
Titulli: Kam mesuar se...

Kame mesuar se :Gjerat e thjeshta te lodhin me teper....... Ndoshta se mungon angazhimi....
 

Hartini

Well known member
Titulli: Kam mesuar se...

Kam mesuar shume gjera interesante dhe mesimi i tyre me ka dhen knaqesi ,
por kur mesove qe dija shume pak , kjo nuk me dha aspak knaqsi .
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
Chelsa_FC
Titulli: Kam mesuar se...

kame mesuar QE Zgjedhja eshte ajo qe te lumturon, prandaj veshtiresia me e madhe qendron aty, pikerisht tek zgjedhja.....
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Pe: Kam mesuar se...

Eh,nganjehere them skam mesuar asgje,..:)..pastaj duke kaluar neper hapat e jetes se perditshme,kuptoj qe kam mesuar ato gjera te thjeshta ,qe mua me japin kenaqsi,,me ndihmojne te jetoj ne paqe me veten dhe tjeret qe kam afer,..
po..po..kam mesuar,.te fale,..te degjoj qetesishte,..te kontrolloj impuslet e mija,..te kretikoj veten..ta perkdhel kur lendohet,..kam mesuar te kuptoj te tjeret,..ti ndiohmoj me aqe sa mundem...pa i prekur ne seder..pa i lenduar,.kam mesuar te leshoj rruge,..te sakrifikoj nga vetja per njerzit e rendesishem te jetes sime,.te kembngule aty ku duhet,..te mos jape rendesi gjdo lloj gjeje/njeriu/opinioni/kritike/vlersimi/,....kam mesuar qe ngjyra e jetes gjendet tek gjerat e thjeshta,..kam mesuar qe lumturia e pakushtezuar ne kete bote eshte femija,...lumturia merr krahe kur femija te puthe,,te shqipto emerin..Mami,.kam mesuar te lumturohem kur ndjek pjeset e kukullave bashke me tim bir,..njof personazhet njelloj si ai e me mire..:),..kam mesuar te emocionohem kur vrapojme neper rruge bashke dore per dore,..per te zen autobuzin..( se atij i pelqen shume te udhtoj em autobuz..)kam mesuar te me rrahe zemra forte nga gezimi,.kur i blej lodra,..sepse ai qeshe me falenderon dhe i shkelqejn syte nga gezimi dhe me hidhet ne puthje dhe perqafime,...,..kam mesuar qe natyra eshte dashuri e pafundme,.,..kam mesuar qe bota eshte vende ekstremesh,..kam mesuar qe probalbiliteti i te mires shpesh mundet nga e keqia,..kam mesuar me kohe tashme te mos jape llogari kuj per mendimet ,veprimet dhe ate cfare une quaj te drejt,.kam mesuar te mos me interesoj tjetri se cfare mendon ,,debaton per mua,..kam mesuar qe ne jete ka shume pake persona qe duhen dhene akses ne lidhje me ty,,,ehhhhh,,sa do te mesojjj.akoma me tutje..??
.shpresoj deri ne momente e fundit te jetes sime ,,mos te me humbe durimi qetesia..per te mesuar..dhe pervetsuar..dashurin...te miren..te liren..energjin poztive dhe buzqeshjen..tia vjedh jetes me gjdo kushte apo kosto,.kjo eshte sfida ime kundrejt saj..!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kam mesuar.......

Kam mesuar se sado te perkujdesesh per te tjeret,s’eshte e thene te ta kthejne po njelloj perkujdesjen.
Kam mesuar se duhen vite per te ndertuar besimin dhe fare pak sekonda per ta thyer.
Kam mesuar se sado te mire te jene miqte,here pas here do te te lendojne por duhet t’i falesh ata.
Kam mesuar qe nuk ka rendesi cfare ke ne jete por ke ke.Kam mesuar se nuk duhet te shkaterrosh kurre nje shfajesim me nje justifikim.
Kam mesuar se duhet gjithmone te krahasohesh me me te miren qe bejne te tjeret.
Kam mesuar se duhet nje kohe e gjate qe te behem njeriu qe deshiroj te jem.
Kam mesuar qe duhet te largohesh nga njerezit e zemres me fjale dashurie pasi mund te jete hera e fundit qe i shikon.
Kam mesuar qe mund te vazhdosh shume me perpara edhe kur thua qe s’mundesh me.
Kam mesuar qe jemi pergjegjes per ate qe bejme,pavaresisht si ndjehemi.
Kam mesuar qe ose ti kontrollon sjelljen tende ose ajo te kontrollon ty.
Kam mesuar qe ndonjehere personat qe mendoje se do gezonin nga mundja juaj,jane ato qe mund t’ju ndihmojne te ngriheni serish.
Kam mesuar qe kur jam i nevrikosur kam te drejte te jem i nevrikosur por nuk kam te drejte te jem i pashpirte.
Kam mesuar qe nje miqesi dhe dashuri e paster rritet edhe ne distanca te medha.
Kam mesuar qe nje njeri dhe pse nuk te do ne menyren qe ti kerkon nuk do te thote qe nuk te do me maksimumin e tij.
Kam mesuar qe te maturohesh ka te beje me eksperiencat dhe cfare ke mesuar prej tyre dhe jo me ditelindjet qe ke kaluar.
Kam mesuar qe nuk eshte mjaftueshem te falesh nga te tjeret,shpesh duhet te falesh veten tende.
Kam mesuar se sado e plagosur te jete zemra jote,bota nuk ndalon per pikellimin tend.
Kam mesuar qe rrethanat e jetes mund te kene ndikuar ne ate cfare jemi,por ne jemi pergjegjes per ate cfare do behemi.
Kam mesuar qe nje person i pasur nuk eshte ai qe ka shume por ai qe kerkon pak.
Kam mesuar qe s’kemi perse ti zevendesojme miqte vetem se ato kane ndryshuar.
Kam mesuar qe s’duhet te jesh aq i eger per te zbuluar ndonje sekret sepse mund te te ndryshoje jeten pergjithmone.
Kam mesuar qe certifikatat e varura ne mur nuk te bejne njeri me te mire.
Kam mesuar qe personat per te cilet perkujdesesh me shume ne kete bote,largohen shume shpejt.
Kam mesuar se njerezit harrojne ate cfare them apo bej,por nuk harrojne si i bere te ndjehen.

Paulo Coelho



 

ShkodranNe

Dwell in possibility
Pe: Kam mesuar.......

Arfe kjo tema me duket se egziston zemer :(
gjithsesi sh domethenese, ah sjelljet e njerezve... :)
 
A

AlbertPrengzaj

Titulli: Kam mesuar.......

Kam Mesuar te shpreh dashurine,:zogmelule
 
Titulli: Kam mesuar se...

Kam mësuar se personat që ne mendonim se do të gezoheshin nga rënia jonë, janë nganjëherë të vetmit që na ndihmojnë të ngrihemi :)
 
A

AlbertPrengzaj

Titulli: Kam mesuar se...

kam mesuar te mos e shoh erresiren,,dhe kjo me ka mesuar gjen me te bukur,,se si te rri vetem i lumtur!
 
Top